TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kolonat në Merdare lënë bashkatdhetarët në pritje me orë të tëra

by teve1
8 muaj ago
1
A A
Kolonat në Merdare lënë bashkatdhetarët në pritje me orë të tëra

Qytetarët që po kthehen nga pushimet verore në Kosovë po përballen me pritje të gjata në pikën kufitare të Merdares, ku kolonat e automjeteve kanë arritur deri në disa kilometra.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet për dalje nga Kosova në këtë pikë kufitare po zgjasin mbi tri orë, ndërsa në hyrje situata paraqitet më e qetë, raporton KosovaPress.

Skënder Gashi, i cili ishte nisur drejt Gjermanisë pas përfundimit të pushimeve në Kosovë, shpreh pakënaqësi për pritjet e gjata.

“Jam duke pritur që dy orë e gjysmë gati tre, jam nisur për Gjermani”, tha Gashi.

Edhe qytetari tjetër Ilir Hajredini shprehet i pakënaqur me pritjet pasi ai tha se është duke punuar për momentin vetëm një stacion kontrolli.

“Jam duke pritur që 2 orë e 12 minuta tash. Destinacioni im është në Gjermani, në Berlin. [Gjatë pritjes kam qëndruar] pak në telefon, pak me muzikë e kështu si ne gurbeçarët, mall për Kosovë. Si çdo bashkatdhetar pushimet mezi presim t’i shpenzojmë në Kosovë por kur të na vijnë ditët e fundit normalisht që mërzitemi por nuk e di se çfarë po bëhet me këtë kolonë, nuk është normale. Me prit dy orë, këta që janë pas meje do të presin së paku edhe katër orë të mira, që do të thotë kjo nuk është normale, po e sheh aty se vetëm një stacion kontrolli punon, kështu nuk duhet të jetë, nuk është mirë”, tha ai

Pritje ka edhe në pikën kufitare Dheu i bardhë ku kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është dyqind metra e gjatë, me pritje rreth 40 minuta për dalje ndërsa në hyrje pritjet janë pesë minuta dhe nuk ka kolona të automjeteve, njofton Qendra kombëtare për menaxhim kufitar.

Kolona deri në pesëdhjetë metra ka edhe në Mutivodë, kur pritjet në dalje shkojnë deri në gjysmë ore, ndërsa në hyrje të kësaj pike kufitare nuk ka kolonë të automjeteve.

Edhe vitet e kaluara, periudha e kthimit të mërgatës pas pushimeve ka sjellë fluks të madh në kufijtë e Kosovës, me kolonat më të gjata pikërisht në Merdare, që është një nga pikat më të frekuentuara.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti përkujton masakrën e Lybeniqit: Drejtësia në Serbi e zvarritur dhe e cunguar

Kurti përkujton masakrën e Lybeniqit: Drejtësia në Serbi e zvarritur dhe e cunguar

Mospërputhje në disa njehsor elektrik, dërgohen për verifikim

Mospërputhje në disa njehsor elektrik, dërgohen për verifikim

Supremja shpall të paligjshme dispozitat për TVSH mbi dëmshpërblimet

Supremja shpall të paligjshme dispozitat për TVSH mbi dëmshpërblimet

Çështja e presidentit, Mustafa: Diskutime të tilla mbahen në nivel të kryetarëve

Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?

Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër në seancë plenare me 16 pika në rend dite

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

17 vjet nga anëtarësimi në NATO, Begaj: Shqipëria, aleate e palëkundur për paqen dhe sigurinë

Izraeli njofton nisjen e sulmeve “në shkallë të gjerë” në Teheran

Ofensiva SHBA-Izrael intensifikohet me shpërthime vdekjeprurëse në të gjithë Iranin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën