TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Forumi Ekonomik, Kosova ofron mundësi të mëdha për partneritet strategjik me Finlandën

by Tëvë1
1 muaj ago
0
A A
​Forumi Ekonomik, Kosova ofron mundësi të mëdha për partneritet strategjik me Finlandën

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) të enjten ka organizuar Forumin Ekonomik “Doing Business with Finland”, ku është nënshkruar edhe marrëveshja e bashkëpunimit me Finland Partnership, një mekanizëm që do të mundësojë dhe inkurajojë bashkëpunimin ekonomik.

Forumi solli diskutime mbi mundësitë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, me fokus në sektorët e teknologjisë së informacionit (ICT) dhe minierave.

Eevamari Laaksonen, ambasadore Finlandës në Prishtinë tha se Republika e Kosovës dhe Finlanda ndajnë të njëjtat vlera, duke përmendur se partneriteti ekonomik ndërtohet mbi inovacion, transparencë dhe zhvillim të qëndrueshëm.

“Finlanda dhe Kosova ndajnë shumicën e vlerave, madje do të thosha, pothuajse të gjitha. Si diplomate, është e rrallë që ta them këtë kaq hapur, por jam shumë e lumtur të theksoj se edhe në fushën e biznesit, vlerat tona janë të njëjta: inovacioni, transparenca dhe përqendrimi në rritje të qëndrueshme afatgjatë. [Ky forum që po mbajmë sot] është ku ekspertiza finlandeze në inovacion dhe qëndrueshmëri takohet me energjinë, kreativitetin dhe ambicien e Kosovës. 3:28 Ne mbjellim farat për partneritete të reja dhe mundësi konkrete të biznesit, për të cilat jemi këtu. Dua gjithashtu të theksojë se qasja finlandeze në korporata është e rrënjosur në qëndrueshmëri dhe qëllime të përbashkëta”, theksoi Laaksonen.

Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna theksoi se Kosova ofron mundësi të mëdha për partneritet strategjik me shtetin e Finlandës, përkatësisht në sektorin e teknologjisë dhe të minerare.

“Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë edhe më ngushtë me Ambasadën finlandeze, dhe ja ku jemi sot, në një ngjarje me përkushtim të veçantë për thellimin e këtij bashkëpunimi. Kosova ofron një mundësi të shumëfishtë për bashkëpunim të mençur. Mund të gjejmë potencial të jashtëzakonshëm për partneritet strategjik, veçanërisht në dy sektorë: në teknologjinë e informacionit dhe në industrinë minerare. Por ky është vetëm fillimi. Me themelin e shkëlqyeshëm që kemi shtruar sot, jemi të “obliguar” të punojmë më fort. Me rritje në besim dhe suksesin që po shohim, ne po planifikojmë hapin e radhës: të organizojmë misionin biznesor në Finlandë dhe të shqyrtojmë të gjitha mundësitë për bizneset kosovare në Finlandë”, theksoi ai.

Boguslaë Gertruda, kryetar i Seksionit Politik, Ekonomik dhe të Integrimit Evropian nga Zyra e BE-së në Kosovë theksoi se Bashkimi Evropian është investitori më i madh i huaj në Kosovë.

Ai shtoi se bashkëpunimi ynë është përkthyer në një marrëdhënie të fortë tregtare dhe investuese. Sipas tij, marrëdhëniet ekonomike mes BE-së dhe Kosovës janë forcuar ndjeshëm, me rritje të dukshme të eksporteve dhe investimeve.

“Që nga viti 2024, qytetarët e Kosovës gëzojnë udhëtim pa viza për qëndrime afatshkurtra në Bashkimin Evropian. Në kuadër të instrumenteve të saj financiare, Bashkimi Evropian ka investuar më shumë se 1.5 miliardë euro midis viteve 2007 dhe 2020 në rindërtim, administratë publike, sundim të ligjit, reforma të qëndrueshme ekonomike dhe fusha të tjera… Bashkëpunimi ynë është përkthyer në një marrëdhënie të fortë tregtare dhe investuese. Vetëm në vitin 2024, eksportet e Kosovës drejt BE-së u rritën me rreth 9% dhe përbënin rreth 33% të eksporteve të përgjithshme të Kosovës, ndërsa importet nga BE-ja u rritën me rreth 12% dhe përfaqësonin rreth 45% të importeve totale të Kosovës. Bashkimi Evropian është gjithashtu investitori më i madh i huaj në Kosovë. Pjesëmarrja e kompanive nga Bashkimi Evropian në totalin e investimeve të huaja direkte në Kosovë është mbi 60%”, tha Gertruda.

Gjatë forumit janë zhvilluar edhe takime B2B ndërmjet kompanive nga Kosova dhe Finlanda./kp

 

Tags: FinlandeKosoveOda Ekonomike e Kosovëspartneritet strategjikTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Deliu-Kodra pret që të zbardhen detajet për vdekjen e 27-vjeçarit

Deliu e quan të njëanshëm vendimin e Osmanit që zgjedhjet të mbahen më 28 dhjetor

Kurti: Dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë

Kurti: Dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë

Mbyllen 12 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate

Mbyllen 12 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate

ATK zbulon 157 punëtorë të padeklaruar në Kosovë

ATK zbulon 157 punëtorë të padeklaruar në Kosovë

Deliu-Kodra pret që të zbardhen detajet për vdekjen e 27-vjeçarit

Deliu e quan të njëanshëm vendimin e Osmanit që zgjedhjet të mbahen më 28 dhjetor

Le Bris e quan Xhakën “trajner të dytë” te Sunderlandi

Premier League me fjalë të mëdha për Xhakën

Duka e sheh të rëndësishme përballjen me Andorrën

Duka flet për shortin

Zyrtarë të Pentagonit në Kiev mes raporteve për plan të ri paqeje

Zyrtarë të Pentagonit në Kiev mes raporteve për plan të ri paqeje

Kurti: Dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë

Kurti: Dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë

Mbyllen 12 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate

Mbyllen 12 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate

ATK zbulon 157 punëtorë të padeklaruar në Kosovë

ATK zbulon 157 punëtorë të padeklaruar në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën