TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Filloristët e Preshevës me tekste shqipe

Këshilli Kombëtar Shqiptar bashkë me Qeverinë e Kosovës i kanë siguruar 3650 tekste shkollore për filloristët e komunës së Preshevës. Kryetari i KKSh-së, Enkel Rexhepi thotë se ka ende punë pasi nuk po lejohen librat për shkollat e mesme.

by Fetije Kamberi
3 muaj ago
1 0
A A

3650 nxënës të shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, u pajisen me libra shqip.

Ardhja e tyre u mundësua nga Këshilli Kombëtar Shqiptar të financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Por kryetari i kryetar i këshillit kombëtar shqiptar, Enkel Rexhepi thotë se ka ende punë në këtë drejtim.

Ai thotë se librat ende mungojnë për gjimnazistët.

“Vetëm nxënësit e shkollave fillore kanë tekste në gjuhën shqipe ndërsa shkollat e mesme janë ende pa tekste në gjuhën shqipe sepse Serbia nuk lejon që këto tekste të përdorën për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Pra jemi në shekullin e digjitalizimit ndërsa ende në Preshevë mësohet me anë të shënimeve, pra koha nuk ka ndërruar, shekulli nuk ka ndërruar për Luginën e Preshevës”, shprehet Rexhepi.

I pari i këshillit thotë se shqiptarët janë pakica e vetme që nuk kanë tekste në gjuhën e tyre.

Por, Rexhepi thotë se nuk pranohen disa libra për këto arsye.

“Po Serbia insiston që të përkthehet librat e tyre por realisht na nuk mund të i përkthejmë librat e gjeografisë dhe historisë sepse ato janë të ndjeshme edhe nuk janë pjesë e historisë sonë. Serbia ende nuk në historinë e vet apo gjeografinë e vet e ka hartën e Republikës së Kosovës si pjesë territoriale të vetën, ende Adem Jashari për ta është terrorist ndërsa për neve shqiptarëve është heroi jonë kombëtar, pra nuk mundemi të përballojmë këtë gjë, nuk mund të i përkthejmë librat serb sepse edhe përkthimi është shumë i dobët”, thotë ai.

Falënderues për Kosovën janë edhe drejtuesit e kësaj shkolle fillore.

Drejtori i shkollës, Bardhyl Bajrami thotë se mësimi është duke u zhvilluar pa vështirësi.

“Të gjithë nxënësit janë pajisur nga Këshilli Nacional Shqiptar, mësimi ka filluar me kohë dhe gjithçka është në rregull sa i përket procesit mësimor. Jo në realitet, vështirësi të tilla nuk kemi pas, përveç se në disa lëndë kemi pasur mungesë të pajisjeve mësimore por kjo me kohën është realizuar”, shprehet Bajrami.
Këto tekste shkollore gjenden edhe në librarinë “Albas” në Preshevë.

Pronari i kësaj librarie, Qëndrim Hetemi thotë se mos ardhja e teksteve për gjimnazin është më shumë çështje politike.

“Në koordinim me Këshillin Nacional kemi fillu dhe besoj që do të rrisim më shumë punën tonë. Së bashku me Këshillin Nacion do të dërgojmë kërkesa sa i përket gjimnazit, sigurisht edhe organizatat e huja, edhe ambasadat, edhe ambasada e Shqipërisë na ka mbështet për me i fillu me i mbështet komplet edhe në gjimnaz, por është një far lloj stagnimi për shkak të situatës për shkak të situatës së tensionume dhe nuk po na kthejnë përgjigje. Gjithashtu po insistojnë që të përkthehet i gjithë teksti në gjuhën serbe e pastaj me u fut në komision”, thotë ai.

Nxënësit e shkollave të mesme në Preshevë ende marrin shënime për procesin mësimor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

MD synon linjë telefonike për viktimat e dhunës në familje

Një nxënës i një shkolle në Fushë- Kosovë dyshohet se u sulmua seksualisht

Zelensky dhe rreth 30 vende do të miratojnë organin e kompensimit për dëmet në Ukrainë

Zelensky dhe rreth 30 vende do të miratojnë organin e kompensimit për dëmet në Ukrainë

Të “pakapshmit” e shtetit

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarit për marrje me narkotikë

Rama thotë se problemi në trafik nuk zgjidhet duke lejuar hyrjen e veturave në qendër

Stadium kombëtar, 24 sporte dhe përgatitje intensive – Rama jep detajet për “Prishtina 2030”

MD synon linjë telefonike për viktimat e dhunës në familje

Një nxënës i një shkolle në Fushë- Kosovë dyshohet se u sulmua seksualisht

“Marca” lartëson Vedat Muriqin

Muriqi i prinë sulmit në ekipin e xhiros të La Ligas

Zelensky dhe rreth 30 vende do të miratojnë organin e kompensimit për dëmet në Ukrainë

Zelensky dhe rreth 30 vende do të miratojnë organin e kompensimit për dëmet në Ukrainë

Të “pakapshmit” e shtetit

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarit për marrje me narkotikë

Pse duhet të pimë një gotë ujë sapo zgjohemi?

Pse duhet të pimë një gotë ujë sapo zgjohemi?

Rama thotë se problemi në trafik nuk zgjidhet duke lejuar hyrjen e veturave në qendër

Stadium kombëtar, 24 sporte dhe përgatitje intensive – Rama jep detajet për “Prishtina 2030”

Zbardhet pas 6 muajsh vrasja e ish-policit shqiptar në Itali

Zbardhet pas 6 muajsh vrasja e ish-policit shqiptar në Itali

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën