TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjykimi ndaj Nagip Krasniqit, Dëshmitari: Më udhëzuan ta vazhdojmë tregtinë e energjisë edhe pse e dinin se kompania ishte e palicencuar

by teve1
6 muaj ago
3
A A
Gjykimi ndaj Nagip Krasniqit, Dëshmitari: Më udhëzuan ta vazhdojmë tregtinë e energjisë edhe pse e dinin se kompania ishte e palicencuar

Në gjykimin ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, dëshmitari Hasan Kerolli, të enjten deklaroi se edhe pas njoftimit nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), ishin udhëzuar që të vazhdojnë me tregtimin e energjisë me kompaninë Holding Slovenske Elektrane (HSE), përkundër se nuk ishte e licencuar në Kosovë apo Shqipëri.

“Edhe pas njoftimit të ZRrE-së, na kanë udhëzuar që të vazhdojmë tregtimin siç kanë vazhduar më parë, deri në njoftim të radhës”, tha Kerolli.

Kerolli, i cili është ekspert i lartë për analiza të tregut dhe tregtimit të energjisë në KEK, tha se kompania HSE në momentin e nënshkrimit të kontratës EFT, ka qenë e parakualifikuar pasi që në periudhën 2021-’22 nuk ishte kërkuar licenca nga ZRrE, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Lidhur me këtë, Kerolli tha se me kompanitë me të cilat kanë bërë tregtimin e energjisë- duhet të kenë selinë në Kosovë, mirëpo në rastin konkret, kompania HSE deri në vitin 2022 nuk ka pasur ndonjë pengesë apo ndalesë, dhe se nuk e kanë parë të arsyeshme që të bëjnë dy kompani paralelisht.

Ai deklaroi se për të hyrë në kontratë me KEK-un, duhet të plotësohen disa kushte, siç janë dosja e parakualifikimit ku përfshihen licenca nga ZRrE ose e njohur nga ZRrE, certifikata e biznesit, dëshmia nga gjykata se nuk janë të dënuar për vepra penale që kanë të bëjnë me biznesin, si dhe nga Gjykata Komerciale- dëshminë së nuk është pranë falimentimit, e të tjera.

Ai tha se në fund të vitit 2021, KEK-u ka filluar blerjen e energjisë dhe e kanë vazhduar deri më 10 janar 2022 dhe më 21 dhe 22 janar 2022, e më pas KESCO e cila ka bërë importimin e energjisë me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kerolli theksoi se deri në vitin 2022 nuk kanë pasur ndonjë njoftim nga ZRrE-ja, se është ndaluar tregtimi.

Pra, sipas tij, tregtimin e energjisë e kanë bërë me kompani të licencuara nga Kosova, Shqipëria dhe vendet e BE-së.

Ndërsa, sipas tij, në vitin 2022, Zyra për tarifa dhe çështje rregullative, ka pranuar njoftimin që të ndërprehet tregtimi me të gjitha kompanitë të cilat nuk janë të regjistruara në Kosovë ose që nuk kanë licencë apo memoradum bashkëpunimi me Shqipërinë.

Gjatë kohës së rimarrjes në pyejte të dëshmitarit nga ana e Prokurorisë, i akuzuari Krasniqi iu drejtua gjykatës se kishte dy pyetje për dëshmitarin.

Mirëpo, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Arben Hoti, njoftoi të akuzuarin, se ka kaluar radha e tij dhe sipas procedurës gjyqësore dhe dispozitave ligjore, mborjtja nuk ka të drejtë në rimarrje në pyetje të dëshmitarit pas Prokurorisë, pasi që është dëshmitar i kësaj të fundit.

Seanca vazhdon në sesionin e pasdites, me rimarrjen në pyejte të dëshmitarit Kerolli, nga ana e Prokurorisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Kusari-Lila: Bllokuesit e konstituimit të Kuvendit janë partitë opozitare

Kufizohen çmimet e naftës dhe benzinës, Kusari-Lila: Çdo shkelje do të ndëshkohet

Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj: Ushtria e Kosovës e gatshme për anëtarësim në NATO

KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë

Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë

Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë

Rritja e çmimeve, pesë vende të BE-së kërkojnë taksë mbi fitimet e energjisë

Rritja e çmimeve, pesë vende të BE-së kërkojnë taksë mbi fitimet e energjisë

Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj: Ushtria e Kosovës e gatshme për anëtarësim në NATO

KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë

KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Arrestohet i dyshuari pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë ku mbeten të plagosur dy persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën