TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qeveria ‘’Rama 4’’ firmos shkarkimin e Erion Veliaj, zgjedhje të reja në Tiranë

by teve1
1 vit ago
0
A A
Qeveria ‘’Rama 4’’ firmos shkarkimin e Erion Veliaj, zgjedhje të reja në Tiranë

Qeveria “Rama 4” ka firmosur shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pas një mungese 7 mujore në detyrë, pasi mbahet në arrest me burg nga SPAK për disa vepra penale dhe mos ushtrimin e detyrës për të cilën është votuar.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, duke i hapur kështu rrugën zgjedhjeve të reja për bashkinë më të madhe në vend.

Në fillim të javës Këshilli Bashkiak i kryeqytetit shkarkoi kryebashkiakun, me propozim të këshilltarëve socialistë.

Një ditë më parë kreu i PS-së dhe Kryeministri Rama tha se qëllimi është rindezja e makinerisë së bashkisë së Tiranës dhe ofrimi i shërbimeve më të mira për qytetarët. Rama në asamblenë e partisë që drejton, propozoi si kandidaturë të socialistëve për bashkinë e Tiranës, ish ministren dhe drejtuesen politike të qarkut Ogerta Manastirliu.

Erion Veliaj mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës më 30 korrik të 2015-ës, pas fitores së zgjedhjeve të 21 qershorit.

Ai arriti ta mbante këtë detyrë për tre mandate, deri në arrestimin e tij më 10 shkurt të 2025-ës në ambientet e Bashkisë së Tiranës. Mbi Erion Veliajn rëndojnë 13 akuza, të cilat përfshijnë korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre.

Veliaj ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për një masë më të butë sigurie, duke shënuar herën e dytë që kundërshton arrestin në burg./rtsh.al

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në BE

Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në BE

Kuvajti thotë se katër persona janë plagosur në sulmin me dron iranian në një objekt jetik

Kuvajti thotë se katër persona janë plagosur në sulmin me dron iranian në një objekt jetik

​Marta Kos arrin në Tiranë, pritet nga Rama

​Marta Kos arrin në Tiranë, pritet nga Rama

Nufi: Shqipëria dhe Kosova të forcojnë bashkëpunimin kibernetik, siguria pjesë e sovranitetit kombëtar

Nufi: Shqipëria dhe Kosova të forcojnë bashkëpunimin kibernetik, siguria pjesë e sovranitetit kombëtar

Policia demonstron kapacitetet e dronëve në Vushtrri

Policia demonstron kapacitetet e dronëve në Vushtrri

Etrit Berisha del kundër vendimit të FSHF-së, për natyralizimin e portierit italian

Kalmari synon rikthimin e portierit Etrit Berisha

Nelson Hysa synon titullin e botës ndaj Agit Kabayelit në Ditën e Flamurit

Nelson Hysa synon titullin e botës ndaj Agit Kabayelit në Ditën e Flamurit

Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në BE

Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në BE

Për festën e 28 Nëntorit, administrata publike pushon të hënën

Për festën e 28 Nëntorit, administrata publike pushon të hënën

Aubameyang pëson aksident me veturë para ndeshjes me Barcelonën

Aubameyang pëson aksident me veturë para ndeshjes me Barcelonën

Rama uron Ditën e Falënderimeve: Miqësia me SHBA-në, e rrënjosur në histori

Rama uron Ditën e Falënderimeve: Miqësia me SHBA-në, e rrënjosur në histori

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën