TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Punëtorët e RTK-së protestojnë për pagat, paralajmërojnë grevë të përgjithshme

by teve1
4 orë ago
0
A A
Punëtorët e RTK-së protestojnë për pagat, paralajmërojnë grevë të përgjithshme

Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) protestuan të enjten para hyrjes së RTK-së për shkak të vonesave në pagesat e tyre, të cilat nuk ishin realizuar për gjashtë ditë.

Sindikata e punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK), ka paralajmëruar se nëse nuk do të ekzekutohen pagat brenda një kohe të shkurtër, për punëtorët e RTK-së, atëherë do të hynë në greva të përgjithshme e edhe protesta që mund të përshkallëzohen.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së, Gëzim Bimbashi u shpreh se në vend të protestojnë për përmirësimin e kushteve të punës apo rritje të pagave, punëtorët detyrohen të protestojnë për pagat që u takojnë me ligj, për të cilën fajëson Qeverinë në detyrë, Kuvendin e menaxhmetin e RTK-së.

Bimbashi ka një pyetje për institucionet përkatëse, se “çfarë janë duke dashur të bëjnë me RTK-në?”

“Në vend se të protestojmë për përmirësimin e kushteve të punës apo rritje të pagave, ne jemi të detyruar të dalim për pagat që i kemi fituar me djersë… Ndërkohë deputetët e Kuvendit vazhdojnë të marrin pagat e tyre rregullisht pa asnjë vonese, por për punëtorët që mbajnë gjallë transmetuesin publik askush nuk është kujtuar. Për këtë situatë përgjegjësi kanë të gjithë, Kuvendi, Qeveria dhe menaxhmenti i RTK-së… Nëse brenda një kohë të shkurtër nuk gjendet zgjidhje, sindikata e punëtorëve të RTK-së do të shqyrtojë mundësitë ligjore për hyrje në grevë të përgjithshme dhe nëse vazhdohet me heshtje e shpërfillje, protestat tona mund edhe të përshkallëzohen”, tha Bimbashi.

Edhe anëtari i kryesisë së kwsaj sindikate, Fisnik Dërguti po i sheh si të pashmangshme grevat e përgjithshme.

Dërguti tha se në raportin e fundit të Komisionit Evropian për Kosovën, është evidentuar si mangësi funksionimi i RTK-së.

“Në raportin e fundit të progresit është evidentuar si një mangësi funksionimi i RTK-së dhe në veçanti kjo sagë e buxhetit e cila po vazhdon edhe tutje, e kemi ditur fare mirë që kur kemi mbetur pa paga në tre mujorshin e parë, e kemi ditur që do të ndodhë edhe kjo ditë. Një kritikë të ashpër e adresoj kundrejt ushtruesit të detyrës të drejtorit të përgjithshëm i cili është dashur shumë më herët të adresoj një adresë të tillë dhe të vazhdohet financimi stabil dhe i vazhdueshëm i RTK-së”, tha Dërguti.

Ndërsa, anëtarja e bordit nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), Naile Dema, duke përkrahur kolegët medial, kërkoi nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti që të alokojë pagat për punëtorët e RTK-së njësoj sikur herën e kaluar dhe në këtë mënyrë të ndërpritet presioni financiar.

“AGK është në përkrahje dhe duke u solidarizuar me kolegët tanë nga RTK. AGK ka vetëm një kërkesë sot, në mënyrë urgjente dhe të padiskutueshme nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti qe t’i alokojë pagat për punëtorët e RTK-së, ta bëjë njësoj si ia bëri herën e kaluar dhe kështu të ndërpritet presioni financiar që po bëhet ndaj punonjësve medial”, theksoi Dema.

Në protestë, punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës, po mbanin në duar pankarta me mbishkrime të ndryshme se: “RTK është e popullit e jo e politikës”, “Pa RTK-në nuk ka zë të qytetarëve” dhe “Kërkojmë dinjitet jo mëshirë” e se “RTK nuk hesht edhe në errësirë”.

Protestë të ngjashme punëtorët e RTK-së kanë mbajtur edhe në muajin gusht.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti paralajmëron shtimin e disa shërbimeve të reja në E-Kosova

Procesohen pagesat prej 100 euro për studentët – Kurti: Studentët çdoherë do të kenë mbështetje

Dy goditje, fitorja e Kosovës ia shuan gjasat Serbisë për Botëror

Agjenda e kombëtares para ndeshjeve të nëntorit – Të premten lista, javën e ardhshme grumbullimi dhe përgatitjet

Mjeku kujdestar jep detaje për rastin në Malishevë: Të dy viktimat kishin plagë në gjoks

Mjeku kujdestar jep detaje për rastin në Malishevë: Të dy viktimat kishin plagë në gjoks

Fillon zbatimi i hallkave elektronike për parandalimin e dhunës në familje

Fillon zbatimi i hallkave elektronike për parandalimin e dhunës në familje

Selektori Ostlund: Kundërshtar i vështirë, por kemi shanse

Hyseni premton përfundimin e 11 projekteve kapitale mbi 1 milion euro në Gjilan

Hyseni premton përfundimin e 11 projekteve kapitale mbi 1 milion euro në Gjilan

Caktohen gjyqtarët për javën e 13-të, mungojnë Nuza e Kastrati

Caktohen gjyqtarët për javën e 13-të, mungojnë Nuza e Kastrati

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën