TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bugaqku: Osmani nuk duhet ta mandatojë sërish Kurtin për kryeministër

by teve1
10 muaj ago
1
A A
Bugaqku: Osmani nuk duhet ta mandatojë sërish Kurtin për kryeministër

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nuk duhet ta mandatojë sërish Albin Kurtin për postin e kryeministrit, nëse Lëvizja Vetëvendosje e ripropozon atë.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Bugaqku ka thënë se, sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, kur mandatari i parë dështon ta formojë shumicën parlamentare, ai nuk është më “i denjë” për t’u mandatuar përsëri.

Sipas tij, presidentja ka disa kritere mbizotëruese që duhet t’i marrë parasysh gjatë konsultimeve për formimin e qeverisë në rundin tjetër.

“Unë ende nuk jam i sigurt që presidentja ua ka dhënë të drejtën atyre që ta propozojnë përsëri mandatarin, sepse jemi në një fazë ku është në dorën dhe diskrecionin e presidentes të vlerësojë se kujt i jepet mandati herën tjetër, ose kush caktohet kandidat për formimin e qeverisë së re. Nëse presidentja vendos që t’ia japë të drejtën e ripropozimit LVV-së, ajo duhet të ketë kujdes se çfarë propozimi po i vjen nga kjo parti. Nëse është kandidati i njëjtë, nuk duhet ta pranojë, sepse edhe Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar qartë se, në rastin kur mandatari i parë dështon, është në diskrecionin e presidentes të vlerësojë se cila parti ka gjasa të formojë shumicën dhe ta dërgojë mandatarin në Kuvend. Por kandidati që është konsumuar një herë, që është votuar dhe ka dështuar ta formojë shumicën, nuk është më i denjë, sepse deputetët e Kuvendit e kanë refuzuar dhe nuk i kanë dhënë besimin. Për presidenten, kjo çështje është fakt i kryer”, ka deklaruar Bugaqku.

Ai ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje, si parti politike, mund ta ripropozojë Albin Kurtin për kryeministër, por presidentja nuk duhet ta pranojë nëse bëhet fjalë për të njëjtin kandidat.

“Lëvizja Vetëvendosje, si parti politike, mund ta ripropozojë Albin Kurtin për kryeministër, por presidentja e shtetit nuk duhet ta mandatojë herën tjetër nëse ai i vjen si propozim. Nëse presidentja vendos t’ua japë LVV-së të drejtën e ripropozimit të kandidatit për kryeministër, ajo duhet të ketë kujdes për natyrën e propozimit që i vjen nga kjo parti. Nëse bëhet fjalë për të njëjtin kandidat, presidentja nuk duhet ta pranojë”, ka përfunduar ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Edhe sot, kampionët nuk lejohen të qarkullojnë në autoudhë

Sot nuk do të ketë kufizime për qarkullimin e automjeteve mbi 20 tonë

Ky është parashikimi i motit për sot

Moti për ditën e sotme

Policia e Kosovë sot mbush 27 vjet nga themelimi i saj

Policia e Kosovë sot mbush 27 vjet nga themelimi i saj

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë të dielën në Kosovë

Edhe sot, kampionët nuk lejohen të qarkullojnë në autoudhë

Sot nuk do të ketë kufizime për qarkullimin e automjeteve mbi 20 tonë

Ky është parashikimi i motit për sot

Moti për ditën e sotme

Policia e Kosovë sot mbush 27 vjet nga themelimi i saj

Policia e Kosovë sot mbush 27 vjet nga themelimi i saj

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë të dielën në Kosovë

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përplasjen pjesëtarët e klubeve Rilindja dhe Arbëria pas ndeshjes

Përplasjen pjesëtarët e klubeve Rilindja dhe Arbëria pas ndeshjes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën