TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Cilët janë skenarët e mundshëm pas 8 gushtit sipas AAK-së?-flet Lahi Brahimaj

by teve1
12 muaj ago
1
A A
Cilët janë skenarët e mundshëm pas 8 gushtit sipas AAK-së?-flet Lahi Brahimaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, në emisionin “Ditar” në Tëvë1 ka përmendur disa opsione se çfarë mund të ndodhë pas datës 8 gusht, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Sipas Brahimajt dhe AAK-së, Kushtetuesja mund të vendosë t’I jap LVV-së një afat kohor prej 10 ditësh për ndërrim të kandidatit për kryeparlamentar, mund që t’I jap mundësi partisë së dytë për ta konstituuar Kuvendin ose mund të vendosë për zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Ka disa opsione që mendohen sepse nuk ka një precedent që ka ndodhur ndonjëherë, por mendohet që ndoshta do t’i jap edhe një javë a 10 ditë Vetëvendosjes me e sjell një kandidat tjetër, do të thotë do të jap afate kohore të sakta, pastaj t’ia kaloj partisë së dytë dhe një version i tretë mund të jetë shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë Brahimaj në emsionin “Ditari” në Tëvë1.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës mori vendim për masë të përkohshme që ndalon deputetët e zgjedhur të ndërmarrin çdo hap drejt formimit të legjislaturës së re deri më 8 gusht. Kjo masë erdhi si pasojë e skadimit të afatit 30-ditor që përfundoi më 26 korrik, brenda të cilit duhej të formohej Kuvendi i ri i Kosovës.

Ndërkaq, gjatë kësaj jave pritet të tregojë se cilat do të jenë pasojat juridike për deputetët e zgjedhur në shkurt të këtij viti dhe çfarë duhet të ndodhë tutje në këtë situatë të pazakontë që ka rëndësi të madhe për të ardhmen institucionale të vendit.

Ngërçi në Kosovë është krijuar si pasojë e mosmarrëveshjeve mes partive politike për mënyrën e konstituimit të kuvendit të ri pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje, që doli e para në zgjedhjet e fundit, këmbëngul që deputetja kosovare, Albulena Haxhiu, të zgjidhet në postin e kryetares së Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu është konsideruar figurë përçarëse nga subjektet parlamentare që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale

Kujtohen policët e rënë në detyrë, Zymeri e Bunjaku u vranë në mbrojtje të shtetit

Përkujtohen policët e rënë në detyrë, Kurti: Kosova më e sigurt se kurrë

Auto Draft

Shtëpisë-muze iu vodhën 6 karrige, e bija e Ymer Elshanit: Jam e mërzitur shumë, s’e kam pritur

Auto Draft

“Rrethi problematik në Bibaj”, krijohen kolona – banorët nuk e duan, kanë edhe një emërtim interesant

Policia e Berlinit: I dyshuari për sulmin në Tiergarten u vra pasi iu vërsul policëve me thikë

Tetë vjet nga vdekja e Adem Demaçit, Novosella: Projektet për ndër të Demaçit janë lanë në gjysmë

Konjufca: Qëndrojmë në linjë me parterët për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Sulmi në Berlin, Konjufca: Kosova solidarizohet me Gjermaninë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën