TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër Mujkës dhe Muzliukajt për shkëmbimin e pronës në Mitrovicë

Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë kundër kryeshefit të ndërmarrjes Ibër-Lepenci, Faruk Mujka, si dhe ish-drejtorit për gjeodezi në komunën e Mitrovicës, Hysen Muzliukaj, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Rasti ka të bëjë me shkëmbimin e një prone të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në Mitrovicë.

by Fëllënza Krasniqi
5 muaj ago
1 0
A A

Përkundër që zyrtarisht kishin nisur hetimet ndaj tij, ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Faruk Mujka, në dhjetorin e vitit 2022, u zgjodh në pozitën e kryeshefit të ndërmarrjes “Ibër Lepenci”.

Rreth tre vite pas, ndaj Faruk Mujkës, dhe ish-drejtorit komunal të Mitrovicës, Hysen Muzliukaj, është ngritur një aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Prokuroria Speciale po i akuzon Mukën dhe Muzliukajn se i shkaktuan dëm Agjencisë Kosovare të Privatizimit, në vlerë rreth 125 mijë euro, kur vendosën ta shkëmbejnë një pronë komunale, në kohën kur Mujka mbante pozitën e nënkryetarit të komunës së Mitrovicës, kurse Muzliukaj pozitën e drejtorit për gjeodezi.

“Sipas aktakuzës, më 25.04.2021, të pandehurit, duke qenë në dijeni se Kuvendi i Komunës kishte marrë dy herë vendim për shpalljen me interes të posaçëm publik të një prone të paluajtshme, i paraqitën po këtij Kuvendi një Propozim-Vendim për këmbimin e të njëjtës prone, duke e paraqitur atë si pronë komunale, duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm prej 125,100.00 euro Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP)”, kanë njoftuar nga prokuroria.

Mujka, gjithashtu po akuzohet për mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë.

Monitoruesit e sistemit të drejtësisë, kanë kritika për mënyrën se si gjykatat dhe prokuroritë, i trajtojnë rastet e keqpërdorimeve të detyrës zyrtare.

“Kjo po ndodh për shkak se procesi hetimor nuk po zhvillohet si duhet nga policia dhe prokuroria e shtetit dhe provat që po deponohen në gjykata nuk po qëndrojnë ose nuk po janë prova të besueshme që gjyqtarët e Kosovës me i dënuar këta zyrtarë publikë. Mirëpo, faji mbetet edhe te gjykatat të cilat me apo pa qëllim kanë zvarritur proceset gjyqësore sidomos të profilit të lartë të politikanëve që kanë qenë të akuzuar për vepra penale të korrupsionit”, është shprehur Bugaqku.

“Prokuroria do të duhej të aktivizohej dhe të fillonte hetimet kundër çdo vendimi që është marrë e që bie në kundërshtim me ligje dhe kompetencat që ligji i autorizon të ndërmarrin ato institucione apo ajo zyre qeveritare. Kështu që fatkeqësisht edhe prokuroria është duke e neglizhuar apo edhe nga ana tjetër kam përshtypjen që edhe nuk e ka guximin që të inicioj hetimet sipas detyrës zyrtare sepse ligjin e obligon prokurorinë që në çdo rast në çdo situatë kur ka vepër penale sipas detyrës zyrtarë do të duhet të inicioheshin hetime”, ka thënë Nrecaj nga Instituti Clard.

Nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, të hënën, kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, e shkarkoi drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Fahri Jasharin.

Sipas Hamzës, Jashari dyshohet se e keqpërdori detyrën e tij kur i ndau rreth 6 mijë e 500 euro më shumë subvencion, një Organizate Joqeveritare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku takohet me Osmanin

Abdixhiku takohet me Osmanin

PDK mban konferencë për media

PDK: Qëndrimet e Prokurorisë në Hagë në shërbim të narrativës së rreme serbe, devijim nga e vërteta dhe drejtësia

Hapet sot periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Prokuroria në Prizren njofton se 9 nga 51 të intervistuarit janë ndaluar për falsifikim të rezultateve të votimit në Dragash

Pretendimet e Prokurorisë: Pjesëmarrja e të akuzuarve në krime parashtrohet hollësisht në dosjen tonë

Pretendimet e Prokurorisë: Pjesëmarrja e të akuzuarve në krime parashtrohet hollësisht në dosjen tonë

Abdixhiku takohet me Osmanin

Abdixhiku takohet me Osmanin

PDK mban konferencë për media

PDK: Qëndrimet e Prokurorisë në Hagë në shërbim të narrativës së rreme serbe, devijim nga e vërteta dhe drejtësia

Hapet sot periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Prokuroria në Prizren njofton se 9 nga 51 të intervistuarit janë ndaluar për falsifikim të rezultateve të votimit në Dragash

Pretendimet e Prokurorisë: Pjesëmarrja e të akuzuarve në krime parashtrohet hollësisht në dosjen tonë

Pretendimet e Prokurorisë: Pjesëmarrja e të akuzuarve në krime parashtrohet hollësisht në dosjen tonë

Sulmi izraelit në Libanin jugor vret tre persona, përfshirë një fëmijë

Sulmi izraelit në Libanin jugor vret tre persona, përfshirë një fëmijë

IKShPK thotë se uji në Liqenin e Badocit është i sigurt për pije

IKShPK thotë se uji në Liqenin e Badocit është i sigurt për pije

Shoferët e trenave në Spanjë nisin grevë mbarëkombëtare për shkak të shqetësimeve për sigurinë

Shoferët e trenave në Spanjë nisin grevë mbarëkombëtare për shkak të shqetësimeve për sigurinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën