TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Haxhiu: Nuk ka të drejtë të vetos për Listën Serbe

Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka duruar të martën komente në Gjykatën Kushtetuese për ankesën e Listës Serbe në lidhje me moszgjedhjen e nënkryetarit të pestë. E sot, Albulena Haxhiu tha se e drejta e vetos për Listën Serbe do të nënkuptonte zgjerim të Pakos së Ahtisaarit. Siç tha ajo, Vetëvendosje nuk do të votojë asnjë kandidat të Listës Serbe për nënkryetar.

by Fetije Kamberi
7 muaj ago
0 0
A A

Lëvizja Vetëvendosje iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend.

Të martën, ky subjekt politik dërgoi komente në Kushtetuese lidhur me ankesën e Listës Serbe për moszgjedhjen e nënkryetarit të pestë.

E një ditë pas, nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu doli në një konferencë për media.

Aty tha se s’ka të drejtë të vetos për Listën Serbe.

“Së pari dua të theksoj se shteti ynë është unitar dhe jo multietnik. Ky model është rregullatori i Republikës sonë demokratike. Në shtetin tonë të pavarur në vitin 2008, asnjë grup etnik, gjinor a shoqëror nuk e ka të drejtë ne vetos mbi organet tona që konstatojnë republikën. Ne qytetarët jemi palë të barabarta”, tha Haxhiu.

Nëse kjo ndodhë, ajo thotë se do të kishte zgjerim të Pakos së Ahtisaarit.

“Çdo hap tjetër në zgjerim të këtyre koordinatave do të përbente zgjerim të Pakos së Ahtisaarit nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Kjo nuk duhet të ndodhë dhe duhet të kundërshtohet nga të gjithë. Gjykata Kushtetuese as nuk e ka kompetencë e as këtë legjitimitet që të gërmojë në themelet e Kushtetues tonë, pra që ta ndryshojë apo shtojën diçka në të. Është e papranueshme që Lista Serbe që nuk njeh shtetin e Kosovës dhe institucionet e saj të përdorë vendet e rezervuara si mjet për të bllokuar konstituimin e Kuvendit dhe qeverisjes demokratike”, u shpreh ajo.

Sipas Haxhiut, subjekti që ajo përfaqëson nuk ka votë për asnjë kandidat të Listës Serbe.

Edhe njëherë, Haxhiu e arsyetoi ndarjen e votimit për komunitetet veç e veç.

Të martën, Gjykatës Kushtetuese me komente për këtë rast iu drejtua edhe e para e shtetit, Vjosa Osmani.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PD-ja pas protestës në Maqedoninë e Veriut: Shqipja nuk negociohet

PD-ja pas protestës në Maqedoninë e Veriut: Shqipja nuk negociohet

Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri

Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri

Komandanti i KFOR-it dhe gjenerali grek flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it dhe gjenerali grek flasin për sigurinë në Kosovë

Osmani: Në Kosovë s’ka pasur dhe nuk do të ketë asnjëherë qeveri anti-amerikane

Osmani përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Emisioni “Ditari” 06.04.2026

Izraeli godet uzinën kryesore petrokimike të Iranit

Izraeli godet uzinën kryesore petrokimike të Iranit

Komandanti i KFOR-it dhe gjenerali grek flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it dhe gjenerali grek flasin për sigurinë në Kosovë

Sulmet ajrore izraelite lënë të vrarë të paktën 36 persona në Liban

Sulmet ajrore izraelite lënë të vrarë të paktën 36 persona në Liban

Osmani: Në Kosovë s’ka pasur dhe nuk do të ketë asnjëherë qeveri anti-amerikane

Osmani përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën