TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Prishtina Parkingu kthehet në funksion të plotë, kush do t’i vendos gjobat?

Nga nesër Prishtina Parkingu do të rikthehet plotësisht në funksion, përkundër vendimit të Gjykatës Supreme, që kjo ndërmarrje ta ndryshoj rregulloren. Gjobat tash sipas komunës do t’i shqiptoj inspektorati, përderisa nuk do të ketë bllokim të veturave.

by Fëllënza Krasniqi
5 muaj ago
2 0
A A

Kanë kaluar disa muaj që kur Gjykata Supreme ka rrëzuar disa Nene të rregullores së ndërmarrjes “Prishtina Parking”.

Nenet kishin të bëjnë me mënyrën e pagesës, bllokimin e veturave dhe bartjen e tyre.

Por, sot Komuna e Prishtinës vendosi që të rikthej në  funksionaliteti të  plotë “Prishtina Parkingun”, duke e vënë në përdorim një rregullore tjetër.

“Nuk ka pësua asnjë ndryshim rregullorja se për me pësua ndryshim duhet të behët një dëgjim publik, pastaj të draftohet rregullorja me ndryshimet që duhet të bëhen, duhet të dërgohet votimi në asamblenë Komunale e kjo është procedura që do duhej të bëhej. Ajo se çfarë ka ndodh tani është një fuzionin i kompetencave që i ka Inspektoratit i kryeqytetit e pjesën tjetër logjistike do të ushtrojë tutje “ Prishtina Parking”,. Ka një rregullore për parkingje që do të thonë nuk është rregullore e ‘Prishtina Parking’, është rregullore e Komunës së Prishtinës, për çështjet e parkingjeve në bazë të së cilës edhe  ‘Prishtina Parking’, e ka zhvillu aktivitetin e saj”, ka thënë Brestovci .

Sipas të Brestovcit, vendimi i Gjykatës Supreme, do të respektohet siç është dhënë në aktgjykim.

“Do të thotë ‘Prishtina Parking’ nuk do të vazhdojë me vendosjen e gjobave siç ka bërë në të kaluarën dhe me vendosjen e bllokadave në vetura. Tani kompetencën e vendosjes së gjobave i është kaluar Inspektoratit të Prishtinës, përkatësisht sektori i shërbimeve publike, që të bëjë shqiptimin e gjobave për të gjithë ata që parkojnë vetura në trotuar , në hapësira të gjelbra, në vende ku parking është i ndaluar si dhe shqiptojnë gjoba për ngasësit e veturave të cilët  në vend parkingje të “ Prishtina Parking” nuk  e kanë kryer pagesën apo që i ka skaduar koha që e kanë bërë pagesën”, është shprehur tutje Brestovci.

Këtë, rikthim të “Prishtina Parkingut” e kanë kundërshtuar opozita.

“Që nga muaji maj, kur Gjykata Supreme ka rrëzuar disa dispozita të Rregullores, ekzekutivi i Prishtinës ka pasur kohë të mjaftueshme që ta sjellë në Kuvend ndryshimin e saj. Por nuk e ka bërë. Çdo gjobë e shqiptuar në këtë periudhë është e kontestueshme dhe cenon drejtpërdrejt parimin e legalitetit. Përgjegjësia bie mbi ekzekutivin që po vepron pa bazë ligjore dhe në kundërshtim me vendimin e gjykatës më të lartë në vend”, ka thënë Svecla.

Kurse, edhe sipas avokatit Asdren Bytyqi, një veprim i tillë është i jashtëligjshëm.

“Deri më tani komuna nuk ka e ka dokumentuar bazën ligjore mbi të cilat e ka rifonksionalizu “ Prishtina Parking”, duke ditur se Gjykata Supreme, shtyllat kryesore të kësaj ndërmarrje i ka rrëzuar dhe i ka rrezuar të kundërligjshme dispozitat kyçe. Në këtë situatë kryetari i Komunës por edhe varësit e tij nuk na kanë treguar se mbi cilën bazë ligjore e kanë rifonksionalizu, nëse e kanë bërë plotësim ndryshimin e rregullores, nëse kanë nxjerr rregullore të re, ose kanë nxjerr një vendim që funksionon  pikat kritike ose pikat që janë rrezuar nga Gjykata Supreme. Një gjë duhet ditur se çfarë do lloj rifunskionalizimi të ndërmarrjes pa bazë të qartësuar ligjore, kur nuk janë të përcaktuara kompetencat detyra të drejtat dhe përgjegjësit dhe funksionimi i saj i plotë është i kundërligjshëm, nuk mundet mbi bazën e një rregullore paraprake që është e kontestuar dhe e shfuqizuar nga ana e gjykatës Supreme”, është shprehur avokati, Asdren Bytyqi.

Rikthimin e “Prishtina Parkingut” pa u bërë ndryshimi i rregullores konform aktgjykimit të Supremes është kundërshtuar edhe nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, të cilët e patën deponuar padinë në gjykatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku takohet me Osmanin

Abdixhiku takohet me Osmanin

PDK mban konferencë për media

PDK: Qëndrimet e Prokurorisë në Hagë në shërbim të narrativës së rreme serbe, devijim nga e vërteta dhe drejtësia

Hapet sot periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Prokuroria në Prizren njofton se 9 nga 51 të intervistuarit janë ndaluar për falsifikim të rezultateve të votimit në Dragash

Pretendimet e Prokurorisë: Pjesëmarrja e të akuzuarve në krime parashtrohet hollësisht në dosjen tonë

Pretendimet e Prokurorisë: Pjesëmarrja e të akuzuarve në krime parashtrohet hollësisht në dosjen tonë

Abdixhiku takohet me Osmanin

Abdixhiku takohet me Osmanin

PDK mban konferencë për media

PDK: Qëndrimet e Prokurorisë në Hagë në shërbim të narrativës së rreme serbe, devijim nga e vërteta dhe drejtësia

Hapet sot periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Prokuroria në Prizren njofton se 9 nga 51 të intervistuarit janë ndaluar për falsifikim të rezultateve të votimit në Dragash

Pretendimet e Prokurorisë: Pjesëmarrja e të akuzuarve në krime parashtrohet hollësisht në dosjen tonë

Pretendimet e Prokurorisë: Pjesëmarrja e të akuzuarve në krime parashtrohet hollësisht në dosjen tonë

Sulmi izraelit në Libanin jugor vret tre persona, përfshirë një fëmijë

Sulmi izraelit në Libanin jugor vret tre persona, përfshirë një fëmijë

IKShPK thotë se uji në Liqenin e Badocit është i sigurt për pije

IKShPK thotë se uji në Liqenin e Badocit është i sigurt për pije

Shoferët e trenave në Spanjë nisin grevë mbarëkombëtare për shkak të shqetësimeve për sigurinë

Shoferët e trenave në Spanjë nisin grevë mbarëkombëtare për shkak të shqetësimeve për sigurinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën