TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani: Zëri i të mbijetuarve të dhunës seksuale është kyç për drejtësi dhe paqe

by teve1
11 muaj ago
1
A A
Osmani: Zëri i të mbijetuarve të dhunës seksuale është kyç për drejtësi dhe paqe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten ka mirëpritur në Prishtinë delegacionin e Bordit Këshillues të Qeverisë britanike të Iniciativës për Parandalimin e Dhunës Seksuale gjatë Luftës.

Kjo vizitë u zhvillua me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, pjesë integrale e së cilës është mbrojtja dhe fuqizimi i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe konflikteve.

Sipas njoftimit nga Presidenca, në përbërje të këtij delegacioni ishin edhe të mbijetuar nga vende të ndryshme të botës.

Presidentja Osmani theksoi se zëri i të mbijetuarve të dhunës seksuale është thelbësor për hartimin e politikave të qëndrueshme dhe efektive, në mënyrë që të sigurohet mirëqenie e plotë për të gjithë dhe të ndërmerren hapa konkretë drejt realizimit të drejtësisë.

“Në muajin tetor, përderisa shënojmë 25 vjetorin e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku pjesë integrale është mbrojtja dhe fuqizimi i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe konfliktit, Presidentja Osmani mirëpriti në Prishtinë delegacionin e Bordit Këshillues të Qeverisë britaneze të Iniciativës për Parandalim të Dhunës Seksuale gjatë luftës. Në këtë delegacion kishte të mbijetuar nga vende të ndryshme të botës.
Storjet mbi dhimbjen, gjetjen e forcës për ta tejkaluar atë dhe sukseset e të mbijetuarve të pranishëm, po aq sa na frymëzuan, krijuan diskutime dhe shkëmbim të ideve të reja për bashkëpunim. Zëri i të mbijetuarve të dhunës seksuale është jetik për dizajnim të politikave të qëndrueshme dhe efektive, në mënyrë që të sigurojmë mirëqenie të plotë për të gjithë dhe hapa konkret drejt realizimit të drejtësisë”, thuhet në njoftim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të “pakapshmit” e shtetit

Fëmija 7-vjeç goditet nga vetura në Ferizaj, shoferi ikë nga vendi i ngjarjes

Kuvendi përtej afatit kushtetues – partitë pa marrëveshje politike

Të mërkurën vazhdon seanca konstituive, mbeten të pasigurta votat për presidentin

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Në 27-vjetorin e themelimit, Policia vlerësohet për përkushtimin dhe garantimin e sigurisë dhe rendit

Rruga e pasigurt drejt Serbisë, shqiptarët që mbeten prapa grilave të shtetit serb

Fitore e bindshme e partisë AfD në Saksoni-Anhalt

Banorët e Sankocit kundërshtojnë lokacionin për groposjen e bagëtive të sëmura në fshatin e tyre

Banorët e Sankocit kundërshtojnë lokacionin për groposjen e bagëtive të sëmura në fshatin e tyre

Shoqatat e dala nga lufta presin aktgjykim lirues të ish-krerëve të UÇK-së

Shoqatat e dala nga lufta presin aktgjykim lirues të ish-krerëve të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën