TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Ragmi Mustafa: Lugina e Preshevës është me çlirimtarët

by TËVË 1
3 javë ago
1
A A
​Ragmi Mustafa: Lugina e Preshevës është me çlirimtarët

Rreth dyqind qytetarë nga Lugina e Preshevës kanë udhëtuar sot drejt kryeqytetit shqiptar për të marrë pjesë në protestën “Drejtësi për Çlirimtarët”.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Ragmi Mustafa deklaroi për KP se mesazhi i shqiptarëve sot ishte që edhe “Lugina e Preshevës është me çlirimtarët dhe kundër padrejtësive.

“Pa dyshim se Lugina e Preshevës ishte prezente edhe në protestën në Prishtinë e cila u mbajt kohë më parë në sheshin ‘Skënderbeu’, por edhe sot gjithashtu në sheshin ‘Skënderbej’ është protesta e dytë me të njëjtin motiv, me të njëjtin mesazh kundër padrejtësive që po ndodhin në Gjykatën e Hagës dhe në këtë drejtim PDSH e ka parë të arsyeshme që të jetë pjesë edhe e protestës së Prishtinës dhe protestës sot këtu në Tiranë, përveç asaj në Hagë. Megjithatë, duke qenë që këtu në afërsi përkundër që kemi përshkuar 600 kilometra prej Preshevës drejt Tiranës, kemi mbushur një autobus për të qenë këtu që të dërgojmë një mesazh se edhe Presheva është me Hashim Thaçin, edhe Presheva është me çlirimtarët, edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës janë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin dhe jemi kundër padrejtësive”, deklaron ai.

Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim që nga nëntori 2020. Kreu i PDSH-së e quan skandaloze gjykimin në Hagë dhe mbajtjen e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit për pesë vjet në paraburgim.

“Është viti i pestë që ata ndodhen në Hagë dhe është skandaloze, sepse nuk ka asnjë gjyq në botë që të mbajë për aq kohë të gjatë brenda pesë vjetësh. Zakonisht ndodhin për 30 ditë paraburgim, 60 ditë ose një vit, por jo edhe 5 vjet”, tha ai.

Lufta më e pastër është ajo e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thotë Mustafa teksa thotë se pret lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

“Patjetër që po [pres lirimin e ish-krerëve të UÇK-së], me bindje shumë të thellë dhe të sigurt. Është shumë e vërtetë se çdo gjykatë në botë gjykon në emër të popullit dhe kjo gjykatë nuk e ka çare pa u thirr në emër të popullit. Cili popull? Çka tha sot në Tiranë, çka tha në Hagë, cili është opinioni i shqiptarëve? Gjykata e Hagës duhet të vendosë në emër të popullit dhe të lirojë çlirimtarët”, përfundon ai.

Një tjetër protestë e madhe është mbajtur në Hagë, ku mijëra shqiptarë u mblodhën nga Evropa, Amerika dhe Kosova që të kërkojnë drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo protestë u organizua një ditë para se të dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.

Bëhet fjalë për ish-ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, James Rubin. Diplomati amerikan dëshmoi para trupit gjykues për procesin e Rambujesë, ku ndër tjera ka thënë se Hashim Thaçi nuk kishte rol udhëheqës në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Po ashtu, ai ka thënë se UÇK nuk ka pasur strukturë të organizuar komanduese.

Dëshmia e tij u vlerësua si një nga më të rëndësishmet në këtë proces.

Procesi i paraqitjes së provave pritet të përfundojë në mesin e nëntorit të këtij viti.

Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim që nga nëntori 2020. Në prill 2023 ka nisur procesi gjyqësor ndaj tyre në Hagë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila i ngarkon ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me përgjegjësi për krime të pretenduara të luftës, pati sjell në gjykatore rreth 125 dëshmitarë, ndërkaq është mbështetur në mbi 100 dëshmi me shkrim.

Tags: Lugina e PreshevesRagmi MustafaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku refuzon dorëheqjen e Xhafer Gashit

Abdixhiku refuzon dorëheqjen e Xhafer Gashit

Behrami: LVV të heqë dorë nga Haxhiu, brenda grupit kanë shumë figura konsensuale

Behrami: Në Mitrovicë të Jugut janë gjetur fletëvotime me numra serikë të çrregullt

Vishi: Qytetarët besuan në programin që plotëson kërkesat e tyre

Vishi: Qytetarët besuan në programin që plotëson kërkesat e tyre

 LVV “thyen” bastionin e LDK-së

 LVV “thyen” bastionin e LDK-së

Abdixhiku refuzon dorëheqjen e Xhafer Gashit

Abdixhiku refuzon dorëheqjen e Xhafer Gashit

Shqipëria i bashkohet Fondacionit të Aleatëve të Izraelit

Shqipëria i bashkohet Fondacionit të Aleatëve të Izraelit

Behrami: LVV të heqë dorë nga Haxhiu, brenda grupit kanë shumë figura konsensuale

Behrami: Në Mitrovicë të Jugut janë gjetur fletëvotime me numra serikë të çrregullt

Vishi: Qytetarët besuan në programin që plotëson kërkesat e tyre

Vishi: Qytetarët besuan në programin që plotëson kërkesat e tyre

Luftimet në Sudan detyrojnë 2,000 persona të zhvendosen brenda dy ditësh

Luftimet në Sudan detyrojnë 2,000 persona të zhvendosen brenda dy ditësh

 LVV “thyen” bastionin e LDK-së

 LVV “thyen” bastionin e LDK-së

Presidenti sirian nis takimin me presidentin amerikan në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti sirian nis takimin me presidentin amerikan në Shtëpinë e Bardhë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën