TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

OpenAI sfidon Chrome, krijon shfletues të internetit

by TËVË 1
9 muaj ago
3
A A
OpenAI sfidon Chrome, krijon shfletues të internetit

OpenAI, krijuesi i ChatGPT, ka lansuar ChatGPT Atlas, një shfletues interneti i fuqizuar nga inteligjenca artificiale, i krijuar për të sfiduar Chrome-in e Google-it, shfletuesin më të popullarizuar në botë.

Sipas BBC-së, Atlas e heq shiritin tradicional të adresave dhe është “ndërtuar rreth ChatGPT-së”, tha drejtori ekzekutiv Sam Altman, ndërsa shfletuesi u bë i disponueshëm të martën në sistemin operativ macOS të Apple-it, shkruan BBC.

Lansimi vjen në kohën kur OpenAI po kërkon mënyra të reja për të monetizuar investimin e saj të madh në inteligjencë artificiale dhe për të zgjeruar bazën e përdoruesve. Atlas do të përfshijë një “modalitet agjenti” me pagesë, që kryen kërkime në mënyrë të pavarur për abonentët e ChatGPT-së, duke përdorur kontekstin e shfletimit për ta bërë më të shpejtë dhe më të dobishëm.

OpenAI ka hyrë gjithashtu në partneritete me platforma si Etsy, Shopify, Expedia dhe Booking.com për të tërhequr më shumë përdorues drejt shërbimeve të saj online.

Në ngjarjen DevDay të OpenAI-së më herët këtë muaj, Altman njoftoi se ChatGPT ka arritur në 800 milionë përdorues aktivë javorë, nga 400 milionë në shkurt, sipas firmës së të dhënave Demandsage.

Analisti Pat Moorhead nga Moor Insights & Strategy tha se përdoruesit e hershëm ka gjasa ta provojnë Atlas-in, por shprehu dyshime se ai do të paraqesë një sfidë serioze për Chrome ose Microsoft Edge, pasi përdoruesit më të zakonshëm dhe ata korporativë mund të presin që shfletuesit e tyre të preferuar të ofrojnë veçori të ngjashme.

Ky zhvillim vjen një vit pasi Google u shpall monopolist i paligjshëm në kërkimin online, megjithatë nuk u detyrua të ndajë shfletuesin Chrome. Ndërkohë, kërkimet e bazuara në inteligjencë artificiale janë në rritje: sipas firmës së kërkimeve Datos, deri në korrik, 6 për qind e kërkimeve në kompjuterë desktop bëheshin përmes modeleve të mëdha të gjuhës, dyfishi i shifrës nga një vit më parë.

Edhe Google ka integruar gjerësisht përgjigjet e gjeneruara nga AI në rezultatet e kërkimit gjatë vitit të fundit.

Tags: ChatGPTChromeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Evropa në alarm, të nxehtit ekstrem thyen rekorde

Evropa në alarm, të nxehtit ekstrem thyen rekorde

“Udhëtim në kohë” drejt Titanikut të vitit 1912 – Videoja me inteligjencë artificiale që i jep jetë anijes legjendare

“Udhëtim në kohë” drejt Titanikut të vitit 1912 – Videoja me inteligjencë artificiale që i jep jetë anijes legjendare

Temperaturat ekstreme prishin festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë në disa shtete të SHBA-së

Temperaturat ekstreme prishin festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë në disa shtete të SHBA-së

​Serwer: Kosova të vendosë për gazin amerikan bazuar në interesat e saj

​Serwer: Kosova të vendosë për gazin amerikan bazuar në interesat e saj

Publikohen formacionet zyrtare të duelit Kanada – Marok

Publikohen formacionet zyrtare të duelit Kanada – Marok

Zelensky uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Nëse qëndrojmë së bashku, do t’ia dalim

Zelensky uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Nëse qëndrojmë së bashku, do t’ia dalim

Zjarr në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, digjen mbeturinat

Zjarr në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, digjen mbeturinat

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Evropa në alarm, të nxehtit ekstrem thyen rekorde

Evropa në alarm, të nxehtit ekstrem thyen rekorde

“Udhëtim në kohë” drejt Titanikut të vitit 1912 – Videoja me inteligjencë artificiale që i jep jetë anijes legjendare

“Udhëtim në kohë” drejt Titanikut të vitit 1912 – Videoja me inteligjencë artificiale që i jep jetë anijes legjendare

Temperaturat ekstreme prishin festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë në disa shtete të SHBA-së

Temperaturat ekstreme prishin festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë në disa shtete të SHBA-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën