TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Igli Tare, “tregtari” më i madh i Milanit në 40 vitet e fundit

by tëvë1
8 muaj ago
0
A A
Tare një ekspert i vërtetë, arrin akordin për sulmuesin dhe tenton një tjetër

Milani nuk shiste, por blinte. Kjo ishte ideja e Silvio Berlusconit që në fillim, në mesin e viteve ’80, kur vetë u fut me forcë në sistemin e futbollit.

Dhe i qëndroi besnik kësaj motoje, duke shitur vetëm Ricardo Kaka, por edhe atëherë kur karriera e tij ishte në zbritje dhe ndjesia ishte se epoka e madhe kishte mbaruar.

Yonghong Li shpenzoi, por nuk shiti. Ende nuk dihet mirë me çfarë parash, por kjo është histori tjetër.

Më pas erdhi “Elliott”, që vendosi të investojë, të shlyejë borxhet dhe të krijojë një klub të shëndetshëm financiarisht.

Kështu, çdo vit pati shitje të rëndësishme, ose pothuajse.

Në 10 vitet e fundit u ndoq një politikë kursimi te kuqezinjtë, edhe kur erdhi Covid-19 dhe shitjet ishin shumë të pakta: 5.1 milionë euro në sezonin 2021-2022; 11.1 milionë euro në 2022-2023.

Igli Tare është pra shitësi i madh i parë i Milanit në këto 40 vite.

Deri tani janë 200 milionë euro, duke llogaritur edhe bonuset, çka e bën qartësisht “tregtarin më të mirë” kuqezi në këtë aspekt.

Edhe pa përfshirë Reijnders, drejtori sportiv shqiptar do të ishte sërish mbi vendin e dytë në renditjen historike.

Largimet e Okafor për 21 milionë dhe Thiaw për 35 milionë ndikojnë relativisht pak në formacionin titullar.

Sigurisht, për Theo mund të bëhej më shumë, por me një vit nga skadenca e kontratës, marrja e 25 milionëve është gjithsesi fitim i arsyeshëm.

“Jackpot Tare”Siç raporton “Corriere dello Sport”, që nga momenti kur firmosi për Milanin më 26 maj, ish-drejtori i Lazios nuk është ndalur për asnjë sekondë, duke riformuar skuadrën kuqezi dhe madje zgjidhur disa transferime të vështira, përcjell Tema.

Njeriu i ri i merkatos së “Djallit” ka bërë një revolucion të plotë: nga emërimi i Massimiliano Allegrit te shtatë afrimet e zyrtarizuara deri më tani, ndërkohë që pritet raundi i fundit i merkatos së verës.

Pikërisht në merkaton dalëse (shitjet dhe huazimet) është vënë më së shumti re ndikimi i drejtorit sportiv shqiptar, i cili ka arritur të shesë lojtarë për shuma të paimagjinueshme.

Mjafton të thuhet se Milani shiti Malick Thiaw te Newcastle për rreth 40 milionë euro (me bonuset e përfshira), shumë mbi vlerën e tij reale të merkatos (duke marrë parasysh edhe kontratën 2-vjeçare që i mbetej), duke gjeneruar një “plusvalencë” (fitim) gjigante.

Përveç shitjes me profil të lartë të Tijjani Reijnders, shqiptari gjeti zgjidhje edhe për emra si Camarda, Bondo, Terracciano, Liberali, Pobega, Colombo dhe shumë lojtarë të tjerë që kishin nevojë të luanin diku tjetër.

Shitja përfundimtare e Emerson Royal te Flamengo për 10 milionë euro ishte një marrëveshje e shkëlqyer.

Tashmë duket se do të marrë mbi 20 milionë euro, me bonuset e përfshira, nga Leeds United për Noah Okafor, një tjetër “plusvalencë” e madhe.

Shuma e siguruar tashmë, duke përfshirë huazimet me pagesë, është 165.5 milionë euro, që me bonuset dhe klauzolat e blerjeve mund të arrijë në 200 milionë euro (madje 220 milionë me shitjen e Okafor).

Para të freskëta, që kanë vendosur rregull në financat kuqezi.Drejtori i ri sportiv është dashur gjithashtu të merret me çështjet e komplikuara të Theo Hernandez dhe Mike Maignan.

I pari u shit tek Al-Hilal i Simone Inzaghit për 25 milionë euro, duke zgjidhur kështu një problem të brendshëm, që nuk mund të shtyhej më.

Me pak fjalë, ai ka qenë i jashtëzakonshëm në sektorin e shitjeve.

Shifrat e shitjeve te Milani (në milionë euro):

2025-26 → 200 milionë euro

2024-25 → 51.3

2023-24 → 71.4

2022-23 → 11.1

2021-22 → 5.1

2020-21 → 51.7

2019-20 → 59.2

2018-19 → 88.1

2017-18 → 39.7

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Si e humbi Kosova shansin historik për stadiumin nacional prej 30 mijë ulësesh?

​Si e humbi Kosova shansin historik për stadiumin nacional prej 30 mijë ulësesh?

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 30-të të Superligës së Kosovës

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 30-të të Superligës së Kosovës

Boksieria Sadiku mposhtet nga polakja Rygielska, federata thotë se u dëmtua

Boksieria Sadiku mposhtet nga polakja Rygielska, federata thotë se u dëmtua

Edon Zhegrova nuk e dëshiron largimin nga Juventus, kërkon një tjetër mundësi tek ‘Zonja e Vjetër’

Edon Zhegrova nuk e dëshiron largimin nga Juventus, kërkon një tjetër mundësi tek ‘Zonja e Vjetër’

​Nagavci për refuzimin e PDK-së: LVV-ja nuk po bën lojëra për presidentin

​Nagavci për refuzimin e PDK-së: LVV-ja nuk po bën lojëra për presidentin

S’miratohet shmangia e afateve procedurale për buxhetin 2026

S’miratohet shmangia e afateve procedurale për buxhetin 2026

Gruda kritikon Muratin: Po trajtoni buxhetin me joseriozitet, hiqu nga agjenda politike

Gruda kritikon Muratin: Po trajtoni buxhetin me joseriozitet, hiqu nga agjenda politike

Gjykata ende pa vendim ndaj ankesës së LDK-së për gjobën e shqiptuar nga PZAP-ja

Mustafa pas ofertës së Kurtit: Le t’i propozojnë tre kandidatë VV e PDK, i pres deri në mesnatë

​Haradinaj: Propozimi i ri i Kurtit është lojë dhe tallje me qytetarët

​Haradinaj: Propozimi i ri i Kurtit është lojë dhe tallje me qytetarët

Kurti: Ne jemi tërhequr nga propozimet, po i presim tre emra nga PDK-ja e LDK-ja

Kurti: Ne jemi tërhequr nga propozimet, po i presim tre emra nga PDK-ja e LDK-ja

Hamza: Rritja e çmimeve të naftës po varfëron qytetarët, Qeveria s’po merr masa efektive

Hamza refuzon propozimin e VV-së: PDK nuk nxjerr kandidatë për president

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën