TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mungesa e barnave esenciale në QKUK – ShSKUK arsyetohet se patën probleme me prokurim

Në pothuajse të gjitha klinikat e QKUK-së dhe në spitale të tjera publike të vendit, disa nga barnat kryesore të listës esenciale nuk janë të disponueshme. Pacientët po detyrohen t’i blejnë vetë ilaçet, të cilat do të duhej të ofroheshin nga shteti.

by TËVË 1
7 muaj ago
1 0
A A

Në klinikat publike, aty ku njerëzit shkojnë për të gjetur shërim, po përballen me një sfidë tjetër që nuk lidhet vetëm me diagnozat e tyre.

Mungesa e barnave esenciale, po ua vështirëson trajtimin në institucionet publike shëndetësore.

E kjo situatë po i detyron pacientët t’i blejnë vetë barnat.

“Në barnatore spo gjinden kështu që kërkova në dy tri vende sjon po une mendoj psh burri mka ra në komë po mendoj qe edhe prej shtetit kan mujt me kon edhe aty shteti masi nuk funksionon si duhet mandej po duhet mi lyp ne dy barnatore kesh nuk u gjinden ndoshta duhet me shku ne Fushë Kosovë ose ne Pejë kështu që shteti nuk është në rregull”, tha qytetari Hata Shapejta.

“Vet po i blejna krejt prej jastakut qe ja nisim prej mbulesave e deri në barna përjashtim durt e mjekut e infermierit tjetër ska. Po ndikon në xhep tonin boll ka mi marr pa punë terapitë i kom pagu vet tanat vet kurrfarë ndihme prej shteti lyp sadush skem tash kush o fajtor dihet”, tha Shaban Kuqi.

E njëri nga ta barnat është detyruar t’i blej në një qytet tjetër.

“Barnat i kom mar me veti në Ferizaj privat i kom pru ktu në spital të Prishtinës në Gjinekologji Këtu nuk është kërkun rregull dje rrafsh 6 orë kom nejt shko aty shko aty baj me kolic anej baje knena”, tregoi qytetari Ekrem Spahiu.

Sipas Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, furnizimin e rregullt me barna esenciale e kanë penguar disa procedura të prokurimit.

“Barnatorja Qendrore e QKUK i ka marr të gjitha hapat që procedurat për Inicimin e produkteve per kontraktim të produkteve dhe materialit medicinal të bëhen me kohë dhe të sigurojmë furnizim të qëndrueshëm. Kemi pasur disa dështime në disa raste tek procedurat e prokurimit, kryesisht për shkak të mungesës së ofertuesve  dhe mungesës së autorizim marketingut”, thanë nga ShSKUK.

Megjithatë,  sipas odës së Farmacistëve, është thelluar me disa vendime të reja të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Një nga shkaktarët e mungesës së barnave ne institucionet shëndetësore publike dhe private janë vendimet e gabuara të ministrit së shëndetësisë në detyrë për unifikimin e çmimeve të barnave sa i përket listës esenciale buxheti për listën esenciale asnjëherë nuk ka qenë më i lartë për momentin kemi dikun rreth 6200000 milionë euro pra të ndara për ministrinë e shëndetësisë për buxhetin për listen esenciale përafërsisht në të kaluaren ishte 28 milionë pra i bie 46 milionë i kemi më shumë dhe tani pi vie qe kemi më shumë mungesë të barnave me këtë buxhet se sa ne te kaluaren”, tha Astrit Haxhijaha nga Oda e Farmacistëve.

Zgjidhje afatgjate për këtë problematikë, po kërkon edhe Shoqata e Pacientëve.

“Çështja e barnave duhet të rregullohet ne nivel institutcional në ministri të shendetësisë dhe sherbim spitalor në mënyrë që institutcionet të kenë barna gjithmonë, ne kemi pare që ligji i prokurimit shpeshëherë i pengon procedurat e furnizimit me barna dhe kjo padyshim qe ka një kosto për pacient, pacienteve shumë pak ju intereson se si janë prokuruar barnat se si janë porositur dhe se si kan ardhur atyre iu intereson veq a ka”, tha Besim Kodra.

Kosova në vazhdimësi është përballur me mungesë të barnave esenciale.

Kronikë e realizuar nga gazetarja, Jona Kelmendi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

FBI shkatërron një grup spiunazhi që vepronte me urdhër të Rusisë, në rrjet edhe një shtetas serbo-malazez

FBI shkatërron një grup spiunazhi që vepronte me urdhër të Rusisë, në rrjet edhe një shtetas serbo-malazez

Lëndohet Ilir Krasniqi, mungon ndaj Sllovakisë?

Lëndohet Ilir Krasniqi, mungon ndaj Sllovakisë?

Bllokohet qarkullimi i automjeteve në dalje të pikës kufitare Jarinje

Bllokohet qarkullimi i automjeteve në dalje të pikës kufitare Jarinje

Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

​Vetëvendosje pret që BE-ja t`i largojë masat ndaj Kosovës në fillim të vitit 2025

Kryeziu: Kosova po konsolidohet si vend me demokraci të zhvilluar

Ambasadori austriak për ngjarjen tragjike në Vjenë: Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave

Ambasadori austriak për ngjarjen tragjike në Vjenë: Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Të enjten pa rrymë disa zona të Ferizajt dhe Gjilanit

Sveçla në takim me zyrtarët, në fokus zbatimi i Ligjit për automjete dhe Ligjit për të huajt

Sveçla në takim me zyrtarët, në fokus zbatimi i Ligjit për automjete dhe Ligjit për të huajt

Arianit Sllamniku lihet në liri, i ndërpritet edhe masa e arrestit shtëpiak

Arianit Sllamniku lihet në liri, i ndërpritet edhe masa e arrestit shtëpiak

Rasti i 5-vjeçarit, Ministria për Familje kërkon hetim institucional

Keqtrajtimi i 5-vjeçarit në Lipjan, reagon Action for Mothers and Children

Alban Hyseni prin në Gjilan, LDK e dyta me Arbër Ismajlin

Hyseni: Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën janë provokuese

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën