TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pse nuk u bë trafiku urban në katër vitet e para, por premtohet për mandatin e dytë? – Flet Bulliqi

by Tëvë1
1 muaj ago
1
A A
Pse nuk u bë trafiku urban në katër vitet e para, por premtohet për mandatin e dytë? – Flet Bulliqi

Kryetari aktual i Komunës së Podujevës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për një mandat të dytë, Shpejtim Bulliqi, në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1  ka deklaruar se qyteti tashmë ka një stacion të funksionalizuar të autobusëve dhe se në mandatin e ardhshëm planifikon të vë në funksion trafikun urban, projekt ky që nuk u realizua gjatë mandatit të parë për shkak të sfidave infrastrukturore dhe buxhetore.

“Stacioni i autobusëve është rregulluar dhe është funksional. Është bërë lidhja Prishtinë–Podujevë me 25 deri në 30 autobusë minimalisht, të cilët i shërbejnë qytetarëve të Llapit. Është ndryshuar edhe destinacioni i stacionit – tani është në pjesën periferike të qytetit,” deklaroi Bulliqi.

Ai njoftoi se, krahas kësaj, në mandatin e ardhshëm do të vihet në funksion edhe trafiku urban në Podujevë, një kërkesë e kahershme e qytetarëve.

“Tashmë e kam përgatitur funksionalizimin e trafikut urban. Podujeva do ta ketë trafikun urban,” shtoi ai.

I pyetur pse nuk u bë funksionalizimi i trafikut urban gjatë këtij mandati, Bulliqi tha se prioritet ka qenë rregullimi i stacionit të autobusëve.

“Së pari më është dashur ta bëj stacionin, sepse siç ka qenë më herët, nuk mund tërhiqeshin linjat. Pastaj, për të funksionalizuar trafikun urban duhet edhe buxhet për të blerë autobusë të rinj,” u shpreh ai.

Sipas Bulliqit, mungesa e hapësirave të përshtatshme për stacion ka ardhur si pasojë e mosplanifikimeve të qeverisjeve të mëhershme.

“Nuk kam pasur mundësi tjetër për ta bërë stacionin diku tjetër, sepse ata që kanë qeverisur më herët nuk kanë menduar të krijojnë hapësira të reja. Besoj se jam kryetari i vetëm në nivel vendi që në këtë mandat kam shpronësuar 60 hektarë tokë për nevoja të shërbimeve komunale,” tha ai.

Lidhur me pyetjen nëse stacioni aktual është funksional, Bulliqi tha:

“Po, është funksional. Autobusët që vijnë nga Prishtina dhe të tjerët e shfrytëzojnë stacionin për t’u parkuar dhe për të marrë udhëtarë. Aktualisht, derisa të zgjidhet çështja e trafikut urban, kemi lejuar një linjë të hyjë deri në një pjesë të vogël të qytetit, për t’i afruar qytetarët më pranë qendrës.”

Tags: Kendi i debatitShpejtim BulliqiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Emisioni “Info Nata” 18.11.2025

Emisioni “Info Nata” 18.11.2025

“Fjalimi i Hoxhajt i guximshëm, është fjalim lamtumirës” – Mustafa për konventën e PDK-së

“Fjalimi i Hoxhajt i guximshëm, është fjalim lamtumirës” – Mustafa për konventën e PDK-së

Kurti pret në takim veprimtarin shqiptaro-amerikan, flasin për reforma dhe siguri

Kurti pret në takim veprimtarin shqiptaro-amerikan, flasin për reforma dhe siguri

Maloku: Thirrja e seancës për projektbuxhetin tregon mungesë të numrave për qeverinë e re

Maloku: Thirrja e seancës për projektbuxhetin tregon mungesë të numrave për qeverinë e re

Emisioni “Info Nata” 18.11.2025

Emisioni “Info Nata” 18.11.2025

Kosova e Zvicra barazojnë në Prishtinë

Kosova e Zvicra barazojnë në Prishtinë

Këshilli Bashkiak letër SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve: Lejoni marrjen pjesë në mbledhje të Erion Veliajt

Këshilli Bashkiak letër SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve: Lejoni marrjen pjesë në mbledhje të Erion Veliajt

Kosova barazon rezultatin ndaj Zvicrës, shënon Muslija

Kosova barazon rezultatin ndaj Zvicrës, shënon Muslija

Bashkimi triumfon në Francë

Bashkimi triumfon në Francë

“Fjalimi i Hoxhajt i guximshëm, është fjalim lamtumirës” – Mustafa për konventën e PDK-së

“Fjalimi i Hoxhajt i guximshëm, është fjalim lamtumirës” – Mustafa për konventën e PDK-së

Kurti pret në takim veprimtarin shqiptaro-amerikan, flasin për reforma dhe siguri

Kurti pret në takim veprimtarin shqiptaro-amerikan, flasin për reforma dhe siguri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën