Ai tha se ligji i cili përcaktonte që paga e veteranëve të jetë në nivel me pagën minimale është ndryshuar në vitin 2017.
Sipas tij, neni 18 që flet për koston e jetesës është larguar dhe aty janë vendosur 3 pagesa për veteranët që është 250 euro, 170 dhe 140 euro.
“Ne po flasim për ndryshim të rrethanave sepse sot kemi ndryshime rrënjësore të rrethanave për jetesë. Kërkesat e shoqatave të dala nga lufta tash janë valide dhe duhet me i përkrah për shkak se ne po flasim për një pension 170 euro që unë mendoj që si i tillë mendoj që duhet patjetër të rritet por jo domosdoshmërisht mendoj që pagesa e veteranit duhet të lidhet me pagën minimale por thjesht duhet të respektohet dispozita e ligjit të parë ku varësisht prej kostos së jetës dhe njëkohësisht buxhetit çfarë ka Kosova. Sepse ligji i 2014 poashtu thotë se nuk guxon me qenë buxheti më i vogël se 0.7% e Bruto Prodhimit Vendor që ndahet për kategoritë e pensionistëve të UÇK-së pra edhe këtë duhet me e pa. Unë jam dakord për rritje pagash për veteranët, por që është e vërtetë që ka ndodhur ky ndryshim është e vërtetë”, tha Demhasaj.
Mirëpo me një gjë të tillë nuk u pajtua kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, sipas tij, një ndryshim i tillë nuk ekziston.
Ai në emisionin “Këndi i Debatit” deklaroi se ai ndryshim ligji ka qenë vetëm propozim brenda një kategorie.
“Ky është propozuar por ky nuk është në zbatueshmëri ky ligj. “Ligji EL 54 është në fuqi dhe ligji 261, s’po di kur paska ndodhë kjo mbrëmë ndoshta…”, tha Jashari.