TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Figura dhe veprimi i Afrim Zhitisë përkujtohen me shtatore monumentale

Sot në fshatin Llugë të Podujevës u përurua shtatorja e heroit të kombit Afrim Zhitia. Përfaqësues shtetërorë, familjarë dhe qytetarë të shumtë nderuan figurën dhe veprën e tij.

by TËVË 1
3 muaj ago
0 0
A A

Në rendin e parë të pjesëmarrëseve u ulë  nëna e heroit të kombit, Afrim Zhitia, Qamilja.

Me emocione e përcjell zbulimin e shtatores në fshatin Llugë të Podujevës për të birin, teksa ndihet krenare për  heroin që la gjurmë të mëdha në shtetin e Kosovës.

“Shumë mirë u kon jena ndi shumë mirë, ai ështe shku po une e di për çka është shku e per qata nihna mirë e nihna e fort e ideali i tij man gjallë se u shku per popull të vet e lavdi ju koftë krejt heronjve Afrimit e krejtve”, tha Qamile Zhitia.

Në këtë ceremoni solemne morën pjesë bashkëluftëtarë të të ndjerit, familjarë dhe përfaqësues të shtetit.

Figura e tij, e mbështjellë me të kuqe deri në momentin e zbulimit, u vendos përballë obeliskut monumental, duke sjellë në kujtesë jetën dhe sakrificën e tij në mbrojtje të atdheut.

Motra e heroit, Sadete Zhitia, e cilëson rikthimin e tij në Llugë si një fitore pas betejave të vështira.

“U deshtë një udhëtim i gjatë shumë i gjatë që Afrimi të kthehej këtu në shtëpinë e tij në vendin ku nisi rrugëtimi i tij për liri ky kthim pikërisht tani duket si një rikthim fitimtar pas betejave të vështira, historia duket se  e ka lidhur ardhjen e tij me bashkimin e Mitrovicës me shtrirjen e ligjit në tërë territorin e Kosovës”, tha motra e Afrimit, Sadete Zhitia.

E Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se me shtatoren po shtohet një vepër monumentale përkujtimi për Afrim Zhitinë.

“Jemi bashkuar këtu në fshatin Llugë në vendlindjen e Afrim Zhitisë për të inauguruar një formë tjetër të përkujtimit të figurës së Afrim Zhitisë dhe veprës së tij, obeliskut të përtrirë këtu sot po i shtohet edhe një skulptur sikur një vepër  monumentale publike e komomerimit të Afrim Zhitisë djalit të Llapit dhe heroit të Kombit. Dikush i ka ruajtur kujtimet për Afrimin e dikush i ka ruajtur letrat e fotografitë e Afrimit diku janë ruajtur rrëfimet për rezistencën e Afrimit dhe Fahriut në Brehg të Diellit e diku janë shkruar e mësuar idealet dhe frymëzimet e tyre politike”, deklaroi Kurti.

Edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj  njëherit ish komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, theksoi se rezistenca e Afrim Zhitisë përshpejtoi zhvillimet që pasuan në Prekaz.

“Ky akt i tij edhe i rezistencës në një kohë të hershme në vitin 1989 e ka përshpejtu në një mënyrë apo në një tjetër atë që ndodhi në Prekaz më vonë”, tha Haradinaj.

Ideatori i obeliskut, Ismet Sylejmani, e quajti vendosjen e shtatores ngjarje të madhe historike.

“Vendosja e shtatores së heroit të kombit Afrim Zhitia është edhe do të mbetet ngjarje e madhe historike kombëtare sot e përgjithmonë do të qendrojë në bronz këtu pranë obelesikut gjigant udhëheqësi i madh Afrim Zhitia”, tha Sylejmani.

E një fjalë rasti e tha edhe Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.  Ai u shpreh se shtatorja është pasqyrim i shpirtit dhe guximit të heroit.

“Shtatorja e Afrim Zhitis është më shumë se një monument ajo është një pasqyrim i shpirtit i guximit dhe i vullnetit, njeriut që jetën ia kushtoi liris dhe atdheut”, tha Bulliqi.

Shtatorja u punua nga artisti llapjan Alban Blakçori.

Me 2 nëntor 1989 në lagjjen Bregu i Diellit ne Prishtinë u rrethohen nga forcat serbe, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Pas një luftimi 10-orësh ra heroikisht Afrimi së bashku me Fahri Fazliun.

Tags: Teve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për sot

Moti sot i vranët në mëngjes, gjatë ditës mund të ketë edhe diell

Von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm lëshojmë 205 milionë euro për Kosovën

Von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm lëshojmë 205 milionë euro për Kosovën

Selmanaj: Mungesa e Agim Veliut në listë, gabim i madh për LDK-në

Selmanaj: Mungesa e Agim Veliut në listë, gabim i madh për LDK-në

Selmanaj: Na vjen keq që Kosova po shkon sërish në zgjedhje, LDK-ja nuk është përgjegjëse për bllokadën

Selmanaj: Nuk iu besoj fare deklaratave të Osmanit për heqjen e masave të BE-së

Selmanaj: Nuk iu besoj fare deklaratave të Osmanit për heqjen e masave të BE-së

Emisioni “Info Nata” 17.12.2025

Emisioni “Info Nata” 17.12.2025

BE: Ballkani Perëndimor duhet të zgjidhë çështjet e personave të zhdukur dhe krimeve të luftës

BE: Ballkani Perëndimor duhet të zgjidhë çështjet e personave të zhdukur dhe krimeve të luftës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën