TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shtatë persona shoqërohen në polici në aksionin që lidhet me vrasjen zyrtarit të EULEX-it

by tëvë1
1 muaj ago
1
A A
Shtatë persona shoqërohen në polici në aksionin që lidhet me vrasjen zyrtarit të EULEX-it

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se operacioni i sotëm policor në Komunën e Zubin Potokut dhe Zveçanit është zhvilluar në kuadër të një hetimi lidhur me vrasjen e zyrtarit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), A.S., me qëllim verifikimin e informatave dhe identifikimin e mundshëm të provave relevante.

Tëvë1 ka raportuar gjatë ditës se aksioni ishte duke u zhvilluar lidhur me vrasjen e zyrtarit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX)

Sipas komunikatës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda kanë kryer bastisje në dy lokacione në Zveçan dhe në shtatë lokacione në Zubin Potok, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Rrezikim i personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to”, “Vrasje e rëndë”, dhe “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Gjatë operacionit, i cili është mbështetur edhe nga njësi të tjera relevante të Policisë së Kosovës, janë shoqëruar shtatë persona, të cilët, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu, gjatë zbatimit të urdhrit për bastisje, si një hap i rëndësishëm procedural në kuadër të një hetimi që është ende në zhvillim, janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale, si: dy armë, municion, veshje me përmbajtje nacionaliste, dylbi, dokumente dhe pajisje elektronike të ndryshme.

“Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, ritheksojnë përkushtimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe sjelljen para drejtësisë të atyre që cenojnë sigurinë, ligjin dhe rendin në Republikën e Kosovës”, theksohet në komunikatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbrojtjes së Thaçit dhe Krasniqit i kërkohet të paraqesin argumentet deri më 2 dhjetor

Mbrojtjes së Thaçit dhe Krasniqit i kërkohet të paraqesin argumentet deri më 2 dhjetor

PDK gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit, thotë se s’ka vija të kuqe për asnjërën parti

PDK gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit, thotë se s’ka vija të kuqe për asnjërën parti

U raportua i zhdukur në Mitrovicë, ndërron jetë në Serbi shtetasi i Kosovës pas aksidentit me tren

“Terroriste dhe kriminele”, anëtari i LVV-së ia thotë në sy anëtares së Listës Serbe

Cilat janë përfitimet e portokallit për shëndetin?

Po troket ora për mandatarin, LVV po pret reflektim nga partitë tjera

VV: Kritikat ndaj Osmanit të pabazuara, vendimi për datën e zgjedhjeve është objektiv

Trafiku urban pritet të ndërpres punën, qytetarët shprehen të shqetësuar

Trafiku urban pritet të ndërpres punën, qytetarët shprehen të shqetësuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën