TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova e nis me fitore edicionin e ri në Ligën e Kombeve

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kosova e nis me fitore edicionin e ri në Ligën e Kombeve

19:52 Kosova e nis me fitore edicionin e ri në Ligës e Kombeve

Kosova e ka nisur në mënyrën me të mirë edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Dardanët kanë arritur të fitojnë si mysafir i Qipros me shifra 2:0. Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të lehtë te Kosovës, por pa aksione të rrezikshme.

Figurë tjetër shfaqi Kosova në pjesën e dytë. Të përzgjedhurit e Alain Giresse dominuan plotësisht dhe rreshtuan rastet. E mbajtën Qipron thuajse në portë dhe vetëm pritej kur do të shënohej goli i parë.

Ishte Valon Berisha që zhbllokoi rezultatin në minutën e 65-të. Ai shënoi për 1:0 me goditje të bukur nga distanca. Për Berishën asistoi Vedat Muriqi.

Lojtarët e Kosovës nuk u ndalën, ndërkohë që nuk u testuan asnjëherë në mbrojtje. Golin e dytë për Kosovën e shënoi Edon Zhegrova në minutën e 78-të.

Deri në fund me rezultati nuk ndryshoj, dhe Kosova rrëmbeu tre pikë të arta në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Dardanët ndeshjen e dytë e zhvillojnë ndaj Greqisë në “Fadil Vokrri” ditën e dielë.


19;37 Zhegrova shënon golin e dytë për Kosovën

Edon Zhegrova shënon golin e dytë për Kosovën.

Dardanët tani janë në avantazh prej 2:0.

Ishte minuta e 78-të, kur numri 9-të i Kosovës me një gjuajtje të bukur gjeti për mrekulli objektivin për të dyfishuar epërsinë e ndeshjes.


19:24 Berisha me një supergol ndaj Qipros

Kosova ka arritur të kaloj në epërsi ndaj Qipros.

Dardanët shënuan në minutën e 65-të, duke kaluar në avantazh prej 1:0.

Edon Zhegrova e nisi aksionin, ndërsa pasimin final e bëri Vedat Muriqi. Berisha më pas e plasoi topin bukur dhe e kaloi Kosovën në epërsi prej një goli


19:04 Nis pjesa e dytë e ndeshjes Qipro – Kosova

Nisin 45 minutat e dytë të ndeshjes Qipro – Kosova.

Edhe në këtë franksion të dy skuadrat kanë vendosur të luajnë me futbollistët që edhe nisën takimin, pa pasur ndryshime në franksion.


18:48 Qipro dhe Kosova shkojnë në pushim me paqe në rezultat

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes së Grupi 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, mes Qipros dhe Kosovës.

Pjesa e parë e ndeshjes në AEK Arena në Larnaka te Qipros ka përfunduar me shifra 0:0. Kjo pesë karekterizohet me një dominim të lehtë te Kosovës në posedimin e topit, por që vendasit u treguan me të rrezikshëm.

Pieros Sotiriou në minutën e 41 ka mundur shumë lehtë të ndëshkoj “Dardanët”, mirëpo për fat të mirë objektivi i tij shkoj huq. Megjithatë te Kosova rrezikoj Zhegrova por goditja e tij ishte e plogësht, edhe pse me vështirësi e arriti ta pres portieri Neofytos Michael

Giresse në disa raste ka qenë i shqetësuar me paraqitjen e futbollistëve të tij, dhe në fraksionin e dytë pritet të ketë ndryshime në roster


18:22 Kosova me dominim të lehtë ndaj Qipros

Kosova është në dominimi të plotë në këto 20 minutat e parë ndaj Qipros.

Dardanët gjatë këtyre minutave janë munduar me gjysmë-raste, por rrezikuar kundërshtarin. Rasti më i mirë nga të kaltërit ishte ai i minutës së dhjetë, por që Muriqi nuk arriti ta shfrytëzoj pasimin e Milot Rashicës.


18:02 Nis takimi mes Qipros dhe Kosovës

Është nisur edhe ndeshja e parë e Kosovës në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” në AEK Larenca po luajnë me Qipron, në kuadër të Ligës C të Grupi i 2. Të parët me topin ka nisur të besuarit e Alain Giresse.

Kosova në letër është favoritë ndaj vendasve.


16:45 Formacionet zyrtare: Alain Giresse synon fitore me Kosovën ndaj Qipros

Qipro dhe Kosova do të luajnë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.

Takimi i takon Ligës C të Grupi 2, dhe zhvillohet nga ora 18:00 në AEK Arena në Laranca. Pak para ndeshjes Alain Giresse dhe homologu i tij Nikolaos Kostenoglou kanë shfaqur edhe formacionet e tyre startuese për këtë takim.

Formacionet zyrtare:

Qipro: Michael, Kyrlakou, Gogic, Panaglotulu, Antoniou, Artymatas, Kastanos, Papulis, Ioannou, Tzonis, Sotiriou.

Kosova: Muric, L. Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Aliti, Fazliji, Idrizi, V. Berisha, Zhegrova, Muriqi, Rashica. /Tëvë1/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ferizaj reagon pas finales së Kupës, ankohet për gjyqtarin Genc Nuza

Ferizaj reagon pas finales së Kupës, ankohet për gjyqtarin Genc Nuza

Alaba do të largohet nga Real Madridi, në fund të sezonit

Alaba do të largohet nga Real Madridi, në fund të sezonit

Ish-kapiteni i Chelseat, Azpilicueta, pensionohet nga futbolli aktiv

Ish-kapiteni i Chelseat, Azpilicueta, pensionohet nga futbolli aktiv

Arbeloa edhe zyrtarisht largohet nga Real Madridi

Arbeloa edhe zyrtarisht largohet nga Real Madridi

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person në Ferizaj, iu gjet armë me fishekë dhe rezultoi me urdhërarrest aktiv

​Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata në 18 shtete

​Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata në 18 shtete

​Dita Ndërkombëtare për Përfundimin e Fistulës Obstetrike

​Dita Ndërkombëtare për Përfundimin e Fistulës Obstetrike

E marta me diell dhe vranësira

E shtuna me vranësira dhe intervale me diell

Arben Lamçja, shtetas i Shqipërisë është personi i arrestuar në Prishtinë

Miratohet Udhëzimi Administrativ i cili i hap rrugë gradimit të policëve

“InfoNata” 22.05.2026

“InfoNata” 22.05.2026

Mustafa: PDK në pozitën më të disfavorshme momentalisht, fushata e Osmanit më shumë mllef sesa ofertë

Mustafa: PDK në pozitën më të disfavorshme momentalisht, fushata e Osmanit më shumë mllef sesa ofertë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën