TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Elezi: Pa regjistrim të ri, votimi jashtë Kosovës për rundin e dytë me të njëjtët votues

by teve1
5 muaj ago
1
A A
Elezi: Pa regjistrim të ri, votimi jashtë Kosovës për rundin e dytë me të njëjtët votues

Për rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të Komunave, që pritet të mbahet më 9 nëntor, nuk do të ketë një proces të ri të regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës.

Në rrethin e dytë të Zgjedhjeve Lokale, në ato komuna që do të mbahen këto zgjedhje, votimi jashtë Kosovës përmes postës do të organizohet vetëm për shtetasit që janë regjistruar nga 23 korriku deri më 29 gusht.

Sipas të dhënave ende jopërfundimtare, rundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të Komunave do të mbahet në 18 komuna, ndërkaq numri i votuesve jashtë Kosovës që i takojnë vetëm këtyre komunave është: 29,712.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për KosovaPress se kjo është një çështje e rregulluar me Rregulloren Zgjedhore të KQZ-së për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës.

“Në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, të drejtë vote jashtë Kosovës do ta kenë vetëm votuesit që janë regjistruar me sukses gjatë periudhës së aplikimit për rundin e parë dhe vetëm për komunat ku do të zhvillohet rundi i dytë. Nuk do të hapet një periudhë e re për regjistrimin e votuesve jashtë vendit, pasi do të përdoret e njëjta listë e votuesve e miratuar më herët. Numri i përgjithshëm i shtetasve që janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës, në rundin e parë është 43,933. Nga ky numër do të zbriten votuesit e regjistruar në komunat në të cilat s’do të ketë rund të dytë”, tha ai.

Edhe për rundin e dytë, Elezi tha se KQZ do të sigurohet që votuesve të regjistruar jashtë Kosovës t’ua dërgojë përmes postës pakon me fletëvotim.

“Ashtu si në rundin e parë, edhe kësaj radhe, KQZ do të sigurohet që, shtetasve të Kosovës që tashmë janë regjistruar për të votuar me postë nga jashtë vendit, t’ua dërgojë përmes postës pakon me fletëvotim. Kjo kosto do të mbulohet nga KQZ. Ndërkaq, detyrë e votuesit është që pakon me fletëvotim ta dërgojë në ndonjërën nga kutitë postare që janë hapur në 22 shtete të ndryshme të botës dhe në Kosovë”, tha Elezi.

Sipas KQZ-së, kutitë postare janë funksionale në këto shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër.

Deri më tani, sipas rezultateve jopërfundimtare, rundi i dytë i zgjedhjeve do të organizohet në 18 komuna, të cilat kanë numër të ndryshëm votuesish jashtë Kosovës të regjistruar për votim përmes postës: Gjakovë (3,150), Gjilan (2,066), Dragash (2,776), Kaçanik (1,149), Klinë (2,229), Fushë Kosovë (490), Mitrovicë e Jugut (1,186), Obiliq (221), Rahovec (1,902), Pejë (1,897), Prishtinë (1,715), Prizren (2,866), Suharekë (3,325), Viti (1,980), Vushtrri (1,020), Junik (1,344), Mamushë (357) dhe Kllokot (39).

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Auto Draft

“Pa u çlirua Kosova unë nuk largohem prej këtu,” – rrëfimi i motrës së Zaim Muqës

Auto Draft

Homazhe e kritika në Rezallë

Auto Draft

Vraniqi kujton 7 dëshmorët dhe 30 martirët e lirisë

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Auto Draft

“Pa u çlirua Kosova unë nuk largohem prej këtu,” – rrëfimi i motrës së Zaim Muqës

Auto Draft

Homazhe e kritika në Rezallë

Auto Draft

Vraniqi kujton 7 dëshmorët dhe 30 martirët e lirisë

Auto Draft

Kolonat nga Smrekonica në Mitrovicë – Qytetarët mirëpresin zgjerimin e rrugës

“Kalkulime, s’ka logjikë të shëndoshë politike” – Mexhiti për largimin e Taravarit

Mexhiti: Protesta e studentëve është thirrje për vetëdijesim për të gjithë akterët politik

Eurodeputeti austriak i ashpër ndaj Orbanit: “Historia më idiote” për shpërthimin pranë gazsjellësit

Eurodeputeti austriak i ashpër ndaj Orbanit: “Historia më idiote” për shpërthimin pranë gazsjellësit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën