TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zuckerberg do të dëshmojë në gjyqin historik për mediat sociale

by teve1
5 muaj ago
0
A A
Zuckerberg do të dëshmojë në gjyqin historik për mediat sociale

Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, është urdhëruar të dëshmojë në një gjyq historik në SHBA mbi ndikimin e mediave sociale tek të rinjtë.

Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit, Carolyn Kuhl, këtë javë hodhi poshtë argumentin që kompania e tij, Meta Platforms, kishte bërë se një paraqitje personale nuk ishte e nevojshme.

Urdhri i saj vlen edhe për shefin e Snap, Evan Spiegel, si dhe Adam Mosseri, i cili drejton Instagramin në pronësi të Metës.

Gjyqi, i cili pritet në janar, është ndër të parët që del nga një valë padish që akuzojnë kompanitë e mediave sociale se i bëjnë aplikacionet e tyre varësisht dhe joshëse për të rinjtë, pavarësisht se janë të vetëdijshëm për shëndetin mendor dhe rreziqe të tjera.

Meta nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Firma ligjore Kirkland & Ellis, e cila përfaqëson Snapchat, tha se vendimi nuk “kishte të bënte fare me të vërtetën” e pretendimeve dhe se ata “presin me padurim mundësinë” për të kuptuar pse besojnë se “pretendimet kundër Snapchat janë të gabuara nga ana faktike dhe ligjore”.

Qindra kërkesa të paraqitura nga prindërit dhe distriktet shkollore u bashkuan në një çështje të vetme para Gjykatës së Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit në vitin 2022.

Ata akuzojnë kompanitë se kanë kontrolle prindërore joefektive dhe veçori të dobëta sigurie, dhe gjithashtu thonë se alarmet për “pëlqime” dhe përgjigje të tjera i mbajnë të rinjtë të lidhur me platformat.

Meta dhe Snap i kanë kundërshtuar pretendimet, të cilat janë të ngjashme me ato në një çështje federale të veçantë, por me shtrirje të ngjashme.

TikTok dhe YouTube, në pronësi të Alphabet, janë gjithashtu të përmendur në padi.

Duke kërkuar që të dyja rastet të rrëzohen, kompanitë e teknologjisë kanë argumentuar se ligji federal i mbronte ato nga përgjegjësia për përmbajtjen në platformat e tyre.

Sipas një ligji të miratuar në vitet 1990, ato nuk janë përgjegjëse për atë që njerëzit thonë ose postojnë në shërbimet e tyre.

Por gjykatësi i Los Anxhelosit tha se kompanitë duhet të përballen ende me pretendime për neglizhencë dhe lëndime personale që rrjedhin nga dizajnet e aplikacioneve.

Avokatët që përfaqësojnë të rinjtë dhe prindërit e tyre argumentojnë se kompanitë vendosën të mos bënin ndryshime sepse ishin të shqetësuara për goditjen që do t’i shkaktonte biznesit.

Meta kishte thënë se Zuckerberg dhe Mosseri ishin marrë tashmë në pyetje si pjesë e çështjes dhe se paraqitja personalisht përfaqësonte “një barrë të konsiderueshme” dhe do të “ndërhynte në biznes”, shkruan BBC.

Por gjykatësi Kuhn shkroi se dëgjimi i drejtpërdrejtë i drejtuesve të kompanisë ishte çelësi për vlerësimin e këtyre pretendimeve.

“Dëshmia e një drejtori ekzekutiv është veçanërisht e rëndësishme”, tha gjykatësi Kushn, pasi “njohuritë e tyre për dëmet dhe dështimi për të ndërmarrë hapa të mundshëm për të shmangur dëme të tilla” mund të ndihmojnë në vërtetimin e neglizhencës.

Beasley Allen, një nga firmat ligjore që drejton padinë kundër kompanive të mediave sociale, ishte e kënaqur me vendimin.

“Ne mezi presim gjyqin për t’i detyruar këto kompani dhe drejtuesit e tyre të përgjigjen për dëmet që u kanë shkaktuar fëmijëve të panumërt”, tha ajo në një deklaratë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mos posto fare! Trendi i ri që po “vret” rrjetet sociale në 2026!

Mos posto fare! Trendi i ri që po “vret” rrjetet sociale në 2026!

Sa karburant është më mirë të keni në rezervuarin e veturës?

Sa karburant është më mirë të keni në rezervuarin e veturës?

NASA planifikon të ndërtojë bazë në Hënë në vend të stacionit në orbitë!

NASA planifikon të ndërtojë bazë në Hënë në vend të stacionit në orbitë!

BMW shpjegon pse vendosi për timonin e pazakontë në modelet i3 dhe iX3

BMW shpjegon pse vendosi për timonin e pazakontë në modelet i3 dhe iX3

Sokoli për finalen Kosovë-Turqi: Jam optimist që të shkruhet historia, ekipi është pjekur

Sokoli për finalen Kosovë-Turqi: Jam optimist që të shkruhet historia, ekipi është pjekur

Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në Gazë

Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në Gazë

Emisioni “Info Nata” 30.03.2026

Emisioni “Info Nata” 30.03.2026

Mos posto fare! Trendi i ri që po “vret” rrjetet sociale në 2026!

Mos posto fare! Trendi i ri që po “vret” rrjetet sociale në 2026!

Parlamenti izraelit miraton ligjin për dënim me vdekje për të burgosurit palestinezë

Parlamenti izraelit miraton ligjin për dënim me vdekje për të burgosurit palestinezë

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Haxhiu e quan akuzë të rreme pretendimin e Serbisë se Popoviqi e pranoi “nën presion” fajësinë në Kosovë

Haxhiu:Dekreti i ngutshëm, zgjedhja e presidentit përgjegjësi e të gjithëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën