TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“E morën të gjallë, dhe të gjallë duhet ta kthejnë” – Ankthi për të pagjeturit

Kanë kaluar 26 vjet që Lutfije Vokshi pret një përgjigje për vëllanë e saj të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Me lot në sy, ajo thotë se vëllanë ia morën të gjallë dhe se të gjallë pret t’ia kthejnë.

by TËVË 1
8 muaj ago
0
A A
“E morën të gjallë, dhe të gjallë duhet ta kthejnë” – Ankthi për të pagjeturit

Adem Ademi nga Mitrovica është njëri nga 1,584 personat që ende figurojnë të zhdukur si pasojë e luftës në Kosovë.

Lutfije Vokshi jeton me shpresën se një ditë do ta takojë sërish vëllanë e saj.

Me lot në sy, ajo thotë se të gjallë ia morën dhe të gjallë pret t’ia kthejnë Ademin.

“Shpresat e mia janë se e kanë marrë të gjallë dhe të gjallë duhet ta kthejnë. Çdo ditë jetojmë me ankth duke pritur një lajm për më të dashurin tonë. Kemi nevojë ta kemi shpirtin rehat me një përgjigje”, u shpreh Lutfije Vokshi.

Ajo tregon se që nga 19 prilli i vitit 1999 nuk dihet asgjë për fatin e vëllait.

“Më 19 prill vëllai është zhdukur dhe që atëherë nuk dimë asgjë për fatin e tij. Ai ka qenë i 23-ti në grup dhe për asnjërin prej tyre nuk dihet asgjë. Ishin grupi i doktorit Adem Ademi dhe grupi i intelektualëve të Mitrovicës”.

Vokshi kërkon më shumë angazhim nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare për të ushtruar trysni mbi Serbinë që të zbulojë vendndodhjen e trupave të shumë personave të zhdukur.

“Institucionet vendore dhe ndërkombëtare duhet të angazhohen më shumë për këtë çështje duke bërë presion mbi Serbinë. Nuk është mirë që çështja e të pagjeturve të politizohet”.

Kosova ka kryer gërmime në lokacione të ndryshme ku dyshohet se gjenden mbetje mortore të personave të vrarë gjatë luftës, ndërsa në Serbi, tash e një kohë të gjatë, nuk janë bërë gërmime, duke mos e trajtuar me prioritet çështjen e të pagjeturve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Ulet çmimi i naftës në Kosovë, publikohen tarifat e reja për derivate

Armatimi i gjetur në Zubin Potok, Policia: U zbulua falë bashkëpunimit me qytetarët

Këto janë dy lokacionet ku u zhvillua aksioni policor në Zubin Potok – Detaje nga Policia

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

E mitura nga Prizreni largohet nga shtëpia, Policia: Me dëshirë ndodhet në Gjakovë

Aksion i gjerë policor në Mitrovicë dhe Vushtrri, arrestohen 26 persona dhe sekuestrohen rreth 150 mijë euro

Sot akademi përkujtimore për Betejën e Koshares dhe heroin Sali Çekaj

Sot akademi përkujtimore për Betejën e Koshares dhe heroin Sali Çekaj

13 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi në Bruksel

13 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi në Bruksel

E diela me diell, vranësira dhe reshje shiu

Moti sot me diell, temperatura deri në 23 gradë Celsius

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën