TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Abdixhiku: LDK-ja fituesi i zgjedhjeve lokale

by teve1
1 vit ago
1
A A
Abdixhiku: LDK-ja fituesi i zgjedhjeve lokale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar se ky subjekt politik është fituesi i zgjedhjeve lokale, duke marrë 180 mijë vota për Kuvendet Komunale.

Sipas Abdixhikut, LDK-ja sot është më e fortë, më e organizuar dhe më e lidhur me qytetarët se kurrë më parë.

Ai theksoi se politika është një garë e gjatë, një maratonë, dhe si LDK kanë treguar se dinë të fitojnë, por edhe të qëndrojnë me dinjitet kur janë një hap larg fitores.

“Ne, si LDK, kemi dëshmuar se dimë të fitojmë, por edhe dimë të qëndrojmë me dinjitet kur na mungon një hap deri te fitorja. Kokën lart të gjithë. Sepse LDK-ja sot është më e fortë, më e organizuar dhe më e lidhur me njerëzit se kurrë më parë. Ju jeni dëshmia e kësaj. LDK ka sot mbi 180 mijë vota për Kuvende Komunale, dhe pa dyshim është partia e parë nga këto zgjedhje lokale. Rrugëtimi ynë vazhdon. Me të njëjtin përkushtim, me të njëjtën besë dhe me të njëjtin qëllim. Ju faleminderit nga zemra për fushatën, për punën, për besimin,” ka shkruar ai në Facebook.

Abdixhiku gjithashtu ka shprehur mirënjohje për kandidatët për kryetarë komunash për punën, përkushtimin dhe dinjitetin e treguar gjatë fushatës.

“Sot dua t’ju drejtohem me mirënjohjen më të thellë për punën, përkushtimin dhe dinjitetin që keni treguar në këtë fushatë. Secili prej jush ka qenë zëri, fytyra dhe energjia e LDK-së në çdo qytet, lagje e fshat të Kosovës. Keni qëndruar me dinjitet, me argument, me kulturë e me dashuri për vendin; siç i ka hije shtëpisë së demokracisë. Sot, disa e festojnë fitoren. Imriu, Iliri e Ruzhdiu festojnë në raundin e parë. Festojmë për ta të gjithë. E merituat me punë, me durim dhe besim. Urime për çdo sukses që e keni ndarë me qytetarët tuaj, për çdo fitore që është fitore e përbashkët e LDK-së dhe e gjithë Kosovës. Deri më sot keni qenë kandidat vetëm të LDK-së, nga sot e tutje jeni kryetarë të të gjithëve, pa dallim. Silluni si të tillë. Disa të tjerë, 9 sosh, i kemi në garë për një raund të ri. Le të fitojmë! Ata që nuk e morën rezultatin që e merituan, kokën lart. Mos e merrni si humbje, sepse gara nuk është e tillë. Është përvojë, është themel për fitoret e ardhshme, është dëshmi se LDK ka njerëz të guximshëm që nuk dorëzohen kurrë,” ka theksuar ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sllovenia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Sllovenia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Haziri: Presidentja ta dekretojë ligjin ose ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim

Haziri: Presidentja ta dekretojë ligjin ose ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim

Grupi Punues për strategjinë shtetërore do të marrë parasysh deklaratën e Kuvendit

Kuvendi mban seancë të enjten

Haxhiu: Kuvendi s’ka nominime për President, zgjedhjet kosto e panevojshme

Protestat në Shqipëri, Haxhiu: Nuk e mbështesim dhunën, LVV-ja nuk ka bërë thirrje për mbështetje të protestës

Zelenskyy thotë se SHBA-ja nuk i paralajmëroi për sulmet ruse në termocentralet e Kievit

Zelenskyy thotë se SHBA-ja nuk i paralajmëroi për sulmet ruse në termocentralet e Kievit

Sllovenia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Sllovenia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Kryeministri francez kërkon orë policore lokale dhe të pjesshme pas trazirave

Kryeministri francez kërkon orë policore lokale dhe të pjesshme pas trazirave

Haziri: Presidentja ta dekretojë ligjin ose ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim

Haziri: Presidentja ta dekretojë ligjin ose ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim

Pa gola në Suharekë pas pjesës së parë

Pa gola në Suharekë pas pjesës së parë

Cook e Peja 03, më e mira e xhiros te basketbollistet

Cook e Peja 03, më e mira e xhiros te basketbollistet

Zabërgja vazhdon me gola në Ukrainë

Zabërgja vazhdon me gola në Ukrainë, Kharkivi fiton

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën