TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Numri i nxënësve ka shënuar rënie në Kosovë, cilët janë shkaktarët?

Bazuar në një hulumtim të Institutit GAP, numri i nxënësve në Kosovë ka pësuar një rënie. Ani pse ky trend ka vazhduar vite me radhë, sipas njohësve të arsimit, ky duhet të jetë një lloj mesazhi për institucionet përkatëse.

by Fëllënza Krasniqi
1 vit ago
1 0
A A

Bankat shkollore janë zbrazur pothuajse në të gjithë Komunat e Kosovës.

Një hulumtim i Institutit “GAP”, tregon që është vërejtur një rënie e numrit të nxënëseve në katër vitet e fundit.

Numri i nxënëseve është zvogëluar për rreth 28 mijë.

Komuna që ka pësuar më shumë sipas këtyre të dhënave është ajo e Zveçanit, Kllokotit, dhe Kamenicës.

Mirëpo nga njohës të arsimit vlerësohet se ky nuk është trend i ri.

“Numri i nxënësve është në ulje dhe atë si projeksion i kamotshme dhe tashmë për vite me radhë i prezantuar nga Agjencioni i Statistikave dhe atë në të gjitha kuadratet, pra nuk është një befasi është një trend demografikë prezent edhe në rajon e që ka karakter demografikë të dikuar nga nataliteti, poashtu imigrimi. Po ajo se çka është për tu befasuar dhe meriton një vëmendje padyshim është reagimi institucional që për me përshtat politika dhe investime në sistemin arsimorë konform uljes së numrit te nxënësve si projeksion demografikë”, ka thënë Rinor Qehaja.

E sado i vogël që është numri i nxënësve që janë larguar nga shkolla fillore e mesme e ulët “Emin Duraku”, drejtori i shkollës Visar Imeri e sheh si shqetësuese.

“Te ne në shkollë për momentin qëndrojmë mirë se për shkak të reformave që kanë ndodhur në shkollë, ka rritje të numrit të nxënësve pra që vijnë prej shkollave të tjera e kërkojnë me qenë nxënës të shkollës sonë, por paralelisht ka pasur edhe raste që kanë migruar jashtë vendit jo pak por një numër simbolik. Këto dy vitet e fundit prej procesit të liberalizimit të vizave e tutje mundem me thanë që deri në 8 familje kanë dalë në jashtë vendit por kjo gjë nuk është vërejtur shumë tek numri i përgjithshëm. Megjithatë prapë mbetet shqetësuese se nuk është e lehtë dhe e mirë”, thotë Imeri.

E se cilët janë faktorët që shtyjnë drejt kësaj rruge, e tregoi për televizionin sociologu Genc Xërxa.

“Faktorët janë të shumë, njëri prej tyre është nataliteti pra zvogëlimi i lindjeve për shkak të kushteve socio-ekonomike. Pastaj në këtë dhjetë vjeçarin e fundit kemi pas edhe një migrim masiv, e më pas janë edhe kushtet e tjera të varfërisë ku shumica e nxënësve duhet të braktisin shkollën. Po kemi edhe një lloj shpërndarje të popullsisë në mënyrë jo proporcionale nga vendet rurale drejt vendeve urbane” vlerëson ai.

Sipas, Xërxës edhe koha e pandemisë ka ndikuar në uljen e nxënësve në shkolla.

Ndërkohë, sipas raportit të institutit “GAP”, në Fushë Kosovë ka një ngritje prej 10 përqind dhe në Junik 6 përqind.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Kurti: Regjistrimi i pronave në emër të të dy bashkëshortëve është rritur 300-fish

​Kurti: Regjistrimi i pronave në emër të të dy bashkëshortëve është rritur 300-fish

Kërkohet raportim i rregullt për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare 2030

Kërkohet raportim i rregullt për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare 2030

​Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, vetëm 6 deputetë morën pjesë

​Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, vetëm 6 deputetë morën pjesë

​Komisioni për Kulturë, Sport dhe Rini miraton ndryshimet buxhetore për vitin 2026

​Komisioni për Kulturë, Sport dhe Rini miraton ndryshimet buxhetore për vitin 2026

Carvajal zyrtarizohet te Getafe

Carvajal zyrtarizohet te Getafe

A zbatohet Ligji për Specialën? – Paralajmërohen protesta masive | MESDITË @teve1

A zbatohet Ligji për Specialën? – Paralajmërohen protesta masive | MESDITË @teve1

​Kurti: Regjistrimi i pronave në emër të të dy bashkëshortëve është rritur 300-fish

​Kurti: Regjistrimi i pronave në emër të të dy bashkëshortëve është rritur 300-fish

Gjyqtari Nuza delegohet në Ligën e Konferencës

Gjyqtari Nuza delegohet në Ligën e Konferencës

10 arsye pse duhet të lexosh çdo ditë

10 arsye pse duhet të lexosh çdo ditë

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?

Shtyhet seanca ndaj Erion Veliajt, gjykata gjobit avokatët me mbi 1 mijë euro secilin

Shtyhet seanca ndaj Erion Veliajt, gjykata gjobit avokatët me mbi 1 mijë euro secilin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën