TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zvicra humb yjet shqiptarë, 14 lojtarë zgjodhën Shqipërinë dhe Kosovën

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Zvicra humb yjet shqiptarë, 14 lojtarë zgjodhën Shqipërinë dhe Kosovën

Mediumi zviceran “Nau.ch” ka publikuar një analizë të detajuar lidhur me futbollistët premtues shqiptarë të rritur në Zvicër, të cilët në një moment të karrierës së tyre vendosën të mos përfaqësojnë Zvicrën, por të zgjedhin një nga kombëtaret e tyre të origjinës, Shqipërinë ose Kosovën.

Ky reagim vjen pas vendimit të fundit të futbollistit Eman Kospo, i cili zgjodhi të përfaqësojë Bosnjë-Hercegovinën, pavarësisht se kishte të drejtë të luante edhe për Zvicrën.

Sipas “Nau.ch”, një numër i konsiderueshëm futbollistësh me prejardhje shqiptare, të cilët janë zhvilluar në akademitë zvicerane dhe kanë përfaqësuar grupmoshat e Zvicrës, në faza të ndryshme kanë vendosur të ndryshojnë kombëtare.

Në total, mediumi rendit 14 futbollistë shqiptarë që kanë përfaqësuar ose përfaqësojnë aktualisht Shqipërinë dhe Kosovën.

“Të gjithë janë shtetas zviceranë, por kanë zgjedhur të përfaqësojnë një kombëtare tjetër. Rasti më i fundit është Eman Kospo”, shkruan “Nau.ch”, duke përmendur edhe raste të lojtarëve të tjerë me prejardhje nga Ballkani që kanë pasur mundësi të luajnë për Zvicrën, si boshnjakë apo kroatë.

Në artikull përmendet rasti i Nedim Bajramit, i cili ka zhvilluar 51 ndeshje për grupmoshat e Zvicrës, por zgjodhi Shqipërinë në vitin 2021. Bajrami bëri histori duke shënuar golin më të shpejtë ndonjëherë në një Kampionat Evropian, në ndeshjen kundër Italisë në “Euro 2024”.

Përmendet gjithashtu Florent Hadërgjonaj, i cili kishte zhvilluar një ndeshje miqësore me Zvicrën, por në vitin 2019 njoftoi se do të përfaqësonte Kosovën. Aktualisht, ai ka luajtur 38 ndeshje me Kosovën, duke kontribuar me një gol dhe katër asistime në kualifikime evropiane dhe botërore.

Ndër rastet e veçanta është ai i Albert Bunjakut, aktualisht përzgjedhës i Kosovës U19. Bunjaku ka zhvilluar gjashtë ndeshje me Zvicrën dhe tre me Kosovën, pasi ky ndryshim u lejua pas pranimit të Kosovës në UEFA në vitin 2016.

Përmendet edhe rasti i Amir Shaipit, portier i Luganos, i cili ka luajtur 18 ndeshje për grupmoshat e Zvicrës, por së fundmi ka vendosur të përfaqësojë Kosovën, për shkak të konkurrencës së lartë në repartin e portierëve në kombëtaren zvicerane.

Lista e futbollistëve shqiptarë që zgjodhën Kosovën:

Bledian Krasniqi – 38 ndeshje me të rinjtë e Zvicrës

Toni Domgjoni – 25 paraqitje me të rinjtë e Zvicrës

Benjamin Kololli – pa paraqitje me grupmoshat e Zvicrës

Betim Fazliji – 2 paraqitje me të rinjtë e Zvicrës

Mirlind Kryeziu – 23 paraqitje me të rinjtë e Zvicrës

Florent Hadërgjonaj – 1 ndeshje me ekipin A të Zvicrës (miqësore), më pas kaloi te Kosova

Amir Shaipi – 18 paraqitje me grupmoshat e Zvicrës

Lista e futbollistëve shqiptarë që zgjodhën Shqipërinë:

Nedim Bajrami – 51 paraqitje me grupmoshat e Zvicrës

Amir Abrashi – 43 paraqitje me të rinjtë e Zvicrës

Taulant Xhaka – 44 paraqitje me të rinjtë e Zvicrës

Frederic Veseli – 57 paraqitje me të rinjtë e Zvicrës

Shkëlzen Gashi – 46 paraqitje me të rinjtë e Zvicrës

Berat Gjimshiti – 20 paraqitje me të rinjtë e Zvicrës. /Rtk

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trepça avancon ndaj Bashkimit në serinë finale

Basketboll, Superliga nis këtë vikend

Duele të forta në fazën “play-off” të Championsit

Caktohen stadiumet e finaleve të Championsit

Hysaj e Laçi optimistë për duelin në Varshavë

Hysaj refuzon edhe Ascolin, opsion mbetet Rusia

FFK falënderon tifozët, paralajmëron festë në Prishtinë

Grumbullimi dhe duelet e Kosovës në Ligën e Kombeve

Ukraina gati të ndalojë sulmet në Rusi nëse Moska nuk godet infrastrukturën ukrainase

Ukraina gati të ndalojë sulmet në Rusi nëse Moska nuk godet infrastrukturën ukrainase

LVV në Prishtinë dorëzon kallëzim penal ndaj Ramës

LVV në Prishtinë dorëzon kallëzim penal ndaj Ramës

Anije ruse qëllon drejt helikopterit danez, ndërsa NATO rrëzon dron mbi Lituani

Anije ruse qëllon drejt helikopterit danez, ndërsa NATO rrëzon dron mbi Lituani

Konsumi i energjisë elektrike në Kosovë rritet për 21,20%

Konsumi i energjisë elektrike në Kosovë rritet për 21,20%

Haxhiu pret ambasadoren e re të Holandës, i uron suksese në misionin e saj të ri diplomatik

Haxhiu pret ambasadoren e re të Holandës, i uron suksese në misionin e saj të ri diplomatik

​KDI kërkon masë të përkohshme nga Kushtetuesja për Kuvendin dhe Qeverinë

​KDI kërkon masë të përkohshme nga Kushtetuesja për Kuvendin dhe Qeverinë

Qytetet dhe shtetet amerikane padisin administratën Trump për rregullin e ri të imigracionit

Qytetet dhe shtetet amerikane padisin administratën Trump për rregullin e ri të imigracionit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën