TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prindërit kundër ndarjes në subvencionim për tekstet e parashkollorëve

Ministra e Arsimit në skemën për subvencionim nuk ka përfshirë parashkollorët. Këtë ndarje prindërit nuk e shohin si të duhur, prandaj kërkojnë që ky proces të ndryshohet për vitet e ardhshme.

by Fëllënza Krasniqi
11 muaj ago
1 0
A A

Mijëra nxënës sot iu drejtuan bankave shkollore.

Por, një pjesë e tyre nuk përfituan nga subvencionimi për tekstet mësimore.

Kjo meqë, në aplikimin e Ministrisë së Arsimit nuk janë përfshirë nxënësit që vijojnë mësimet në ciklin parashkollor.

Mos përfshirjen e të vegjëlve në këtë skemë, prindërit po e shohin si veprim jo të drejtë.

“Nuk është mirë sepse unë për vajzën e madhe i kam tërheq të hollat për librat e klasës së pestë, e për këta vogëlushët nuk ka. Nuk është mirë sepse dikush nuk ka mundësi me i ble libra diku rreth 20- 25 euro po u bëfshin për parashkollorë se ende nuk i kemi ble, por nuk është mirë nuk është mirë. Është kërkesë me i fut edhe parashkollorët për subvencione”, thotë Nazife Beiqi.

I lumtur për këtë fillim vit shkollor është edhe ky gjysh.

Por i njëjti, mendon se subvencionet duhet bërë për të gjithë nxënësit në vitet e ardhshme.

“Mendoj se duhet të subvencionohen të gjithë,megjithëse Ministria nuk i ka ndarë mjetet e mjaftueshme për të gjitha kategoritë e nxënësve. Kjo ka kaluar, por duhet me menduar për të ardhmen se çfarë ka kaluar nuk kthehet më,mirëpo për të ardhmen pse mos të subvencionohen edhe fëmijët parashkollorë”, shprehet Fadile Gashi.

Vlera e subvencionimit prej 80 eurove, sipas drejtorit të shkollës “Asim Vokshi” në kryeqytet, është e mjaftueshme për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën.

Por, ai theksohen se nga ky subvencionim, duhet të përfitojnë edhe parashkollorët.

“Unë mendoj që kjo është e domosdoshme që të bëhet një ndryshim. Për arsye se si fëmijët e tjerë që janë në klasën e parë e të nëntë, po ashtu edhe këta janë fëmijët tanë dhe janë fëmijë të shkollave tona, kështu që edhe ata duhet të subvencionohen”, thotë Nazif Jashari – drejtor i shkollës.

Kurse edhe sipas njohësit të arsimit Rinor Qehaja, në ndryshimet e kurikulës duhettë përfshihet edhe kjo kategori e nxënësve.

“Rikujtojë që parashkollorët, tashmë janë hutuar me kurrikul të re dhe ndoshta kjo futja në kurrikul të re do të duhet të i paraprinte edhe një ndryshimi në legjislacionin aktual qe me hapë rrugë që Ministria me e hapë subvencionimin edhe për klasë përgatitore. E që përgatitorja ka një pako edukative që shpresoj shumë që të mos jetë një barrë e madhe financiare për prindërit”, shprehet Rinor Qehaja – njohës i arsimit.

Në lidhje me çështjen e mungesës së subvencionimit për librat të këtyre nxënësve, televizioni ka dërguar pyetje në ministrisë e Arsimit, mirëpo nuk ka pranuar përgjigje gjatë ditës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

LVV mbetet e hapur për marrëveshje me partitë, pas pezullimit të bisedimeve nga LDK-ja

LVV mbetet e hapur për marrëveshje me partitë, pas pezullimit të bisedimeve nga LDK-ja

I shkaktuan dëm prej 18 mijë euro komunës së Prizrenit, aktakuzë ndaj dy personave

Aktakuzë ndaj I.K. për një postim në Facebook, dyshohet se nxiti mosdurim ndërmjet grupeve fetare

Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin zviceran, e falënderon për kontributin në forcimin e partneritetit me Kosovën

Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin zviceran, e falënderon për kontributin në forcimin e partneritetit me Kosovën

Vdes punëtori i KEK-ut që u lëndua një javë më parë në vendin e punës në Obiliq

Vdes punëtori i KEK-ut që u lëndua një javë më parë në vendin e punës në Obiliq

Zelanda e Re goditet nga një tërmet i fuqishëm

Zelanda e Re goditet nga një tërmet i fuqishëm

Zyrtare: FC Prishtina e transferon lojtarin që shkëlqeu edicionin e kaluar te Malisheva

Zyrtare: FC Prishtina e transferon lojtarin që shkëlqeu edicionin e kaluar te Malisheva

Kalojnë rrugën mespërmes autostradës, policia gjobit këmbësorët

Kalojnë rrugën mespërmes autostradës, policia gjobit këmbësorët

KB Peja e mëson kundërshtarin në FIBA Europe Cup

KB Peja e mëson kundërshtarin në FIBA Europe Cup

Deklarata e ministres serbe, Balla nga Kuvendi: Reagimi i qeverisë shqiptare ishte në kohë

Deklarata e ministres serbe, Balla nga Kuvendi: Reagimi i qeverisë shqiptare ishte në kohë

Zyrtare: Dallku largohet nga Vushtrria

Zyrtare: Dallku largohet nga Vushtrria

Çfarë të hani dhe pini pas një dite të gjatë në diell

Çfarë të hani dhe pini pas një dite të gjatë në diell

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën