TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjykata Kushtetuese reagon për “deklarimet e pamatura të zyrtarëve të lartë shtetërorë”

by teve1
10 muaj ago
1
A A
Gjykata Kushtetuese reagon për “deklarimet e pamatura të zyrtarëve të lartë shtetërorë”

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka shprehur shqetësim për ‘deklarimet e zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve politikë’.

Në reagim thuhet se, pavarësia e Gjykatës Kushtetuese nuk është privilegj i gjyqtarëve të saj, por është themel i shtetit të së drejtës.

“Pavarësia dhe paanshmëria e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës janë të mbrojtura me Kushtetutë, dhe asnjë institucion, parti politike apo individ nuk mund të ndërhyjë në punën e saj. Çdo përpjekje për të ushtruar presion mbi gjyqtarët kushtetues përbën cenim të parimit themelor të ndarjes së pushteteve dhe minon besimin e qytetarëve në sundimin e ligjit dhe në vetë demokracinë”, nënvizohet në reagim.

Tutje theksohet se, vendimet e Gjykatës Kushtetuese bazohen ekskluzivisht në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në praktikën e saj gjyqësore, si dhe në standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

“Rrjedhimisht, çdo deklaratë që tenton të relativizojë apo paragjykojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese është jo vetëm e papërgjegjshme, por edhe e dëmshme për zhvillimin demokratik të vendit. Gjykata apelon tek të gjitha palët që të respektojnë pavarësinë e saj, të përmbahen nga deklaratat që cenojnë integritetin e gjyqtarëve dhe vendimmarrjen e tyre të pavarur, dhe të kontribuojnë në forcimin e rendit kushtetues. Vetëm përmes respektimit të këtij parimi themelor mund të garantohet një shoqëri e drejtë, demokratike dhe funksionale për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në reagim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK kryhen dy operacione të rralla

Në Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK kryhen dy operacione të rralla

Basha paralajmëron masa ligjore ndaj operatorëve që po vonojnë punimet në rrugën Prishtinë–Podujevë

Basha paralajmëron masa ligjore ndaj operatorëve që po vonojnë punimet në rrugën Prishtinë–Podujevë

Viti 2025, vit i humbur legjislativ

KQZ certifikoi rezultatet – Këta janë 120 deputetët e rinj të zgjedhur

Komandanti i KFOR-it për Rajonin Lindje takon kryetarin e Zveçanit, në fokus situata e sigurisë

Xhaka u provokua me flamur të Serbisë në duelin me Kolumbinë

Xhaka u provokua me flamur të Serbisë në duelin me Kolumbinë

Basha paralajmëron masa ligjore ndaj operatorëve që po vonojnë punimet në rrugën Prishtinë–Podujevë

Basha paralajmëron masa ligjore ndaj operatorëve që po vonojnë punimet në rrugën Prishtinë–Podujevë

Daliq largohet nga Kroacia

Daliq largohet nga Kroacia

Ylber Ramadani zhvendoset në Turqi

Ylber Ramadani zhvendoset në Turqi

Viti 2025, vit i humbur legjislativ

KQZ certifikoi rezultatet – Këta janë 120 deputetët e rinj të zgjedhur

Egjipti me ankesë zyrtare në FIFA

Egjipti me ankesë zyrtare në FIFA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën