TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ja cilat janë 12 alergjitë më të përhapura

by Tëvë1
1 muaj ago
1
A A
Ja cilat janë 12 alergjitë më të përhapura

Për miliona njerëz të cilët vuajnë nga alergjitë dhe astma, grimcat në ajër mund të përkeqësojnë dhembjet respiratore gjatë tërë vitit. Gjenden kudo në ushqim, ilaçe, në substanca të tjera të cilat shkaktojnë reaksione alergjike dhe është e qartë që alergjenë ka kudo rreth nesh.

Simptomet mund të jenë nga më të ndryshmet, nga rrjedhja e hundës gjer te frymëmarrja e vështirësuar, ku shkaktari është i njejtë: reaksionet alergjike ndodhin kur sistemi imunitar në trup reagon në alergjenë dhe trupi sekreton histaminë, i cili lufton me alergjenët, dhe me këtë shkakton reaksione të ndryshme.

Këto janë 12 alergjitë më të shpeshta:

Sporet nga këpurdhat – Teshtima, rrjedhja e hundës, kruarja e syve nuk do të ndalojnë pas verës. Këpurdhat mund të gjenden jashtë gjatë muajve të verës në lisa, bari, bimë etj. Por këpurdhat krijohen edhe në ambiente shtëpiake me lagështi sidomos nëpër banjo, kuzhina, bodrume.

Pluhuri (merimangat) – Ato janë organizma mikroskopikë të cilët gjenden në secilën shtëpi. Jashtëqitja e tyre është kyçe për reaksione siç janë teshtima, sy të përlotur. Ato më së shumti gjenden në dhoma dhe për këtë arsye duhet të shmangni jastekët në krevate, mbulesat, tepihët e leshtë, perdet.

 Poleni – ky pluhur reproduktiv nga vegjetacioni, i cili pa vështirësi udhëton në erën e lehtë, është shkaktari më i shpeshtë i alergjisë. Poleni i cili shkakton simptome të reaksioneve alergjike vie nga lisa të ndryshëm, bari dhe farat. Farat e keqija janë përgjegjëse për 75 për qind të simptomave të alergjive të polenit.

Alergjia në kafshë – Alergjia në kafshët shtëpiake është reaksioni në zbokthin e kafshës (ljuspat e lëkurës), pështyma, urina dhe fekalet. Pelushi i kafshëve vetvetiu nuk është alergjen, por në të mund të gjendet poleni, pluhuri, dhe alergjenët tjerë.

Lateksi – Prodhimet nga goma siç janë dorëzat, kondomët, ballonët, janë bërë nga lateksi i cili krijohet nga lëngu qumështor i pemës Hevea brasiliensis dhe përdoret për prodhimin e pajisjeve mjekësore. Proteinat të cilat gjenden në këtë pemë shkaktojnë reaksione alergjike.

Pickimet nga insektet – Insektet siç janë grerëzat, bletët dhe milingonat e verdha për të mbrojtur veten lëshojnë një lloj helmi. Për shumë njerëz pickimi i grerëzës lë një dhembje të pakëndshme dhe ënjtje të dhembshme e cila zhduket pas disa ditësh. Megjithatë, për ata të cilët janë alergjikë, pickimi i grerëzës mund të shkaktojë reaksion të fortë alergjikë me simptome të cilat shpiejnë gjer tek ënjtja dhe zgjasin disa javë.

Ushqimi i detit – Frutat e detit poashtu mund të shkaktojnë alergji. Reaksionet në ushqim janë ekzema, astma, probleme digjestive, dhe shoku anafilaktik. Frutat e detit të cilat mund të shkaktojnë alergji janë: karkalecat, midhjet…Llojet e peshkut të cilat poashtu shkaktojnë alergji janë: sallmoni, trofta…

Soja – Soja është një artikull ushqimorë shumë i shëndetshëm por mund të shkaktojë edhe reaksione alergjike. Simptomet janë ekzema, astma, shoku anafilaktik dhe mund të lajmërohen edhe nëse konsumohen prodhime nga soja. Ky artikull mund të gjendet në ndonjë ushqim edhe nëse nuk i shkruan në përbërje të paketimit.

Kikiriki – Sasi të vogla të kikirikut mund të gjenden në shumicën e prodhimeve, disa nga ato janë supat, drithërat, çokotatat energjike, akulloret. Personat të cilët janë alergjikë në kikirikë mund të ndjejnë reaksion të fortë madje edhe kur është sasia e vogël e kikirikut në ndonjë artikull, ndërsa simptomet janë ekzemat, urtikariet, astma dhe shoku anafilaktik. Për këtë arsye duhet të kemi kujdes në përbërje kur zgjedhim artikujt.

Qumështi – Reaksionet alergjike në qumështin e lopës mund të ndodhin kur trupi reagon tejmase në një nga 20 proteinat e qumështit të lopës. Reaksioni në qumësht mund të shkaktojë ekzemë, astmë dhe shok anafilaktik.

Vezët – Shumë shpesh ndodh që disa njerëz janë alergjikë vetëm në të kuqen e vezës, ndërsa disa në të bardhën. Pa marrë parasysh në cilën pjesë jeni alergjikë, alergjinë e shkaktojnë proteinat nga veza. Simptomet e alergjisë janë: ënjtjet, ekzemat, astma, problemet digjestive dhe shoku anafilaktik. Është shumë e vështirë të shmangni këtë artikull sepse gjendet në shumicën e prodhimeve.

Penicilina – Penicilina dhe amoksicilina përdoren shumë tek infeksionet bakteriale. Reaksioni alergjikë në penicilinë ndodh si reaksion i sistemit imunitar. Simptomet janë ënjtjet, ekzemat, astma, ënjtja e buzëve apo gjuhës, dhe shoku anafilaktik i cili mund të ndodh menjëherë disa minuta pas marrjes së penicilinës. Njerëzit nuk lindin me alergji në penicilinë po ajo ndodh pas marrjes së ilaçit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ushqimet ultra të përpunuara dëmtojnë çdo organ në trupin e njeriut

Ushqimet ultra të përpunuara dëmtojnë çdo organ në trupin e njeriut

Çaji jeshil dhe benefitet kundër demencës

Çaji jeshil dhe benefitet kundër demencës

Me këto këshilla do të shpëtoni nga buzët e çara

Me këto këshilla do të shpëtoni nga buzët e çara

A po ju shkakton moti dhimbje koke? Ja disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë

A po ju shkakton moti dhimbje koke? Ja disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë

Hamza: Ka ardhur koha për një qeveri që punon, presidentja duhet ta caktojë datën e zgjedhjeve

Hamza: Ka ardhur koha për një qeveri që punon, presidentja duhet ta caktojë datën e zgjedhjeve

Izraeli nis sulme të reja ajrore në Libanin Jugor, urdhëron banorët të evakuohen

Izraeli nis sulme të reja ajrore në Libanin Jugor, urdhëron banorët të evakuohen

Kelmendi mohon akuzat: Kurrë në jetën time deri në vitin 2001 nuk kam qenë në Reçak

Kelmendi mohon akuzat: Kurrë në jetën time deri në vitin 2001 nuk kam qenë në Reçak

Forcat izraelite qëllojnë afër diplomatëve ndërkombëtar në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite arreston 100 palestinezë në Bregun Perëndimor

Murati: Opozita e bashkuar vetëm kundër Kurtit, jo për të mirën e qytetarëve

Murati: Opozita e bashkuar vetëm kundër Kurtit, jo për të mirën e qytetarëve

Krasniqi pas dështimit të seancës: Presidentja duhet menjëherë të shpallë datën e zgjedhjeve

Krasniqi pas dështimit të seancës: Presidentja duhet menjëherë të shpallë datën e zgjedhjeve

Zemaj: Ftoj presidenten t’i respektojë afatet kushtetuese

Zemaj: Ftoj presidenten t’i respektojë afatet kushtetuese

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën