TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Lista Serbe ankimon zgjedhjen e Nenad Rashiq në Kushtetuese

Lista Serbe ka dërguar sërish ankesë në Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, Nenad Rashiq. Njohësit e ligjit janë të ndarë në vlerësime sa i përket bazës për kontestim ndaj kërkesës së partisë më të madhe të serbëve në vend.

by Lindrit Zejnullahu
3 muaj ago
1 0
A A

Lista Serbe sërish i është drejtuar me ankesë Gjykatës Kushtetuese.

Përmes saj, ata kanë pretenduar se me zgjedhjen e Nenad Rashiq si nënkryetar i Kuvendit nga komuniteti serb, është shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës e Kuvendit dhe një aktgjykim i mëparshëm i Kushtetueses.

Por, a ka bazë ligjore një ankesë e tillë pasi që Kuvendi është shpallur si i konstituuar?

“Unë vlerësoj se ka bazë të mjaftueshme dhe ka bazë të qëndrueshme që kjo çështje të kontestohet në Gjykatë Kushtetuese dhe rrjedhimisht të kërkohet interpretim nëse vërtetë Kuvendi i ka zbatuar si duhet procedurat edhe të parashikuara në Rregullore të Kuvendit, por edhe të përcaktuara tashmë edhe me vendim gjyqësor të vetë Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Vullnet Bugaqku nga KDI.

Madje Bugaqku, vlerëson se kërkesa për caktim të masës së përkohshme ndaj Kuvendit edhe  mund të realizohet.

“Nëse Gjykata Kushtetuese vlerëson që aspektin prima facie, preliminar ka elemente të shkeljeve kushtetuese me rastin e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit ajo duhet të vendosë domosdo masë të përkohshme për të sanuar që mos të shkaktohet në një situatë kur vetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të jetë me shkelje Kushtetuese dhe rrjedhimisht mund të kemi edhe zgjedhje të Qeverisë nëse nuk ka masë të përkohshme atëherë i bie se komplet procedura e konstituimit të Kuvendit konsiderohet jokushtetuese”, tha ai.

Megjithatë, avokati Asdren Bytyqi nuk pret risi. Ai madje vlerëson që Kushtetuesja do ta refuzojë këtë kërkesë si të pabazuar.

“Mendoj që zgjedhja e z.Rashiq është e ligjshme. Ajo çka unë konsideroj që është e rëndësishme për këtë çështje është që Gjykata Kushtetuese në vendim e ka paraparë mundësinë e paraqitjes së një situate të tillë ku Lista Sërpska prapë mund të parashtrojë kërkesë, përkatësisht ankesë pranë Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar ligjshmërinë e zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb, e  mendoj që është i absorbuar, i konsumuar brenda vendimit edhe situata e tillë e zgjedhjes së Rashiq”, tha avokati Bytyqi.

Pas seancës së 10 tetorit, Lista Serbe doli me deklarim ku tha se e kundërshtojnë zgjedhjen e Rashiqit nënkryetar  dhe se do ta ankimojnë  këtë çështje në Kushtetuese.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidentja Osmani uron Papën e ri Leo XIV: Zëri i tij, i rëndësishëm për paqen dhe unitetin në botë

Kosova mes 20 shteteve themeluese, Osmani: Mesazh i fuqishëm për botën, shtetësia jonë është storie e përfunduar

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Qeveria në detyrë mbajti mbledhje dhe miratoi dërgimin e FSK-së në operacion humanitar në Shqipëri

Haradinaj bën homazhe te varret e heronjve të betejës së Rogovës së Hasit

Haradinaj bën homazhe te varret e heronjve të betejës së Rogovës së Hasit

KESCO apelon për kursim të energjisë elektrike

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës për 21.3% për vitin 2026

Mbappé i zemëruar me bashkëlojtarët: Kështu nuk fitohet Championsi

Anësori i Kosovës, Emir Sahiti kërkohet nga skuadra izraelite

Emir Sahiti huazohet në Izrael, te Maccabi Tel Aviv

Nesër hidhet shorti i “Play Offit” të Champions League

Nesër hidhet shorti i “Play Offit” të Champions League

Haradinaj bën homazhe te varret e heronjve të betejës së Rogovës së Hasit

Haradinaj bën homazhe te varret e heronjve të betejës së Rogovës së Hasit

KESCO apelon për kursim të energjisë elektrike

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës për 21.3% për vitin 2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën