TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KPM merr presidencën e MNRA-së – Kosova në qendër të rregullimit mediatik mesdhetar

Komisioni i Pavarur i Mediave ka marrë presidencën e Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore të Mediave. Kësisoj kjo e vend Kosovën në qendër të dialogut dhe bashkëpunimit rajonal në fushën e rregullimit të mediave, ofruar një mundësi të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit dhe partneriteteve mes autoriteteve anëtare të MNRA-së.

by Doresa Geci
6 muaj ago
0 0
A A

Profesionistë të medieve nga vende të ndryshme të botës u mblodhën të enjten në Prishtinë.

Kjo për të mbajtur Asamblenë e 24 plenare të Rrjetit Mesdhetare të Autoriteteve Rregullatore të Medieve (MNRA)-së.

E këtë vit, kryesimin e MNRA-së e mori Komisioni i Pavarur i Medieve (KPM) duke u bërë kështu nikoqiri e kësaj Asamble e cila do të mbahet me 2-3 tetor.

I pari që mori fjalën  ishte presidenti në largim i MNRA-së, Tigran Hakobyan, i cili njëkohësisht mbanë postin e kryetarit të Komisionit për Televizionin dhe Radion e Armenisë.

“Të jem pjesë e kësaj platforme ka qenë një nder për mua dhe një përgjegjësi e madhe… gjatë këtij viti, për fat të keq, ishte një periudhë shumë e shkurtër. Me aktivitetet e mia të punës, u përpoqa të isha i dobishëm në zbatimin e objektivave të platformës sonë. Dhe më lejoni gjithashtu të uroj presidentin e ri të vendit dhe presidentin e ri të MNRI, z. Berisha, për punën e tyre frytdhënëse,Ju e dini se ritmi shpërthyes i zhvillimit në teknologjitë e informacionit po paraqet sfida të reja si për mediat tradicionale, ashtu edhe për ato të reja. Prandaj, kemi shumë punë përpara për t’u përballur me këto sfida”, ka thënë Hakobyan.

Pas tij para të pranishme foli, presidenti i ri i MNRA-së dhe kryetari i KPM-së, Besnik Berisha.

Berisha tha se udhëheqjen e Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatorë të Mediave (MNRA) e pranon me përgjegjësi duke pasur parasysh misionin e tij.

“Në botën e informacionit, pa rregulla bazë dhe përgjegjësi, ne nuk kemi liri të shprehjes. Kemi vetëm zhurmë, shtrembërim dhe abuzim. Rregullimi efektiv është i nevojshëm sepse media nuk është një biznes i zakonshëm. Ajo formëson opinionin publik, zgjedhjet dhe madje edhe sigurinë kombëtare. Përqendrimi i pronësisë, shpesh i fshehur pas shtresave të kompanive ose financimit të jashtëm, mund të krijojë monopole të padukshme ndikimi. Fushatat e dezinformimit mund të destabilizojnë shoqëritë më shpejt se çdo armë. Prandaj, një rregullator i fortë dhe i pavarur nuk është luks. Është një domosdoshmëri për të mbijetuar liria dhe demokracia”, është shprehur Berisha.

Mes tjerash kryetari i KPM-së foli edhe për format e ndryshme të manipulimit informativ.

“Poashtu duhet të jemi   të vetëdijshëm për rrezikun e ndërhyrjeve dhe  manipulimeve të huaj në si dhe për forma të tjera të ndikimit të koordinuar. Disa palë të ndryshmem  disa OJQ, interesa të fuqishme ekonomike ose politikanë të caktuar mund të punojnë dhe krijojnë narrativa që duken bindëse edhe shpesh çorientuese. Kjo shpesh përfshin përdorimin selektiv të fakteve, përforcimin e vazhdueshëm dhe dhënien e besueshmërisë ndaj shpërthimeve. Narrativa të tilla mund të ndikojnë në perceptimin publik, të gërryejnë besimin dhe të minojnë pavarësinë e rregullatorëve” , ka thënë tutje Berisha.

Kjo ngjarje e vendos Komisionin e Pavarur të Mediave në qendër të dialogut mesdhetar mbi të ardhmen e rregullimit të mediave, duke ofruar një mundësi të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit dhe partneriteteve mes autoriteteve anëtare të MNRA-së, rrjet i cili bashkon 27 autoritete rregullatorë të mediave nga mbarë rajoni i Mesdheut.

Diskutimet e Asamblesë së 24-të Plenare të MNRA-së do të fokusohen në tema kyçe si mbrojtja e të miturve online, gazetaria e gjelbër, rregullimi i mediave online, inteligjenca artificiale, promovimi i barazisë gjinore në media, forcimi i edukimit medial dhe luftimi i gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani takon ambasadorin gjerman, theksohet partneriteti strategjik Kosovë-Gjermani

Osmani takon ambasadorin gjerman, theksohet partneriteti strategjik Kosovë-Gjermani

AGK dënon përcjelljen dhe kërcënimin ndaj ekipit të Tëvë1 në Zveçan

Reagon AGK pas deklaratave për “çanta me pare”: Të ofrohen fakte dhe emra, shqetësuese fushata e VV-së ndaj mediave

AAK kërkon heqjen e akcizës për naftën dhe lirim prej 50% nga TVSH-ja

AAK kërkon heqjen e akcizës për naftën dhe lirim prej 50% nga TVSH-ja

REL: Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse

Turqia angazhohet në ndërmjetësim rajonal pas ofensivës amerikano-izralite kundër Iranit

Irani mohon sulmin mbi bazën Diego Garcia, e quan “sulm të rremë izraelit”

Irani mohon sulmin mbi bazën Diego Garcia, e quan “sulm të rremë izraelit”

Forcat izraelite vazhdojnë bastisjet në Bregun Perëndimor, një person i plagosur

Përshkallëzohen sulmet e kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën