TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vasfije Krasniqi në Holandë për të folur për viktimat e dhunës seksuale

by teve1
1 vit ago
1
A A
Vasfije Krasniqi në Holandë për të folur për viktimat e dhunës seksuale

Vasfije Krasniqi-Goodman, një nga zërat më të fuqishëm në kërkimin e drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, do të marrë pjesë në konferencën “Women, Peace and Security (WPS)” në Hagë, me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës.

Në këtë ngjarje ndërkombëtare pritet të marrin pjesë rreth 250 përfaqësues nga 25 shtete të ndryshme.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Krasniqi-Goodman përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka theksuar se do të flasë për plagët e luftës, për heshtjen e imponuar ndër vite dhe për të vërtetën që, siç thotë ajo, bota shpesh ka zgjedhur ta anashkalojë.

“Do të flas për dhembjen që nuk plaket, për heshtjen që na është imponuar me vite, për një të vërtetë që bota shpesh ka zgjedhur ta anashkalojë.
Por nuk jam vetëm. Mbrapa meje qëndrojnë mijëra gra që nuk patën rastin të dëshmojnë. Qëndron Kosova, që ende pret drejtësi për krimet e kryera ndaj nesh”, ka shkruar ajo.

Krasniqi-Goodman thekson se kërkesa e saj nuk është për mëshirë, por për drejtësi.

“Nuk kërkoj mëshirë. Kërkoj drejtësi. Kërkoj që dhuna seksuale të trajtohet si krim lufte, siç është. Kërkoj që askush më të mos jetojë me turpin që nuk i takon“, ka shtuar ajo.

Në përfundim të mesazhit të saj, ajo thekson:

“Ky zë është plagë, por edhe forcë. Dhe sa herë që flas, e di se një padrejtësi po dridhet. Paqja nuk ndërtohet mbi heshtje. Pa drejtësi, nuk ka paqe. Për të gjitha ato që nuk patën mundësi të flasin – unë do të flas”./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për sot

Fundjava në Kosovë me vranësira dhe reshje shiu, në male pritet borë

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën