Paraqitjet e tij që i ndihmuan skuadrës triumfin në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve kanë bërë që Luka Modric të vazhdojë edhe një vit kontratën me skuadrën e Real Madrid.
Kroati luajti rol deciziv në formacionin e Carlo Ancelottit dhe kështu klubi ka vendosur që ta shpërblejë atë me një kontratë të re.
Ndonëse 37 vjeçar, kroati do të luajë të paktën edhe për një vit në Santiago Bernabeu, pasi kontrata e re ka afat deri në vitin 2023.