TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

AGK reagon pas konferencës së Osmanit: Akuzat e saj rrezikojnë sigurinë e gazetarëve

by Tëvë1
7 muaj ago
1
A A
AGK reagon pas konferencës së Osmanit: Akuzat e saj rrezikojnë sigurinë e gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, të bëra gjatë konferencës për media të enjten, ku ajo ka aluduar për përfshirjen e disa gazetarëve në hetime të lidhura me Milan Radojiçiqin, pa ofruar asnjë provë konkrete.

Sipas AGK-së, kjo qasje e Presidentes përbën rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë fizike dhe juridike të gazetarëve në Kosovë.

“Akuzat dhe insinuatat e Presidentes Osmani rrezikojnë sigurinë fizike të gazetarëve,” thuhet në reagimin zyrtar të AGK-së.

Presidentja Osmani gjatë konferencës për shtyp është shprehur se “disa gazetarë” janë përmendur në raportet e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), në lidhje me raste të sigurisë, duke i lidhur me Radojiçiqin dhe me atë që e ka quajtur “grusht-shtet”.

AGK e ka quajtur këtë një retorikë “thellësisht të papërgjegjshme” për një lidere shteti dhe ka paralajmëruar se ajo përbën formë të hapur të intimidimit ndaj gazetarëve.

“AGK-ja e dënon ashpër retorikën akuzuese dhe nxitëse të Presidentes Osmani gjatë konferencës për shtyp, pasi që ajo rrezikon direkt sigurinë fizike të gazetarëve,” thuhet në deklaratë.

Organizata e gazetarëve ka kërkuar po ashtu një reagim të qartë nga organet e sigurisë në vend, në lidhje me akuzat e bëra nga Presidentja, duke i cilësuar ato si shqetësuese dhe të pabazuara.

“AGK-ja fton organet e sigurisë të deklarohen për këto akuza kaq të rënda, që shërbejnë si intimidim i hapur ndaj gazetarëve, në përpjekje për të ndaluar punën e tyre për të bërë pyetje në interes të publikut.”

Në fund të reagimit, AGK ka bërë thirrje që Presidentja të tërhiqet nga praktikat që i cilëson si jodemokratike, dhe të mbrojë lirinë e medias dhe të shprehjes, siç e kërkon roli i saj kushtetues.

“AGK-ja e fton sërish Presidenten Osmani që të heqë dorë nga praktika jodemokratike e sulmeve ndaj gazetarëve dhe medieve, dhe të luajë rolin e saj kushtetues që garanton lirinë e medias dhe shprehjes.”

Tags: AGKGazetarëtkonferenceTeve1Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nëntë anëtarët e rinj të KQZ-së betohen para Presidentes Osmani

Nëntë anëtarët e rinj të KQZ-së betohen para Presidentes Osmani

Zgjedhja e presidentit, Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze mes partive

Zgjedhja e presidentit, Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze mes partive

Kusari-Lila takohet me ambasadorin italian, flasin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Kusari-Lila takohet me ambasadorin italian, flasin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Haxhiu rithekson përkushtimin për avancimin e grave në Kosovë

Haxhiu rithekson përkushtimin për avancimin e grave në Kosovë

Erërat e forta rrëzojnë pemët në Vlorë

Erërat e forta rrëzojnë pemët në Vlorë

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen tre persona

Infermieri në Elbasan goditet me mjet prerës, kapet i dyshuari

Nëntë anëtarët e rinj të KQZ-së betohen para Presidentes Osmani

Nëntë anëtarët e rinj të KQZ-së betohen para Presidentes Osmani

Era e fortë rrëzon pemë në Zagreb, pezullohet mësimi në shkolla

Era e fortë rrëzon pemë në Zagreb, pezullohet mësimi në shkolla

Zgjedhja e presidentit, Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze mes partive

Zgjedhja e presidentit, Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze mes partive

Kusari-Lila takohet me ambasadorin italian, flasin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Kusari-Lila takohet me ambasadorin italian, flasin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Shqipëria stërvitet në Varshavë për Ukrainën

Shqipëria stërvitet në Varshavë për Ukrainën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën