TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Përurohet çerdhja në fshatin Godanc të komunës së Shtimes

by TËVË 1
5 muaj ago
1
A A
​Përurohet çerdhja në fshatin Godanc të komunës së Shtimes

72 familje në fshatin Godanc të komunës së Shtimës tashmë do të mund t’i dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhen e re publike të fshatit.

Kjo çerdhe e cila i ka kushtuar nivelit qendror 414 mijë euro, ka pesë klasë, ambiente shëndetësore, lavanderi, 72 shtretër e me hapësira të tjera për aktivitete.

Në përurimin e çerdhes ishte i pranishëm kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili tha se ky është investim në themel të shtetit e shoqërisë për të ardhmen e fëmijëve të vendit tonë.

“72 familje do të kenë një ndihmesë të konsiderueshme në rritjen dhe kujdesin e fëmijëve të tyre. Kjo është çerdhja e gjashtë në komunën e Shtimës dhe e pesta që është realizuar gjatë mandatit të kryetarit Aliu… Ky është investim në themel të shtetit e shoqërisë për të ardhmen e vendit e të popullit tonë, sepse Kosova që po e ndërtojmë është pikërisht Kosovë për të ardhmen e ku fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja e shtetit tonë. Fëmijët e tyre përveç se do të mësojnë këtu do të jenë të shëndetshëm e të sigurt, të rrethuar me përkujdesje, dashuri dhe përgatitje për nivelet e ardhshme të ngritjes se tyre intelektuale, por edhe të përgatitjes profesionale që do ta kenë në shkollimin e mëtutjeshëm”, tha Kurti.

E ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci shtoi se deri më tani për arsimin në komunën e Shtimës është investuar afër tetë milionë euro.

Nagavci, këtë e vlerësoi si rezultat të suksesshëm dhe të bashkëpunimit lokal dhe qendror.

“Vetëm në përmirësim të infrastrukturës arsimore, qeveria e Kosovës në këtë mandat të kryetarit Aliu ka investuar afër tetë milionë euro duke ndërtuar çerdhe të reja, salla të edukatës fizike, kabinete, laboratore dhe duke ofruar mundësi më të mira për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve. Rezultatet e punës dhe bashkëpunimit të suksesshëm që kemi pasur do të jenë rezultate të fëmijëve tanë në mirë edukimin dhe formësimin e tyre”, shtoi Nagavci.

Ndërkohë, kryetari i Shtimës, Qemajl Aliu tha se ashtu siç ka zotuar se arsimi do të jetë prioritet i tij, tashmë po bëhet realitet.

Aliu tha se arsimimi dhe edukimi arsimorë nuk do të jetë më problem për këtë komunë.

“Institucioneve të dijës dhe arsimit po i bashkohet edhe një institucion i mirëfilltë dhe bashkëkohorë. Ashtu siç jemi zotuar arsimi, dija dhe puna do të jenë prioritet i yni. Në kuadër të kësaj nga një çerdhe ne po shkojmë në gjashtë çerdhe. Arsimi dhe edukimi parashkollorë do të zgjidhet përfundimisht dhe secili fëmijë që do të lind në komunën e Shtimës do të ketë mundësi të edukohet në çerdhe publike dhe pa kosto”, tha Aliu.

Kjo është çerdhe e gjashtë në komunën e Shtimës, ndërsa e pesta në mandatin e kryetarit Qemajl Aliu.

Tags: Arberie NagavciçerdhegodancShtimeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

E diela me vranësira të ulëta e mjegull nëpër lugina

E shtuna me diell dhe vranësira të shpërndara

Skënder Musa: Kuvendi nuk ekziston më, Kurti po tenton ta shtyjë procesin zgjedhor

Skënder Musa: Kuvendi nuk ekziston më, Kurti po tenton ta shtyjë procesin zgjedhor

“Dekreti i Osmanit është i ligjshëm”, Musa hedh poshtë deklaratën e Kurtit për afatin 60-ditor

“Dekreti i Osmanit është i ligjshëm”, Musa hedh poshtë deklaratën e Kurtit për afatin 60-ditor

Një person plagoset me thikë në Mitrovicën e Veriut, policia në kërkim të të dyshuarve

Emisioni “Këndi i Kimi” 06.03.2026

Emisioni “Këndi i Kimi” 06.03.2026

Emisioni “Info Nata” 06.03.2026

Emisioni “Info Nata” 06.03.2026

Një person plagoset me thikë në Mitrovicën e Veriut, policia në kërkim të të dyshuarve

168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të rëndësishëm

168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të rëndësishëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën