TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Reagimet për pezullimin e fondeve serbe në veri – Bislimi: Nuk kemi targetuar institucione shëndetësore, kjo është propagandë serbe

by Tëvë1
4 muaj ago
2
A A
Reagimet për pezullimin e fondeve serbe në veri – Bislimi: Nuk kemi targetuar institucione shëndetësore, kjo është propagandë serbe

Inspektorati i Komunës së Mitrovicës së Veriut ka pezulluar punën e Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Fondit për Sigurim Invalidor e Pensional, të cilët operojnë në katër komunat veriore të Kosovës sipas sistemit të Serbisë.

Vendimi ka nxitur reagime ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian, i cili e ka dënuar mbylljen e zyrave në veri, duke e cilësuar këtë si një “veprim tjetër të pakoordinuar nga Qeveria në detyrë të Kosovës.”

Ndaj kritikave ka reaguar zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, i cili përmes një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter) ka sqaruar se Kosova nuk ka targetuar asnjë institucion shëndetësor në veri, përfshirë edhe ato që ai i cilëson si të paligjshme.

“Kosova nuk ka targetuar asnjë institucion shëndetësor që operon në katër komunat në veri. Madje as ato ilegale të themeluara nga Serbia (askush nuk e kupton domethënien ligjore të termit të përdorur zakonisht ‘Serbia run institutions in Kosovo’)”, shkroi Bislimi.

Ai shtoi se Kosova është duke punuar për të përfshirë këto institucione në kuadrin ligjor të Republikës së Kosovës, me qëllim që të mos ketë ndërprerje në shërbimet shëndetësore.

“Kosova po punon për një zgjidhje për përfshirjen e tyre në kuadrin tonë ligjor, duke siguruar që të mos ketë ndërprerje në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe akomodim maksimal për stafin shëndetësor,” theksoi ai.

Zëvendëskryeministri sqaroi se veprimi i Inspektoratit kishte të bënte me një aktivitet financiar të paligjshëm, jo me ndonjë ndërhyrje në sistemin shëndetësor.

“Inspektorët vendorë të tregtisë kanë mbyllur përkohësisht funksionimin e një fondi, i cili lëshonte në mënyrë të paligjshme fatura dhe kryente transaksione, derisa të paraqiten provat përkatëse,” u shpreh ai.

Në fund të reagimit të tij, Bislimi kritikoi Serbinë për, siç tha ai, manipulim të opinionit publik përmes lajmeve të rreme.

“Të gjithë jemi vërtet të impresionuar nga aftësia serbe për të manipuluar opinionin publik me prodhimin masiv të lajmeve të rreme, por është me rëndësi të madhe t’i trajtojmë ato si mjet propagande dhe asgjë tjetër,” përfundoi ai.

Tags: Besnik BislimireagimTeve1zevendeskryeministri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në Bruksel

Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në Bruksel

Mehmeti: Rama keqpërdori ftesën e Trump për Bordin e Paqes dhe manipuloi popullin

Mehmeti: Rama keqpërdori ftesën e Trump për Bordin e Paqes dhe manipuloi popullin

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Bayerni fiton, Atalanta pëson në shtëpi

Bayerni fiton, Atalanta pëson në shtëpi

Emisioni “Info Nata” 21.01.2026

Emisioni “Info Nata” 21.01.2026

Chelsea, Liverpooli e Newcastle triumfojnë në Champions

Chelsea, Liverpooli e Newcastle triumfojnë në Champions

Barcelona mposht Slavian në Pragë

Barcelona mposht Slavian në Pragë

Juventusi fiton ndaj Benficas, Zhegrova në stol

Juventusi fiton ndaj Benficas, Zhegrova në stol

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën