TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

9 vendet më të ndotura të shtëpisë! Çfarë duhet të bëni?

by teve1
1 muaj ago
1
A A
9 vendet më të ndotura të shtëpisë! Çfarë duhet të bëni?

Pastrimi i shtëpisë është misioni i përditshëm i çdo amvise.

Megjithatë, ndonëse shtëpia mund të duket e pastër, në të gëlojnë bakteret.

Një hulumtim i kohëve të fundit, sipas informacioneve të AgroWeb.org, zbuloi se në një shtëpi mund të gjenden lehtësisht plot 340 baktere të ndryshme.

Kuzhina
Kuzhina, ose vendi ku përgatitet dhe gatuhet ushqimi përmban më shumë baktere se në çdo vend tjetër të shtëpisë.

Më shumë se 75 përqind e sfungjerëve për larjen e enëve përmbajnë jo vetëm salmonelë por edhe E.coli.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, frigoriferi, lavamani, banaku dhe dërrasa për prerje janë më të ndoturit.

Ndërrojini sa më shpesh.

Si Të Mbani Kuzhinën Të Pastër
Përdorni disinfektues për dorezat, frigoriferin dhe banakun.

Sfungjerët larës ngrohini në mikrovalë për një minutë që të shkatërroni bakteret.

Zhytini ato në një enë të mbushur me zbardhues të përqendruar.

Ndërroni peshqirët disa herë në javë.

Lajini duart përpara dhe pasi të keni prekur ose përpunuar ushqim.

Dorezat Dhe Çelësat e Dritës
Të gjitha dorezat e dyerve apo dollapëve si dhe çelësat e dritës janë të ndotur.

Njerëzit mendojnë se vetëm doreza e derës së banjës është më e ndotura, por gabohen.

Çelësi i dritës së banjës, dera e frigoriferit, dera e sobës dhe e mikrovalës janë disa prej zonave më të ndotura të shtëpisë.

Ato duhet t’i pastroni me lecka disinfektuese.

Tualeti
Banja është vendi ideal për rritjen dhe shumimin e baktereve.

Lagështia që çlirohet gjatë dushit shtron terrenin për këto mikroorganizma.

Jini të vëmendshëm ndaj dorezës së dushit, kanalit kullues, rubinetit, dyshemesë përreth WC-së, peshqirëve dhe furçës së dhëmbëve.

Sipërfaqja e banjës dhe dorezat duhen fërkuar me disinfektues të paktën një herë në javë.

Për këtë mund të përdorni një furçë të vjetër dhëmbësh, me të cilën mund të pastroni në imtësi piletën e dushit apo rubinetin.

Peshqirët duhen ndërruar të paktën dy herë në javë ndërsa furça e dhëmbëve çdo tre muaj.

Lavatriçja
Nëse lani rroba në lavatriçe dhe nuk i nxirrni menjëherë, atëherë duhet të dini që i gjithë kazani i lavatriçes është i mbushur me baktere.

AgroWeb.org këshillon që rrobat duhen nxjerrë menjëherë pas larjes.

Nëse ato qëndrojnë më shumë se 30 minuta, atëherë më mirë lajini sërish.

Përdorni disinfektues për lavatriçen dhe ambientin përreth saj.

Dhoma E Ndenjes
Pulti i televizorit, tastiera e kompjuterit, telefoni, tableti e të tjera janë pajisje që përdoren bashkarisht nga e gjithë familja.

Ekspertët thonë se tastiera është shpesh e mbushur me myk apo stafilokok.

Divanët dhe tapetet e ndryshme mund të kenë aq shumë pisllëk sa edhe rruga mund të jetë më e pastër thonë profesionistët.

Sendet Personale
Atletet, çanta e palestrës, kufjet e shumë prej pajisjeve të përditshmërisë sonë janë gjithashtu të mbuluara nga bakteret dhe myku.

Pajisjet më të ndotura janë celulari, çelësat, lekët, portofoli dhe pjesa fundore e çantës e cila vihet gjithnjë në sipërfaqe të ndotura.

Të gjitha këto pajisje mund të pastrohen me lecka disinfektuese.

Higjena E Mirë Gjysma E Punës
Pastrojini sendet tuaja personale duke përdorur ujë me sapun, zbardhues, solucione disinfektuese, uthull, limon, sodë buke.

Lajini duart pas përdorimit të banjës, dhe sigurisht para dhe pas prekjes së ushqimit.

Duart duhen larë për 20 deri në 30 sekonda që të shmanget çdo ndotje./AgroWeb.org

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ky është vendi më i sigurt për t’u vizituar në vitin 2026

Ky është vendi më i sigurt për t’u vizituar në vitin 2026

A zgjoheni gjatë natës? Arsyeja mund të jetë më interesante se mendoni

A zgjoheni gjatë natës? Arsyeja mund të jetë më interesante se mendoni

Trendi “Silent Luxury” rikthehet fuqishëm këtë vjeshtë: Eleganca që nuk bërtet më shumë se duhet!

Trendi “Silent Luxury” rikthehet fuqishëm këtë vjeshtë: Eleganca që nuk bërtet më shumë se duhet!

Rituali 30-sekondësh që bëjnë çdo mëngjes njerëzit e suksesshëm

Rituali 30-sekondësh që bëjnë çdo mëngjes njerëzit e suksesshëm

Presidenca për Isa Mustafën: Koha e tij në politikë, fatmirësisht ka perënduar

Presidenca për Isa Mustafën: Koha e tij në politikë, fatmirësisht ka perënduar

Ky është vendi më i sigurt për t’u vizituar në vitin 2026

Ky është vendi më i sigurt për t’u vizituar në vitin 2026

Drita mysafire e Shelbourne, Shkëndija e pret ekipin nga Madridi

Drita mysafire e Shelbourne, Shkëndija e pret ekipin nga Madridi

Rama: Shqipëria në rrugën e duhur për mbylljen e negociatave brenda vitit 2027

Rama: Shqipëria në rrugën e duhur për mbylljen e negociatave brenda vitit 2027

Zbulohet pamja e telefonit të parë inteligjent të Samsungut me tre palosje

Zbulohet pamja e telefonit të parë inteligjent të Samsungut me tre palosje

Cilat zakone duhet të ndaloni për të ulur dhjamin rreth barkut?

Cilat zakone duhet të ndaloni për të ulur dhjamin rreth barkut?

Yamal për golin e tij: Messi ka shënuar mijëra të tillë

Yamal për golin e tij: Messi ka shënuar mijëra të tillë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën