TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IPK: Pretendimet e `Demokracisë Serbe` për ankesa janë të pavërteta

by teve1
7 muaj ago
1
A A
IPK: Pretendimet e `Demokracisë Serbe` për ankesa janë të pavërteta

Inspektorati Policor i Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të subjektit “Demokracia Serbe”, duke i cilësuar si të pavërteta dhe tendencioze pretendimet se gjoja janë fshehur mbi 30 ankesa të paraqitura nga ky subjekt.

Në reagim thuhet se asnjë ankesë nuk fshihet dhe se, çdo rast që pranohet regjistrohet zyrtarisht, trajtohet në përputhje me mandatin ligjor dhe hetohet në mënyrë profesionale.

“Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) hedh poshtë si të pavërteta dhe tendencioze pretendimet e subjektit “Demokracia Serbe”, sipas të cilit gjoja janë fshehur mbi 30 ankesa të paraqitura nga ky subjekt. IPK thekson qartë se asnjë ankesë nuk fshihet. Çdo rast që pranohet regjistrohet zyrtarisht, trajtohet në përputhje me mandatin ligjor dhe hetohet në mënyrë profesionale, objektive dhe të pavarur, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, politike apo sociale të ankuesit”, theksohet në komunikatë.

Sipas IPK-së, zyra në Mitrovicën e Veriut funksionon rregullisht dhe është e hapur për të gjithë qytetarët.

“Nga kjo zyrë dhe në objektin e IPK-së në Hajvali për periudhën 6 mujore të vitit 2025 janë pranuar dhe trajtuar 38 ankesa nga qytetarët e komunave veriore të Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur në njoftim.

Tutje, IPK thekson se për secilin rast të raportuar ka ndërmarrë veprime hetimore konkrete bazuar në autorizimet ligjore.

“Janë përcjellë në Prokuroritë kompetente rastet kur janë konstatuar elemente të veprës penale, kurse në rastet e dyshimeve për shkelje administrative janë përcjellë për trajtim disiplinor në Policinë e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Në njoftim theksohet se në secilin rast IPK njofton palët për statusin e ankesave të tyre dhe se kjo ka ndodhur edhe me ankuesit nga subjekti “Demokracia Serbe”.

“Gjithashtu, IPK ka zhvilluar në Mitrovicën e Veriut takime të rregullta me qytetarë, organizata të shoqërisë civile dhe përfaqësues vendor e ndërkombëtarë me qëllim rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe besimit të publikut ndaj këtij institucioni”, deklaron IPK.

Sipas komunikatës, në këto takime janë dhënë shpjegime për mënyrën se si trajtohen ankesat e qytetarëve, duke u publikuar edhe raporte të veçanta lidhur me gjetjet e hetimeve për pesë vitet e fundit.

“IPK është institucion i pavarur, multietnik dhe i mbështetur në standardet ndërkombëtare, i cili nuk ndikohet dhe trajton me paanshmëri çdo rast duke kërkuar llogaridhënie nga Policia e Kosovës bazuar në mandatin ligjor”, thuhet në njoftim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Shtimes, Kryetari Aliu: Lajm tronditës, fort i trishtë e pikëllues

Vdes Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Shtimes, Kryetari Aliu: Lajm tronditës, fort i trishtë e pikëllues

Arratiset një person nga Psikiatria Forenzike

Arratiset një person nga Psikiatria Forenzike

Çmimi i naftës në Kosovë deri në 1.32 cent, ndërhynë Ministria e Tregtisë

3 centë më lirë se dje, ky është çmimi i naftës sot në Kosovë

Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa leje në pronë të Trepçës në veri të Mitrovicës

Shqipëria në qershor luan me Luksemburgun

Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtinë

Policia arreston dy të dyshuar për therjen e dy personave në Prishtinë, ngjarja ndodhi të dielën

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Shtetasi shqiptar arrestohet në Prishtinë, pesë migrantë nga Egjipti gjetën strehë në kamionin e tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën