E mitura, e cila u raportua e zhdukur në Prizren dy ditë më parë është gjetur.
Lidhur me rastin, një person është arrestuar pasi Policia zbuloi se e mitura bashkëjetonte me të.
Rasti në Polici është iniciuar si “bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeç”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se ka bashkëjetuar me viktimën e mitur të moshës 15 vjeçare e cila dy ditë më parë nga familja e saj është raportuar si person i zhdukur. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.







