TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

OVL-UÇK paralajmëron protesta nëse nuk shkarkohet Basha

by tëvë1
3 muaj ago
1
A A

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka kërkuar zyrtarisht shkarkimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, për shkak të një publikimi shkencor që sipas tyre, përmban pretendime të pavërteta dhe denigruese ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati në një konferencë për media, deklaroi se kërkesa për shkarkimin e Bashës u është dërguar më 28 gusht të gjitha grupeve parlamentare në Kuvend, me përjashtim të Listës Serbe.

Ai paralajmëroi se në rast se Kuvendi nuk e merr parasysh këtë kërkesë në seancën e parë, OVL-UÇK do të organizojë protesta në gjithë vendin.

“Ne kemi marrë të gjitha veprimet tona ligjore, kemi bërë kërkesë për shkarkimin e Dimal Bashës me datën 28 gusht, ju kemi drejtuar të gjitha grupeve parlamentare të Republikës së Kosovës, vetëm Listës Serbe nuk i kemi dërguar kërkesë, gjitha grupeve, edhe Vetëvendosjes. Ne si organizatë do të marrim vendim që nëse në seancën e parë që do të mbahet, nuk marrin vendim partitë opozitare dhe LVV të shkarkojnë Dimal Bashën. Arsyeja është se ka bërë një botim shkencor, bashkërisht me një maqedone, e cila ka bashkëpunuar më të, ka shkruar një artikull kundër UÇK-së, se gjoja pjesëtarët e UÇK-së, në vitet e ’90, që është edhe më keq, në kohën kur kanë qenë gjallë, Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe shumë tjerë dëshmorë, ka shkruar dhe thotë se janë merr me trafikim droge, që është e pavërtetë, një gënjeshtër. Dhe nëse Parlamenti ynë nuk merr vendim të shkarkojë Bashën, rruga do të jetë e pashmangshme. Ne nuk e preferojmë rrugën, por po na imponojnë, tash partitë politike po na imponojnë që të dalim në protestë dhe të kërkojmë shkarkimin e tij. Për protestë do të ju njoftojmë shumë shpejtë, pasi të kthehem prej Hagës, pasi e kemi edhe një protestë atje, dhe sot nuk mund të përcaktojmë datë, por me siguri do të jetë shumë shpejtë”, ka thënë Gucati.

Ndërkohë, nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, tha se përmes protestave dhe avokimit ndërkombëtar, synohet të tërhiqet vëmendja te padrejtësitë që po ndodhin ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale.

“Ideja është që ne bashkëluftarët, dhe qytetarët e vendit tonë t’i themi Gjykatës Speciale, jo në emrin tim, nuk mund t’i gjykoni qytetarët, bashkëluftarët tanë, në emrin e këtij populli, mbi bazën e këtej populli, kjo nuk vlen. Avokimin që e bëjmë me diplomatë dhe të tjerët është t’i ngrisim shqetësimet tona, sepse ka disa prej tyre që edhe fare nuk janë marrë me këtë temë, dhe ne ua rikujtojmë, ktheheni kokën nga Gjykata Speciale, nga padrejtësia që po ndodh, apo mbikëqyreni punën që po bën Gjykata Speciale”, ka thënë Syla.

Kryetari Gucati ka folur edhe për protestën që do të mbahet më 14 shtator në Hagë, lidhur me padrejtësisë që po bëhen karshi ish krerëve të UÇK-së.

“Janë katër fjalime, kemi nga organizata veteraneve një fjalim, një fëmijë i dëshmorëve, pra një vajzë e cila është në specializim në Hagë, që punona atje, nga mërgata do të kenë fjalën, dhe e kemi edhe një mysafir ndërkombëtar, emrin e tij nuk mund të bëjmë publik deri me 13 këtë muaj do të bëjmë publik, ai ka shpreh gatishmëri me ardhë, edhe është kundërshtar i madh i asaj Gjykate, na ka vizituar edhe sa kam qenë në burg”, ka thënë Gucati.
Protesta do të mbahet më 14 shtator, me fillim nga ora 14:00, raporton KosovaPress.

Protesta organizohet nga mërgata shqiptare dhe mbështetet nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gazetari kroat: Ka prova, Vuçiq ka qenë pjesë e ‘Safari i Sarajevës’

Gazetari kroat: Ka prova, Vuçiq ka qenë pjesë e ‘Safari i Sarajevës’

Ndalohen rreth 300kg eksplosivë në Vërmicë

Ndalohen rreth 300kg eksplosivë në Vërmicë

​Osmani merr pjesë në mbrëmjen tradicionale në nderim të marinsave amerikanë

​Osmani merr pjesë në mbrëmjen tradicionale në nderim të marinsave amerikanë

Sindikata e Punëtorëve: Pjesës dërmuese të zyrtarëve ATK-së nuk i është rritur paga gjatë këtij mandati qeverisës

Zbulohen 157 punëtorë të padeklaruar gjatë aksionit të ATK-së

Gazetari kroat: Ka prova, Vuçiq ka qenë pjesë e ‘Safari i Sarajevës’

Gazetari kroat: Ka prova, Vuçiq ka qenë pjesë e ‘Safari i Sarajevës’

Ndalohen rreth 300kg eksplosivë në Vërmicë

Ndalohen rreth 300kg eksplosivë në Vërmicë

​Osmani merr pjesë në mbrëmjen tradicionale në nderim të marinsave amerikanë

​Osmani merr pjesë në mbrëmjen tradicionale në nderim të marinsave amerikanë

Sindikata e Punëtorëve: Pjesës dërmuese të zyrtarëve ATK-së nuk i është rritur paga gjatë këtij mandati qeverisës

Zbulohen 157 punëtorë të padeklaruar gjatë aksionit të ATK-së

Mirëpritet ardhja e 150 ushtarëve nga Kroacia në Kosovë

Mirëpritet ardhja e 150 ushtarëve nga Kroacia në Kosovë

Auto Draft

Kulla e Isa Boletinit në veri, kuq e zi për 28 nëntor

Nga e hëna ndërpritet transporti publik, Rama e Murati me akuza të ndërsjella

Nga e hëna ndërpritet transporti publik, Rama e Murati me akuza të ndërsjella

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën