Skuadra e Clujit ka mohuar menjëherë se ka marrë ofertë për mesfushorin e Kombëtares së Kosovës, Lindon Emërllahu.
Ishte pikërisht presidenti i Clujit, Iuliu Mureshan, i cili insistoi se klubi i tij nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare dhe nuk beson se Steaua mund ta transferojë Emërllahun.
Ditë më parë, mediumet rumune raportuan se Steaua kishte ofruar zyrtarisht 4.5 milionë për dy futbollistët e Clujit, Emërllahun dhe Munteanun.
Te Cluji kanë insistuar se nuk kanë ofertë zyrtare, por që nuk kanë konfirmuar se Emërllahu është i pashitshëm.
22-vjeçari në fillim të këtij viti u transferua te Cluji nga Ballkani i Suharekës dhe me ekipin rumun ka kontratë deri në verën e vitit 2028 kurse aktualisht kartoni i tij vlerësohet rreth 2 milionë euro.
Në 18 ndeshje të luajtura këtë sezon në të gjitha garat, Emërllahu ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 2 asistime.









