TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sa gaboi FSK që hyri gabimisht në veri?

Lëvizja e njësiteve të FSK-së në veri, u tha se të enjten ndodhi gabimisht. Por edhe si e tillë, po kritikohet nga njohësit e sigurisë, pasi sipas tyre, ushtarët duhet ta dijnë territorin e Kosovës.

by Florijeta Dernjani
6 muaj ago
2 0
A A

Disa njësite të Forcës së Sigurisë së Kosovës, u panë rrugëve të veriut.

Kjo prezencë e ushtrisë sipas FSK-së ishte e paqëllimshme, duke sqaruar se ushtarët kishin gabuar rrugën.

Mirëpo, edhe si veprim i paqëllimshëm, po kritikohet nga njohësit e fushës.

“Edhe në rast se ka ndodhë gabimisht, është diçka e shëmtuar për një ushtri që të humbasë rrugën në territorin e vet. Baza e edukimit ushtarak fillon me njohjen e përdorimit të busullës dhe të hartës topografike. Edhe në rastin tjetër, nëse ka qenë kjo e qëllimshme ose e planifikuar nga dikush, edhe kjo është e shëmtuar pasi që është shkelur një marrëveshje e cila është bërë me aletatët tanë”, tha njohësi i sigurisë, Fadil Kajtazi.

Televizioni ka dërguar pyetje në Ministri të Mbrojtjes dhe në FSK nëse ndaj pjesëtarëve që ishin prezent në ato njësite është ndërmarrë ndonjë veprim, mirëpo nuk ka marrë përgjigje.

Aktualisht, në fuqi është një marrëveshje mes KFOR-it dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, që për çdo lëvizje të FSK në pjesën veriore, paraprakisht duhet koordinim me KFOR-in.

Kjo ka shpresë se mund të ndryshojë.

“Ekziston një marrëveshje në vitin 2013, në bazë të së cilës Forca e Sigurisë së Kosovës mund të intervenojë në pjesën veriore vetëm nëse lejohet nga KFOR-i, dhe për rastet emergjente, si vërshimet, zjarret. Mirëpo, mendoj se në të ardhmen jo shumë të largët, institucionet tona së bashku me faktorin ndërkombëtar duhet t’ia japin mundësinë që FSK-ja të veprojë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, edhe në jug edhe në veri, pasi që parashihet edhe me Kushtetutë dhe me ligj”, tha njohësi i sigurisë, Refki Morina.

Për herë të fundit, pas koordinimit me KFOR-in, FSK ishte në korrik të këtij viti në Ujman, për të ndihmuar në nxjerrjen e trupit të një mërgimtari nga uji.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK mban konferencë për media

PDK i dërgon letër zyrtare Haxhiut për anëtarin e dytë në KQZ

Debat i ashpër për ekspozitën e Gashit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut

Debat i ashpër për ekspozitën e Gashit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut

A duhet të rikthehet Vjosa Osmani në LDK?-flet Isa Mustafa

A duhet të rikthehet Vjosa Osmani në LDK?-flet Isa Mustafa

Haxhiu pret në takim Kamberin dhe Sinanin, diskutohet mbështetja për Luginën

Haxhiu pret në takim Kamberin dhe Sinanin, diskutohet mbështetja për Luginën

Hezbollahu paralajmëron se armëpushimi mund të dështojë nëse Libani nuk përfshihet

Hezbollahu paralajmëron se armëpushimi mund të dështojë nëse Libani nuk përfshihet

Zëvëndëspresidenti iranian: Irani do të marrë pjesë në bisedimet e Islamabadit me skepticizëm të thellë

Zëvëndëspresidenti iranian: Irani do të marrë pjesë në bisedimet e Islamabadit me skepticizëm të thellë

PDK mban konferencë për media

PDK i dërgon letër zyrtare Haxhiut për anëtarin e dytë në KQZ

Debat i ashpër për ekspozitën e Gashit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut

Debat i ashpër për ekspozitën e Gashit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut

A duhet të rikthehet Vjosa Osmani në LDK?-flet Isa Mustafa

A duhet të rikthehet Vjosa Osmani në LDK?-flet Isa Mustafa

Irani njofton se një rafineri nafte në ishullin Lavan u sulmua pas shpalljes së armëpushimit

Irani njofton se një rafineri nafte në ishullin Lavan u sulmua pas shpalljes së armëpushimit

Qeveria gjermane shuan shpresat për çmime më të ulëta të karburantit

Qeveria gjermane shuan shpresat për çmime më të ulëta të karburantit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën