TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rahimaj prezanton programin me gjashtë shtylla: Prioritet arsimi, shëndetësia dhe përkrahja e fermerëve

by TËVË 1
1 vit ago
1
A A
Rahimaj prezanton programin me gjashtë shtylla: Prioritet arsimi, shëndetësia dhe përkrahja e fermerëve

Kryetari i Kamenicës dhe kandidati i LVV-së për një mandat të dytë, Kadri Rahimaj, ka prezantuar programin e tij qeverisës, duke theksuar se ai bazohet në gjashtë shtylla kryesore, me arsim, shëndetësi dhe zhvillim ekonomik në qendër të prioriteteve.

Ai ka premtuar ushqim të shëndetshëm për nxënësit nëpërmjet kuzhinës popullore të financuar nga “Shoqata Jetimët e Ballkanit”, si dhe pajisjen e çdo shkolle me tabela të mençura.

Prioritet mbetet arsimi. Për neve mbetet e rëndësishme që politikat e mira tona të zgjerohen. Ushqimi i shëndetshëm në çerdhe do të bëhet i mundur për fëmijët tanë në shkolla fillore dhe të mesme përmes kuzhinës popullore e cila po financohet nga ‘Shoqata Jetimët e Ballkanit’, nga humanisti Halil Kastrati. Ndërsa, secila shkollë do të ketë tabela të mençura…”, deklaroi ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Në shëndetësi, Rahimaj theksoi se tashmë janë shtuar katër shërbime specialistike dhe premtoi edhe katër të tjera në mandatin e ardhshëm.

“Në shëndetësi kemi shtuar katër shërbime të reja specialistike në mandatin tonë të parë, gjinekologun, pediatrin, radiologun dhe orologun, me të gjitha pajisjet digjitale. Do të shtojmë edhe katër shërbime të reja, punëtorin social, logopedin, psikiatrin dhe fizioterapeutin…”, tha ai.

Në sektorin e bujqësisë, Rahimaj tha se numri i fermerëve është rritur nga 45 në 85 dhe prodhimi i qumështit ka arritur mbi 2 milionë litra.

“Kemi filluar mandatin me 45 fermerë, ndërsa dje është publikuar lista me 85 fermerë. Kamenica sot i prodhon mbi 2 milionë litër qumësht. Fermerët për 20 vite janë përkrahë me 417 mijë euro, ndërsa për katër vitet tona janë përkrahë me 620 mijë euro”

Po ashtu, përmendi organizimin “Kamenica Summer Fest” si një prej sukseseve kulturore dhe konfirmoi se transporti publik, një nga zotimet kryesore, është në fazën përfundimtare të marrëveshjes.

“Në sport e kulturë ne kemi organizimin ‘Kamenica Summer Fest’, një prej sukseseve tona më të mëdha, ku diaspora në mënyrë kuantitative e shpenzon kohen në Kamenicë. Në aspektin e infrastrukturës, zotimi ynë i parë ka qenë transporti publik, veçse kemi punuar në mandatin tonë të parë, që ky zotim të jetësohet. Tashmë jemi në fazën përfundimtare të marrëveshjes”, deklaroi Rahimaj./teve1.info/

Tags: Kadri RahimajKamenicaLVVTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga sot nis linja e re Prishtinë- Medine, realizohet udhëtimi i parë

Nga sot nis linja e re Prishtinë- Medine, realizohet udhëtimi i parë

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

Vrasja e një gruaje në Pejë, Abdixhiku: LDK kërkon hetim të plotë dhe të pavarur

Kryesia e Kuvendit diskuton për ekspozitën të cilës ia miratoi financimin

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje

Mashtroi qytetarët duke u paraqitur si përfaqësuese e një OJQ-je, i ngritët aktakuzë

Vrasja e gruas në Pejë, Prokuroria kërkon masa urgjente ndaj zyrtarëve të dyshuar për mospërmbushje të detyrave zyrtare

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët, në disa zona reshje shiu

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Vritet një grua në Pejë, i dyshuari kunati i saj

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën