TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SBASHK-u paralajmëron grevë në shtator

by teve1
3 muaj ago
2
A A
SBASHK-u paralajmëron grevë në shtator

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, ka paralajmëruar grevë dhe masa të tjera sindikale nëse deri më 20 shtator të këtij viti nuk fillon dialogu me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Ndër kërkesat kryesore të SBASHK-ut janë negocimi dhe nënshkrimi i kontratës së re kolektive, rritja e vlerës së koeficientit, si dhe zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kompensimin e përvojës së punës, bashkë me çështje të tjera që lidhen me të drejtat dhe kushtet e punëtorëve të arsimit.

Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, ka thënë se nëse deri më 20 shtator nuk fillon dialogu me MASHT-in, sindikata do ta thërrasë këshillin drejtues për të shqyrtuar situatën dhe mund të ndërmarrë veprime sindikale, përfshirë edhe grevën.

“Kur flasim për çështjen e mësimdhënësve dhe çështjen e kërkesave të SBASHK-ut, ne më herët e kemi mbajtur një kongres të jashtëzakonshëm, kongresin e nëntë. Në kongres është marrë një vendim si organi më i lartë i SBASHK-ut që nëse deri më 20 shtator nuk fillon dialogu me Ministrinë e Arsimit, atëherë do të mblidhet këshilli drejtues si organ më i lartë i SBASHK-ut në mes të dy kongreseve dhe do ta analizojë gjendjen dhe pastaj mund të shkohet edhe me veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën”, thotë Shala.

Derisa përmend kërkesat kryesore të SBASHK-ut, Shala potencon se rritja e pagave për 55 euro është simbolike karshi ngritjes enorme të çmimeve.

“Kërkesat e SBASHK-ut janë… negocimi dhe nënshkrimi i kontratës së re kolektive. Po ashtu, është kërkesë edhe ngritja e vlerës së koeficientit. Tashmë veçse janë bërë dy vite që nuk është ngritur vlera e koeficientit në ligjin e pagave edhe përkundër rritjes së inflacionit. Kemi një rritje të rangimit të koeficientit që është një ngritje prej 55 eurove, që është shumë simbolike karshi ngritjes enorme të çmimeve të produkteve elementare për jetesë. Është edhe zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku nga korriku i vitit 2024 është dashur të zbatohet një vendim i tillë i Gjykatës Kushtetuese për përvojën e punës për 15 vitet e para, që është duke u paguar me 0.25 për qind e vendimi i gjykatës është që të paguhet 0.5 për qind”, potencon Shala për KosovaPress.

Shala thekson se SBASHK-u ka dorëzuar një iniciativë legjislative qytetare për ndryshimin e ligjit të skemave pensionale të financuara nga shteti.

Kjo iniciativë, siç thotë ajo, synon që vitet e punës së mësimdhënësve gjatë periudhës 1990–1999, të cilat aktualisht nuk llogariten si vite kontributdhënëse, të njihen si të tilla.

Po ashtu, Shala përmend kushtet e vështira të punës në shkollat e Kosovës, duke theksuar mungesën e dixhitalizimit në shumë prej tyre, ndryshe nga shtetet fqinje ku ky proces është përparuar më tej.

Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, thotë se që nga viti 2022 nuk kanë pasur takime të frytshme me Ministrinë e Arsimit dhe veçanërisht me ministren Nagavci.

“Me Ministrinë e Arsimit dhe në veçanti me ministren Nagavci që nga viti 2022 kemi pasur një takim kur ka qenë nënkryetari i sindikatës së mësuesve të SHBA-së, edhe atë një takim veç formal 15-minutësh, pa pasur mundësi t’i paraqesim kërkesat e punëtorëve të arsimit. Dhe kemi pasur një takim në ditën kur është mbajtur protesta… Përndryshe, për kërkesat që ne në vazhdimësi i bëjmë për t’u ulur dhe bashkëbiseduar me qëllim të zgjidhjes së problemeve dhe kërkesave që i kanë punëtorët e arsimit, ne nga viti 2022 nuk kemi pasur takim të tillë”, tregon Shala.

Ndër të tjera, Shala flet edhe për mënyrën e subvencionimit të librave shkollorë për nxënësit, për çka thotë se dy vitet e fundit nuk ka qenë e duhur. Ajo vlerëson se më efektive dhe më e lirë ka qenë mënyra kur librat siguroheshin paraprakisht për nxënësit.

“Është parë edhe në dy vitet e kaluara që nuk ka qenë mënyrë e duhur, ngase nxënësit ndoshta edhe me muaj të tërë nuk kanë qenë të pajisur me libra shkollorë. Shumë më e mirë ka qenë mënyra kur janë siguruar paraprakisht dhe ka qenë më e lirë… Ka pasur raste kur një subvencionim i tillë është bërë në familje, duke pasur parasysh që kemi edhe familje të varfëra, ndoshta familjet e tilla i kanë marrë ato të holla të cilat u kanë takuar për blerjen e librave për fëmijët e tyre. Por, një gjë e tillë, duke pasur mungesë ndoshta edhe të produkteve elementare për jetesë, apo mjete i kanë shpenzuar për jetesë. Ndërsa, nxënësi ka shkuar ndoshta edhe tërë vitin pa libra”, potencon Shala.

SBASHK-u ka zhvilluar protestën e fundit më 4 dhjetor 2024 duke kërkuar rritje të pagave dhe nënshkrimin e Kontratës Kolektive.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bajrami: PDK e LDK gati i kanë bashkuar zyrat, Limajn e kanë bërë zëdhënës

Bajrami: PDK e LDK gati i kanë bashkuar zyrat, Limajn e kanë bërë zëdhënës

Bajrami: Dy liderët kryesorë të opozitës janë studentë të Kurtit, e imitojnë në studio televizive

Bajrami: Dy liderët kryesorë të opozitës janë studentë të Kurtit, e imitojnë në studio televizive

Kurti: Çeku, kandidati më i mirë për kryetar që Prishtina e ka pasur ndonjëherë

Kurti: Çeku, kandidati më i mirë për kryetar që Prishtina e ka pasur ndonjëherë

Lladrovci kërkon shpërndarjen e Kuvendit Komunal

“E di kush i ka thënë kujt kriminel” – Lladrovci reagon pas takimit me Haxhiun

Bajrami: PDK e LDK gati i kanë bashkuar zyrat, Limajn e kanë bërë zëdhënës

Bajrami: PDK e LDK gati i kanë bashkuar zyrat, Limajn e kanë bërë zëdhënës

Bajrami: Dy liderët kryesorë të opozitës janë studentë të Kurtit, e imitojnë në studio televizive

Bajrami: Dy liderët kryesorë të opozitës janë studentë të Kurtit, e imitojnë në studio televizive

Fitore historike e Dritës në Ligën e Konferencës, goli i Ajzerajt mposht Shelbournen

Fitore historike e Dritës në Ligën e Konferencës, goli i Ajzerajt mposht Shelbournen

Kurti: Çeku, kandidati më i mirë për kryetar që Prishtina e ka pasur ndonjëherë

Kurti: Çeku, kandidati më i mirë për kryetar që Prishtina e ka pasur ndonjëherë

“InfoNata” 06.11.2025

“InfoNata” 06.11.2025

Lladrovci kërkon shpërndarjen e Kuvendit Komunal

“E di kush i ka thënë kujt kriminel” – Lladrovci reagon pas takimit me Haxhiun

Imeri: Konjufca nuk do të jetë kryeministër i Kosovës

Imeri: Konjufca nuk do të jetë kryeministër i Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën