TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gashi premton subvencione deri në 500 euro për lindje në Obiliq

by teve1
12 muaj ago
2
A A
Gashi premton subvencione deri në 500 euro për lindje në Obiliq

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka prezantuar disa nga prioritetet e tij për mandatin e ardhshëm, duke përfshirë mbështetje për familjet e reja, investime në infrastrukturën shëndetësore dhe reformë në arsim.

Gashi ka theksuar se në sektorin e shëndetësisë do të vazhdohet me ndihmën për qytetarët që kanë nevojë për trajtim mjekësor, ndërsa ka premtuar edhe subvencione financiare për çdo lindje në komunë: 200 euro për lindjen e parë dhe të dytë, 300 euro për lindjen e tretë, si dhe 500 euro për lindjen e binjakëve.

Ai gjithashtu ka premtuar shërbime falas për Policinë dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), kontrolla sistematike për nxënësit në shkolla, kujdes për nënat shtatzëna dhe fëmijët deri në 3 vjeç, vizita mjekësore në shtëpi për sëmundje të rënda, analiza hormonale dhe ekzaminime me ultrazë dhe kontrolle falas me mamografi për gratë.

“Tek shëndetësia do të vazhdojmë, si deri më tani, me shpërndarjen e subvencioneve për ata që kanë nevojë. Do të ofrojmë shërbime cilësore publike dhe shërbime emergjente, kujdes paliativ për nënat shtatzëna dhe fëmijët deri në 3 vjeç. Kontrollat sistematike për nxënësit në shkolla do të vazhdojnë, po ashtu ofrimi i analizave hormonale dhe ultrazërit të arteries karotide. Meqenëse kemi mamografin, të gjitha kontrollet do të jenë falas. Për lindjen e parë dhe të dytë do të ketë subvencion 200 euro, për lindjen e tretë 300 euro, dhe për binjakët 500 euro. Do të vazhdojmë ndërtimin e katit të dytë dhe të tretë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), do të ofrojmë shërbime falas për Policinë dhe FSK-në, si dhe shërbime sociale dhe familjare,” ka thënë ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ndërkaq, në fushën e arsimit, Gashi ka paralajmëruar fillimin e mësimit tërëditor në shkollat e Obiliqit, sipas modelit të Prishtinës.

“Ne planifikojmë që të fillojë edhe mësimi tërëditor, por paraprakisht duhet të përgatitet infrastruktura dhe duhet të ketë një marrëveshje apo duhet të jetë një projekt i përbashkët me Ministrinë e Arsimit, për shkak se ka nevojë të plotësohet edhe me norma të tjera. Unë besoj diku në vitin 2027 do të jemi të gatshëm për ta filluar këtë. Është modeli si i Prishtinës”, ka premtuar Gashi.

Tags: LDKshendetesixhafer gashizgjedhjet lokale
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: S’kam ekspoze të re sepse këto zgjedhje të reja vetëm sa na e kanë ndërprerë qeverisjen

Kurti: S’kam ekspoze të re sepse këto zgjedhje të reja vetëm sa na e kanë ndërprerë qeverisjen

Albin Kurti premton dyfishim të shtesave për fëmijë

Albin Kurti premton dyfishim të shtesave për fëmijë

Kurti për Gjykatën Speciale: Jemi në ankth, asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë UÇK-në

Kurti për Gjykatën Speciale: Jemi në ankth, asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë UÇK-në

Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për formimin e Qeverisë së re

Konakoviq alarmon Perëndimin pas nderimeve për Mladiqin në Serbi: Veproni para se të jetë vonë

Konakoviq alarmon Perëndimin pas nderimeve për Mladiqin në Serbi: Veproni para se të jetë vonë

Kosova me qasje pa viza në 54 destinacione, pasaporta renditet e 101-ta

Kosova me qasje pa viza në 54 destinacione, pasaporta renditet e 101-ta

Gjithçka gati në Kuvend, pikë e rendit të ditës është zgjedhja e Qeverisë së Kosovës

Gjithçka gati në Kuvend, pikë e rendit të ditës është zgjedhja e Qeverisë së Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën