TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qorrolli nga Sarajeva: Kosova po e fiton betejën kundër korrupsionit

by teve1
1 vit ago
1
A A
Qorrolli nga Sarajeva: Kosova po e fiton betejën kundër korrupsionit

Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka marrë pjesë sot në Konferencën Ministrore të Forumit të Berlinit, të mbajtur në Sarajevë, në panelin e nivelit të lartë të Ministrave të Drejtësisë të Ballkanit Perëndimor me temën: “Lufta kundër korrupsionit si nxitës i qeverisjes së mirë në Ballkanin Perëndimor”.

Sipas MD-së, Qorrolli, në këtë konferencë ka theksuar se lufta kundër korrupsionit në Kosovë nuk është më një premtim, por një realitet që,sipas tij, po jep rezultate të matshme.

“Kjo luftë nuk është vetëm për drejtësi, por për dinjitetin e qytetarëve, stabilitetin e shtetit dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm. Korrupsioni nuk njeh kufij, por as integriteti nuk duhet të ketë kufij. Në një rajon me histori të përbashkët, bashkëpunimi për drejtësi është domosdoshmëri, jo zgjedhje,” ka thënë Qorrolli.

Zëvendësministri në detyrë, në Sarajevë ka paraqitur reformat që Kosova ka ndërmarrë gjatë viteve të fundit, duke i vendosur sundimin e ligjit dhe integritetin publik në zemër të shtetndërtimit.

“Ai përmendi pakon e gjerë ligjore kundër korrupsionit, që përfshin Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë dhe Ligjin për Sinjalizuesit, si dhe procesin reformator të pakos ligjore në sistemin e drejtësisë, me theks të posaçëm ligjet për Rekrutimin, Vlerësimin e Performancës, Kontrollin e Integritetit dhe Statusin e gjyqtarëve/prokurorëve, Ligjin për Këshillin Prokurorial dhe Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve – për të cilat në mars të këtij viti Komisioni i Venecias e ka dhënë dritën e gjelbër dhe të cilat sigurojnë hapin e mëtejshëm për realizimin e këtyre reformave”,  thuhet tutje në njoftim.

Në fjalimin e tij, Qorrolli ka thënë se lufta kundër korrupsionit është edhe strategji ekonomike.

“Nuk mund të ketë zhvillim pa integritet dhe sundim të ligjit”, ka thënë ai .

Atje, ai ka përmendur raportit më të fundit të Gallup ku Kosova është renditur e treta në botë dhe e para në Evropë për ndjenjën e sigurisë dhe besimit në institucionet e rendit dhe ligjit.

“Ky është një vlerësim që flet vetë: Kosova është sot një vend i sigurt, demokratik dhe me institucione që funksionojnë. Këto nuk janë vetëm numra, por besim i qytetarëve në drejtësi,” ka theksuar Qorrolli.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Iniciohet kërkesa për shkarkimin e kryetares së Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës

Iniciohet kërkesa për shkarkimin e kryetares së Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës

Kosova merr pjesë në Konferencën e Frankofonisë në Kamboxhia, përfaqësohet nga Konjufca

Kosova merr pjesë në Konferencën e Frankofonisë në Kamboxhia, përfaqësohet nga Konjufca

Mungesë barnash në Mjekimin Intensiv, Uka: Janë të domosdoshme për shpëtimin e jetëve

Mungesë barnash në Mjekimin Intensiv, Uka: Janë të domosdoshme për shpëtimin e jetëve

Ndeshja Kosovë-Izrael, policia me plan operativ: Gjatë lëvizjes së eskortës do të ketë ndërprerje trafiku

Ndeshja Kosovë-Izrael, policia me plan operativ: Gjatë lëvizjes së eskortës do të ketë ndërprerje trafiku

Akil Gjakova me start të furishëm në Grand Prix të Zagrebit

Akil Gjakova me start të furishëm në Grand Prix të Zagrebit

Rama shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës

Rama shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës

Iniciohet kërkesa për shkarkimin e kryetares së Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës

Iniciohet kërkesa për shkarkimin e kryetares së Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës

Microsoft ngadalëson qëllimshëm Windows

Microsoft njofton se produktet dhe shërbimet për konsumatorët janë rikthyer plotësisht në funksion

Kosova – Izraeli, ende nuk është caktuar vendi ku do të luhet ndeshja

Përbërja e mundshme e Kosovës ndaj Izraelit, pak ndryshime nga Foda

Trump do të diskutojë për Iranin dhe armët bërthamore me Putinin dhe Xinë në një samit historik

Trump do të diskutojë për Iranin dhe armët bërthamore me Putinin dhe Xinë në një samit historik

Foda lë jashtë listës Erblin Osmanin, Enis Rexhepin dhe Valmir Matoshin

Foda lë jashtë listës Erblin Osmanin, Enis Rexhepin dhe Valmir Matoshin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën