TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Reagimi i Qeverisë pas pezullimit të dialogut: SHBA mbetet aleati ynë strategjik, i mirëpresim edhe kritikat

by Tëvë1
6 muaj ago
1
A A
Qeveria e Kosovës shpreh gatishmërinë për pranimin e migrantëve të dëbuar nga SHBA-ja

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën.

Ai theksoi se Qeveria e Kosovës ka qenë e para që ka përmbushur mandatin e plotë që nga shpallja e pavarësisë.
“Qeveria jonë ka qenë e para që ka përmbushur mandatin e plotë që nga shpallja e pavarësisë. Kjo i ka kontribuar stabilitetit institucional dhe zhvillimit socio-ekonomik të vendit, përkundër gjitha sfidave globale që kemi përjetuar nga viti 2021 e tutje,” ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Duke përmendur pandeminë, krizën energjetike dhe luftën në Ukrainë, Kryeziu tha se veprimet e Qeverisë kanë qenë gjithmonë ligjore dhe në funksion të stabilitetit.
“Veprimet tona, të ligjshme dhe kushtetuese, përgjatë gjithë kohës kanë qenë në shërbim të eliminimit të vatrave të destabilitetit me qëllim garantimin e stabilitetit të qëndrueshëm dhe afatgjatë,” tha ai.

Ai shtoi se në Kosovë ka sundim më të madh të ligjit dhe luftë kundër krimit dhe korrupsionit, duke e cilësuar stabilitetin e kaluar si “të rrejshëm”.
“Në Kosovë kurrë nuk ka pasur më shumë sundim ligji e luftim krimi e korrupsioni në gjithë territorin e Kosovës. Në të kaluarën, stabiliteti është synuar në kurriz të sundimit të ligjit dhe rendit publik, rrjedhimisht kemi pasur stabilitet të rrejshëm,” u shpreh Kryeziu.

Ai kujtoi edhe sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe EULEX-it në maj të vitit 2023, si dhe sulmin në Banjskë në shtator të atij viti, duke e cilësuar Serbinë si burim të destabilitetit në rajon.

Lidhur me integrimin e komunitetit serb në Kosovë, Kryeziu theksoi se Qeveria e ka depolitizuar këtë proces.
“Ne e kemi depolitizuar integrimin e serbëve në shtetin e Kosovës. Vullneti i bashkëqytetarëve tanë për integrim nuk ka munguar asnjëherë. Por ai shpesh ka qenë i sfiduar e i shtypur nga struktura ilegale e grupe kriminale,” tha ai, duke shtuar se këto struktura janë zëvendësuar me institucionet e Republikës së Kosovës.

Në reagimin e tij, Kryeziu foli edhe për kritikat e kryeministrit ndaj Gjykatës Kushtetuese.
“Është qëndrimi i tij i hapur se me vendimet e saj, Gjykata Kushtetuese e ka cenuar karakterin demokratik të Republikës së pavarur, dhe se me joefikasitetin e saj në trajtimin e lëndëve është bërë bashkëpjesëmarrëse në agjendën e partive politike opozitare për të vonuar reformat themelore,” shkroi ai.

Megjithatë, ai ritheksoi mirënjohjen ndaj SHBA-së për mbështetjen e vazhdueshme.
“Ne i jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendin tonë dhe i falënderojmë për mbështetjen dhe ndihmën ndaj shtetit të Kosovës dhe popullit tonë në aq shumë fusha. I mirëpresim edhe kritikat. Kurdo që janë konkrete përpiqemi maksimalisht të përmirësojmë dhe korrigjojmë hapat e veprimet tona,” përfundoi Kryeziu.

Tags: LVVperparim ramaTeve1zedhenesdi i qeveris
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

30-vjeçarja dyshohet se vrau të fejuarin në Podujevë

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

20 vjeçarja e aksidentuar në Fushë Kosovë në gjendje të rëndë, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

Mbingarkesa në Emergjencë, apelohet që pacientët fillimisht të trajtohen në QMF

Mirëpritet ideja e inspektimit me dron në fushën e mjedisit

Mirëpritet ideja e inspektimit me dron në fushën e mjedisit

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

30-vjeçarja dyshohet se vrau të fejuarin në Podujevë

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

20 vjeçarja e aksidentuar në Fushë Kosovë në gjendje të rëndë, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

Mbingarkesa në Emergjencë, apelohet që pacientët fillimisht të trajtohen në QMF

Mirëpritet ideja e inspektimit me dron në fushën e mjedisit

Mirëpritet ideja e inspektimit me dron në fushën e mjedisit

Arrestohet edhe një i dyshuar për vrasjen në Klinë, konfiskohet arma e cila dyshohet se është përdorur

Vritet një person në Podujevë

22 mars 1998, zgjedhjet në kohë lufte

22 mars 1998, zgjedhjet në kohë lufte

Kuvendi miraton zgjatjen e ndarjeve buxhetore

Punuan një muaj, mbi 182 mijë euro pagesa për deputetët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën