TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

PZAP-ja e dënon me 2 mijë euro VV-në, me 500 euro PDK-në

by TËVË 1
6 muaj ago
1
A A
PZAP e konfirmon që kanë pranuar ankesë nga Lista Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur masa ndëshkuese ndaj disa subjekteve politike dhe kandidatëve, pas konstatimit të shkeljeve të rregullave të fushatës në zgjedhjet lokale në Kosovë.

Sipas vendimeve të fundit, Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 2,000 euro, pas ankesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ndaj kandidatit të saj për kryetar të Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu.

PZAP ka konstatuar se Aliu ka përdorur burime publike për qëllime elektorale, duke përfshirë rrjetin zyrtar të Facebook-ut të Komunës së Shtimes, ku ishte publikuar një postim me fotografinë dhe sloganin e tij zgjedhor.

Në postim, ndër të tjera, ishte shkruar se “mbështetjen e fuqishme për klub e garave nuk do ta ndal as gjatë mandatit të ardhshëm”, që PZAP e vlerësoi si përpjekje për përfitim politik.

Në anën tjetër, PDK-ja u gjobit me 500 euro, pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje, për shkak se kandidati i saj për Asamble Komunale, Ilirik Musliu, kishte vendosur materiale reklamuese në një zonë të palejuar — konkretisht në udhëkryqin mes Rrugës B dhe Rrugës “Enver Maloku” në Prishtinë.

Përveç këtyre dy subjekteve kryesore, PZAP ka ndëshkuar edhe:

Iniciativën Qytetare “Novo Lice – Narodna Pravda” me 800 euro,

kandidatin e pavarur për Dragash, Nedzmidin Sejdilar, me 1,000 euro, dhe

Listën Serbe, po ashtu me 800 euro.

Këto gjoba janë vendosur si pjesë e monitorimit të rregullt të fushatës zgjedhore, për të siguruar respektimin e barazisë ndërmjet subjekteve politike dhe ndarjen e qartë midis institucioneve publike dhe aktiviteteve elektorale.

Tags: gjobapdkPZAPTeve1VVzgjedhjet lokale
ShareTweet

Postime të ngjashme

Orav: Kosova e ka detyrim ligjor themelimin e Asociacionit

​Kosova drejt një momentumi të ri me BE-në, Orav: Kapitulli i masave ka përfunduar

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Probleme për Zhegrovën, në pikëpyetje për Juventusin dhe Kosovën

​Probleme për Zhegrovën, në pikëpyetje për Juventusin dhe Kosovën

Mediumi iranian: Shtatë fëmijë të vrarë në sulmin amerikano-izraelit në një zonë banimi

Mediumi iranian: Shtatë fëmijë të vrarë në sulmin amerikano-izraelit në një zonë banimi

Orav: Kosova e ka detyrim ligjor themelimin e Asociacionit

​Kosova drejt një momentumi të ri me BE-në, Orav: Kapitulli i masave ka përfunduar

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Gjermania lehtëson eksportet e armëve për Gjirin Persik

Gjermania lehtëson eksportet e armëve për Gjirin Persik

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën