TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ngrihet aktakuzë ndaj tre zyrtarëve policorë për keqtrajtimin e viktimës në Klinë

by teve1
1 vit ago
0
A A
Ngrihet aktakuzë ndaj tre zyrtarëve policorë për keqtrajtimin e viktimës  në Klinë

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Përgjithshme, ka ngritur aktakuzë ndaj zyrtarëve policorë N.G, Sh.S dhe E.E, për veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Sipas aktakuzës, tre të pandehurit në cilësinë e zyrtarëve policorë, duke keqpërdorur autorizimet e tyre dhe vepruar në bashkëkryerje, me dashje keqtrajtojnë personin tjetër, duke e goditur disa herë me shuplaka në kokë dhe me grushte në pjesën e abdomenit, duke cenuar rëndë dinjitetin njerëzor të tij.

“Tre të pandehurit, N.G, Sh.S dhe E.E në cilësinë e zyrtarëve policorë nga Njësia reaguese e Stacionit Policor të Klinës, përkatësisht në shtëpinë e të dëmtuarit D.K., duke vepruar në bashkëkryerje dhe duke keqpërdorur autorizimet e tyre (në kundërshtim me nenin 11 të Ligjit Nr. 04/L-076 për Policinë), me dashje keqtrajtojnë personin tjetër dhe atë të dëmtuarin, në atë mënyrë që, pasi të pandehurit i përgjigjen thirrjes së një ankese të qytetarit i cili ishte sulmuar nga i dëmtuari në këtë rast. Të njëjtit e identifikojnë dhe shkojnë tek shtëpia e tij në vendin e lartë cekur, ku fillimisht e njoftojnë se duhej të shoqërohej në stacionin policor, e më pas duke tentuar ta prangosin, të pandehurit Sh.S dhe E.E e mbajnë nga krahët të dëmtuarin D.K, ndërsa i pandehuri N.G fillon ta godas të dëmtuarin me shuplaka disa herë në kokë e më pas edhe me grushte në pjesën e abdomenit, duke cenuar kështu rëndë dinjitetin njerëzor të tij. Me çka duke vepruar si bashkë kryes kanë kryer vepër penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” nga KPRK-së”, thuhet në njoftim.

I pandehuri N.G akuzohet edhe për lëndim të lehtë trupor, pasi i shkakton lëndime të lehta personit tjetër dhe atë të dëmtuarit D.K, të konstatuara në akt-ekspertimin mjeko-ligjor.

Gjithashtu, Prokuroria thotë se të pandehurit merren vesh për të bërë lajmërim të rrejshëm, duke pretenduar se i dëmtuari kishte kryer sulm ndaj personit zyrtar.

Prokurori i shtetit ka kërkuar gjithashtu ndalimin e ushtrimit të funksioneve në vende publike ose shërbime publike për të pandehurit, si dënim plotësues.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Marrëveshjet nga Procesi i Berlinit duhet të zbatohen nga të gjithë

Kurti: Marrëveshjet nga Procesi i Berlinit duhet të zbatohen nga të gjithë

Bashkëpunimi Kosovë-Zvicër në shëndetësi, në fokus të takimit mes Vitisë dhe ambasadores

Bashkëpunimi Kosovë-Zvicër në shëndetësi, në fokus të takimit mes Vitisë dhe ambasadores

Nimani për dorëheqjen e Hamzës: Është e vonuar, pas tri palë zgjedhjeve të humbura

Nimani për dorëheqjen e Hamzës: Është e vonuar, pas tri palë zgjedhjeve të humbura

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Identifikohet dhe arrestohet i dyshuari për që tentoi të kryejë grabitje në një barnatore në Pejë

Bizneset e prekura gjatë protestave në Tiranë, 90 subjekte të dëmtuara, humbjet arrin deri në 18 milionë lekë

Konushevci: Mosmiratimi i 1 milion eurove shtesë s’nënkupton mungesë financimi për protezat e invalidëve të luftës

Konushevci: Mosmiratimi i 1 milion eurove shtesë s’nënkupton mungesë financimi për protezat e invalidëve të luftës

Nisin sulmet me gurë dhe molotovë te Kryeministria

Nisin sulmet me gurë dhe molotovë te Kryeministria

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën